Shpallje publike 2/2020
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Shpallje publike 2/2020
Република Северна Македонија
Republika e Maqedonisë së Veriut
АПЕЛАЦИОНЕН СУД ГОСТИВАР
GJYKATA E APELIT GOSTIVAR
______________________________________________________ Ул. Живко Брајковски бр.1, 1230 Гостивар / тел: 042-221-544 / info@asgostivar.mk
Rr. Zhivko Brajkovski nr.1, 1230 Gostivar / tel: 042-221-544 / info@asgostivar.mk
SU.nr.04-10-2/20
06.10.2020
GOSTIVAR
Në bazë të nenit 20, 21, 24 paragrafi 1, 25 dhe 26 nga Ligji për nëpunës gjyqësor (“Gazeta Zyrtare e RM”, nr.43/14, nr.33/15, nr.98/15, nr.6/16, nr.198/18 dhe nr.248/18), Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e shpalljes publike (“Gazeta Zyrtare e RM”, nr.236/18 nga data 24.12.2018) dhe Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Gjykatën e Apelit Gostivar SU.nr.0101-09/2019 nga data 11.01.2019 dhe pëlqimin e Ministrisë së Financave nr.18-5665/2 nga data 29.09.2020, Gjykata e Apelit Gostivar më datë 07.10.2020, shpall:
S H P A L L J E P U B L I K E
Numër 2/2020
Për punësim me kohë të pacaktuar në vendin e punës të pëshkruar më poshtë
1. Shifra e vendit të punës SUD0101В04001, Kategoria V, niveli V4,
Bashkëpunëtor i ri profesional;
Numri i nevojshëm .............1(një).
Për plotësimin e vendit të punës, kandidati duhet t’i plotësojë kushtet e poshtëshënuara:
- 240 kredi sipas EKTS ose të ketë të mbaruar nivelin VII/1 të fakultetit juridik.
- me ose pa përvojë pune.
Paga neto: 24.247,oo denar,
Orë pune: 40 në javë,
Orari i punës: nga 7:30 deri 15:30 часот,
Ditët e punës: e hënë – e premte.
Kompetenca të veçanta të punës: Njohja aktive e njërës nga tre gjuhët më të përdorura në Bashkimin Evropian (anglisht, frengjisht ose gjermanisht), njohje aktive e programeve kompjuterike dhe punës në zyrë.
Përveç kushteve të veçanta për punësim, në pajtim me nenin 21 paragrafi 1 nga Ligji për nëpunës gjyqësor, kandidati duhet t’i plotësojë edhe kushtet e përgjithshme të cekura më poshtë:
- të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
- njohje dhe përdorim aktiv të gjuhës maqedone;
- të jetë i moshës madhore;
- të jetë në gjendje të mirë shëendetësore për vendin e punës dhe
- të mos i jetë shqiptuar dënim me aktgjykim të plotfuqishëm, vendim për ndalesë të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës,
Kandidatët fletëparqitjen për punësim të nëpunësit gjyqësor dhe bazën e pyetjeve për dhënien e provimit të posaçëm mund ta marrin nga web-faqja e Gjykatës së Apelit Gostivar www.sud.mk/wps/portal/asgostivar
Sipas kësaj shpallje publike kandidatët janë të detyruar që fletëparaqitjen ta plotësojnë tërësisht, saktë dhe me të dhëna të sakta, në të cilën do të bashkangjiten edhe dëshmitë e vërtetuara me nenin 26 paragrafi 1 dhe 2 nga Ligji për nëpunës gjyqësor:
- Vërtetim për shtetësi;
- Vërtetim/diplomë për kreyerjen e arsimimit përkatës;
- Vërtetim mjeksor për gjendjen e përgjithshme shëndetësore për vendin e punës;
- Vërtetim se nuk i është shqiptuar dënim me aktgjykim të plotfuqishëm, vendim për ndalesë të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës;
- Diplomë, çertefikatë ose vërtetim si dëshmi se ka njohuri për programet kompjuterike për punë në zyrë;
- Diplomë, çertefikatë ose vërtetim si dëshmi se njeh njërën nga tre gjuhët më të përdorura në Bashkimin Evropian (anglisht, frengjisht ose gjermanisht);
Në pajtim me nenin 26 paragrafi 3 nga Ligji për nëpunës gjyqësor, në fletëparaqitje kandidatët mund të bashkangjesin edhe:
- çertefikatë të historisë së punësimit, përderisa kandidati ka qenë i punësuar më parë, i dhënë nga Agjencioni për punësim;
- rekomandime nga vendet e mëparshme të punës, që përmbajnë të dhëna kontakti për personin i cili e rekomandon;
- vërtetime për trajnime, çertefikata profesionale ose kualifikime të tjera profesionale dhe specializime, punime dhe publikime;
- vërtetim për përvojë vullnetare, të dhëna nga regjistri vullnetar i Ministirsë për punë dhe politikë sociale, të nënshkruara nga personi udhëheqës i institucionit;
- deklarata ose dokumente të tjera në interes të vendit të punës.
Fletëparaqitjen për punësim me dokumentet e bashkangjitura për plotësimin e vendit të punës në origjinal ose të notarizuara dërgohen personalisht deri te Arhiva e Gjykatës së Apelit ose nëpërmjet postës, në adresën e mëposhtme:
GJYKATA E APELIT GOSTIVAR,
Me shënim: PËR SHPALLJEN PUBLIKE 2/2020,
Rr. “Zhivko Brajkovski”, numër 1. Gostivar,
Kandidati i cili ka shënuar informata jo të vërteta në fletëparaqitje diskualifikohet nga procedura e mëtejshme.
Afati i dorëzimit të fletëparaqitjeve është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë llogaritur nga data e publikimit të shpalljes publike në gazetat ditore.
Koha dhe data e mbajtjes së selektimit administrativ, provimit dhe intervistës do të shpallen në faqen e internetit të Gjykatës së Apelit Gostivar www.sud.mk/wps/portal/asgostivar
Kërkesë për punësim të nëpunësve gjyqësor
Rezultatet nga rangimi i Univerziteteve në RMV
GJYKATA E APELIT
GOSTIVAR