Shpallje Publike 3/2019 [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Shpallje Publike 3/2019

Risi  |  3 Sht 2019

                                       GRB bez petograk

     REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT

             GJYKATA E APELIT GOSTIVAR  

                          RGJ. Nr.04-7/2019

                              02.09.2019

                   GOSTIVAR

 

Në bazë të nenit 20, 21, 24 paragrafi 1, 25 dhe 26 nga Ligji për Gjykatat (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 43/14, nr. 33/15, nr.98/15, nr 6/16, nr.198/18)  neni 2 nga Rregullorja për formën, përmbajtjen dhe mënyrën e paraqitjes së aplikimit për kryerjen e përzgjedhjes administrative të provimeve, verifikimin e besueshmërisë së provave dhe intervistës si dhe mënyrën e vlerësimit me pika dhe numrin maksimal të pikave nga procedura e përzgjedhjes në varësi nga kategoritë e vendeve të punës si dhe pyetjeve të tjera në lidhje me procedurën për punësim të nenpunësve gjyqësor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr.236/18 nga data 24.12.2018) dhe Rregullorja për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Gjykatën e Apelit në Gostivar SU.nr.0101 – 09/2019 nga data 11.01.2019, Gjykata e Apelit në Gostivar sot më datë 02.09.2019, shpall:

                                         S H P A L L J E   P U B L I K E

                                                                      Nr. 03/2019

                       Për punësim me kohë të pacaktuar në vendet e punës të poshtëshënuara

  1. Kodi i vendit të punës SUD0101G01001, Kategori G, niveli G1,

Referent i pavarur gjyqësor;

Një realizues...............1(një).

  1. Kodi i vendit të punës SUD0101G04001, Kategori G, niveli G4,

      Referent i ri gjyqësor;

      Një realizues..............1(një).

Kandidatët e interesuar në pajtim me nenin 21 paragrafi 1 të Ligjit për nënpunës gjyqësorë, duhet të plotësojnë kushtet e shënuara më poshtë për plotësimin e vendeve të punës si:

  • Të jetë qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
  • Të njohë gjuhën Maqedone,
  • Të jetë në moshë madhore,
  • Të ketë gjendje të mirë shëndetësore për kryerjen e punës dhe
  • Të mos i jetë shqiptuar dënim me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor apo ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës.

A). Përpos kushteve të përgjithshme për plotësimin e vendit të punës referent i pavarur gjyqësor – 1/një/ realizues i kategorisë G, niveli G1, e listuar në pikën 1 të shpalljes publike, në pajtim me nenin 21 paragrafi 2, kandidati duhet ti plotësojë këto kushte të posaçme:

  • Të ketë të kryer më së paku shkollën e mesme ose të lartë.
  • Të ketë më së paku 3 vite përvojë pune në lëminë përkatëse.
  • Njohje aktive të njërës nga tre gjuhët më shpesh të përdorura në Unionin Evropian (anglisht, frangjisht ose gjermanisht), dhe njohje aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë.

B). Përpos kushteve të përgjithshme për plotësimin e vendit të punës referent i ri gjyqësor – 1/një/ realizues i kategorisë G, niveli G4, e listuar në pikën 2 të shpalljes publike, në pajtim me nenin 21 paragrafi 2, kandidati duhet ti plotësojë këto kushte të posaçme:

  • Të ketë të kryer më së paku shkollën e mesme ose të lartë.
  • Me ose pa përvojë pune.
  • Njohje aktive të njërës nga tre gjuhët më shpesh të përdorura në Unionin Evropian (anglisht, frangjisht ose gjermanisht), dhe njohje aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë.

C). Pas kësaj shpallje kandidatët duhet të dorëzojnë Fletëparaqitjen e mbushur me të dhënat  e tyre të cilës ia bashkangjesin edhe dëshmitë e përcaktuara sipas nenit 26 paragrafi 1 dhe 2 nga Ligji për nënpunës gjyqësor:

  • Dëshmi për nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut
  • Vërtetim/Diplomë për kryerjen e shkollës përkatëse,
  • Vërtetim për punë me programe kompjuterike për punë në zyrë,
  • Vërtetim mjeksor për gjendjen shëndetësore të përgjithshme për punë në zyrë,
  • Vërtetim se nuk i është shqiptuar shqiptuar dënim me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor apo ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës

Në fletëparaqitje, sipas nenit 26 paragrafi 3 nga Ligji për nënpunës shtetëror kandidatët mund të bashkangjesin edhe:

  • Çertefikatë nga historia e punësimit, përderisa kandidati ka qenë i punësuar më parë, e lëshuar nga Agjencia për Punësim;
  • Rekomandime nga vendet e mëparshme të punës, të cilat përmbajnë kontakt të personit i cili e rekomandon;
  • Vërtetime për trajnime të kryera, çertefikata profesionale nga kualifikime apo specializime të tjera apo botime;
  • Vërtetim për punë vullnetare, e lëshuar nga regjistri vullnetar i Ministrisë për punë dhe politikë sociale, e nënshkruar nga personi udhëheqës i institucionit;
  • Deklarata ose dokumente të tjera në interes të vendit të punës.

D). Fletëparaqitja për punësim me dokumentet e tjera për plotësimin e kushteve të punës duhet të dorëzohen ne origjinal ose me kopje të notarizuar deri te Arhiva e Gjykatës së Apelit në Gostivar ose përmes postës në adresën e mëposhtme:

GJYKATA E APELIT GOSTIVAR

Me tregues: PËR SHPALLJEN PUBLIKE 3/2019,

Rruga. “Zhivko Brajkovski”, numër 1. Gostivar,

Kandidati i cili ka dhënë të dhëna të rrejshme në fletëparaqitje diskualifikohet për procedurën e mëtutjeshme:

Orari i punës:

  • Ditët e punës – nga e hëna deri të premten,
  • Orë pune – 40,
  • Kohëzgjatja ditore e punës – nga ora 7.30 deri në ora 15.30

      Rroga bazë për vendin e punës nën pikën 1: 18.238,00 denar,

Rroga bazë për vendin e punës nën pikën 2: 15.265,00 denar,

      Afati për dorëzimin e fletëparaqitjeve është 15 (pesëmbëdhjetë) nga dita e shpalljes në gazetat ditore.

Koha dhe data e mbajtjes së seleksionimit administrativ, provimit dhe intervistës do të shpallen në faqen e internetit të Gjykatës së Apelit Gostivar.

20.08.2019

Gostivar                                                                        GJYKATA E APELIT GOSTIVAR

Aplikimi për punësim të një zyrtari gjyqësor
   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_