Shpallje publike 04/2020 [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Shpallje publike 04/2020

Risi  |  24 Dhj 2020

 

                                                           Република Северна Македонија                                                                     Republika e Maqedonisë së Veriut

 

АПЕЛАЦИОНЕН   СУД   ГОСТИВАР      -     GJYKATA   E   APELIT   GOSTIVAR                    _________________________________________________                                                   

                     Ул. Живко Брајковски бр.1, 1230 Гостивар / тел: 042-221-544 / info@asgostivar.mk                                                 

 Rr. Zhivko Brajkovski nr.1, 1230 Gostivar / tel: 042-221-544 / info@asgostivar.mk

 

 

SU nr. 04-31/20                                                                                                                              

 23.12.2020

GOSTIVAR

 

 

Në bazë të neneve 20, 21, 24 parag. 1, 25 dhe 26 të Ligjit për Nëpunës Gjyqësor (“Gazeta Zyrtare e RM-së”, nr. 43/14, nr. 33/15, nr. 98/15, nr. 6/16, nr. 198/18 dhe nr. 248/18), Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e shpalljes publike (“Gazeta Zyrtare e RM-së”, nr. 236/18 më datë 24.12.2018) dhe Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Gjykatën e Apelit Gostivar dhe pëlqimin e Ministrisë së Financave nr.18-8183/2  më 11.12.2020, Gjykata e Apelit Gostivar, bën:

 

S H P A L L J E    P U B L I K E

Numër 4/2020

 

Për punësim me kohë të pacaktuar në vendin e punës të përshkruar më poshtë

 

1.Referent i pavarur gjyqësor – llogaritar dhe arkëtar;              

Kategorija G, niveli G1,

Numri i kryerësve .............1(një).

 

Kushte të veçanta:

 

   -të ketë të kryer më së paku shkollën e mesme apo arsimin e lartë,

  - të ketë më së paku 3 vite përvojë në profesion.

  -Paga neto: 19.118,oo denar.

 

 

2.Referent gjyqësor - daktilograf;

Kategorija G, niveli G3,

Numri i kryerësve ............1(një).

 

Kushte të veçanta:

 

   -  të ketë të kryer më së paku shkollën e mesme apo arsimin e lartë,

   - të ketë më së paku 1 vit përvojë në profesion.

             - Paga neto: 17.268,oo  denar.

 

 

 

Për të gjitha vendet e punës Orari i punës:

 

-ditë pune e hënë - e premte;

-Orë pune 40;

-Orari i punës prej 7,30 deri ora 15,30.

 

Kandidatë përveç dëshmive për përmbushjen e kushteve të veçanta të parashikuara në Rregulloren për organizimin dhe sistematizimin e vendeve të punës në Gjykatën e Apelit Gostivar,u kërkohet të përmbushin kushtet e përgjithshme për punësim në administratën gjyqësore të parashikuara në nenin 21 parag. 1 të Ligjit për Nëpunës Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë nr. 43/14), si më poshtë:

 

     - të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

- njohje dhe përdorim aktiv të gjuhës maqedonase;

- të jetë i moshës madhore;

- të jetë në gjendje të mirë shëndetësore për vendin e punës dhe

- të mos i jetë shqiptuar dënim me aktgjykim të plotfuqishëm, vendim për ndalesë të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës.

 

Kandidatët përpos kushteve të përgjithshme është e nevojshme ti plotësojnë edhe kompetencat e veçanta të punës:

 

- Njohuri aktive të njërës prej tre gjuhëve më të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht),

- Njohuri aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë dhe kompetencave të tjera të veçanta të punës të përcaktuara me aktin për sistematizimin e vendeve të punës për punën përkatëse në përputhje me nenin 2 të Ligjit për Ndryshime në Ligjin për Nëpunës Gjyqësor (Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 198/2018).

 

Pas këtij njoftimi, kandidatët janë të detyruar të plotësojnë aplikacionin në tërësi, saktësisht dhe me të dhëna të sakta, të cilave u bashkëngjiten provat e përcaktuara në nenin 26 paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit për Nëpunës Gjyqësor:

 

- certifikata e shtetësisë;

- certifikatë / diplomë për nivelin e përfunduar të arsimit;

- certifikatë mjekësore për gjendjen e përgjithshme shëndetësore për vendin e punës;

- konfirmimin se me vendim gjyqësor të formës së prerë ai / ajo nuk është dënuar me ndalim të kryerjes së një profesioni, veprimtarie ose detyre;

- Diplomë, certifikatë si dëshmi e njohurive të programeve kompjuterike për punë në zyrë;

            - Diplomë, certifikatë ose vërtetim si provë e njohurisë së njërës prej tre gjuhëve më të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht);

 

Për aplikimin, në përputhje me nenin 26 paragrafi 3 të Ligjit për Nëpunës Gjyqësor, kandidatët gjithashtu mund të bashkëngjisin:

 

- deklarata nga historia e punësimit, nëse kandidati ka qenë i punësuar më parë, lëshuar nga një agjenci punësimi;

- rekomandime nga punët e mëparshme, të cilat përmbajnë informacione kontakti nga personi që e rekomandon,

- vërtetime për trajnime të ndjekura, certifikata profesionale nga kualifikime dhe specializime të tjera profesionale, punime dhe botime;

- Certifikata e vullnetarizmit, e lëshuar nga regjistri i vullnetarëve të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, dhe e nënshkruar nga personi udhëheqës i institucionit;

- deklarata ose dokumente të tjera me interes për vendin e punës;

 

Kandidatët, aplikimi për punësim për nëpunës gjyqësor dhe baza e të dhënave për pyetjet dhe literaturën e kërkuar profesionale është në dispozicion në faqen e internetit të Gjykatës së Apelit Gostivar (www.asgostivar.mk)

 

Aplikimet e vona,jo në rregull dhe jo të plota nuk do të merren parasysh.

 

Vërejtje: Kandidati që fut të dhëna të rreme në aplikim do të skualifikohet nga procedurat e mëtejshme.

 

Vërejtjeim: Koha dhe data për mbajtjen e përzgjedhjes administrative, provimit dhe intervistës do të publikohen në ueb faqen e Gjykatës së Apelit Gostivar (www.asgostivar.mk)

 

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga data e publikimit të njoftimit në gazetat ditore.

 

Kërkesa për punësim me dëshminë e bashkangjitur për plotësimin e kushteve në origjinal ose të noterizuar, dorëzohet me shkrim përmes sekretarisë së pranimit të Gjykatës së Apelit në Gostivar ose me postë në adresën:

 

 

GJYKATA E APELIT GOSTIVAR

 

Me tregues: PËR SHPALLJE PUBLIKE 4/2020,

Rr. “ZhivkoBrajkoski”, numër 1.

1230 Gostivar,

 

Procedura e përzgjedhjes dhe punësimit do të kryhet në përputhje me Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e njoftimit publik, formën, përmbajtjen dhe mënyrën e paraqitjes së aplikimit, kryerjen e përzgjedhjes administrative, provimet, verifikimin e provave dhe intervistën, si dhe mënyrën e vlerësimit të tyre dhe numri maksimal i pikëve nga procedura e përzgjedhjes në varësi të kategorive të vendeve të punës, si dhe çështje të tjera që lidhen me procedurën e punësimit të nëpunësve gjyqësorë (Gazeta Zyrtare e RM nr. 236/18 nga 24.12.2018)

 

Kërkesë për punësim të nëpunësve gjyqësor

Rezultatet nga rangimi i Univerziteteve në RMV

Pyetjet

 

 

 

GJYKATA  E APELIT

                                                                                                                                                            GOSTIVAR

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_