PLANI OPERATIV [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

PLANI OPERATIV

Risi  |  20 Mar 2020

GRB bez petograk

Република Северна Македонија

Republika e Maqedonisë së Veriut

 

АПЕЛАЦИОНЕН СУД ГОСТИВАР

GJYKATA   E   APELIT   GOSTIVAR

        Ул. Живко Брајковски бр.1, 1230 Гостивар/тел: 042-221-544 / info@asgostivar.mk

Rr. Zhivko Brajkovski nr.1, 1230 Gostivar / tel: 042-221-544 / info@asgostivar.mk

 

 

          SU.nr.70/20

  20.03.2020

   Gostivar

 

 

Në bazë të vendimit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe Vendimi për veprim të gjykatave në kushte të rritjes së rrezikut të përhapjes së virusit COVID-19, ndërsa për shkak të sigurimit të funksionalitetit të punës në Gjykatën e Apelit dhe veprim të papenguar të lëndëve urgjente dhe lëndëve të cilat nuk mund të shtyhen, Kryetari i Gjykatës së Apelit, Shefajet Hajdari, sot më datë 20.03.2020 solli këtë Plan Operativ për punë të gjykatësve dhe administratës gjyqësore për veprim në kushte të rritjes së rrezikut nga virusi COVID-19:

 

 

PLANI OPERATIV

 

për punën e gjykatësve dhe administratës gjyqësore që duhet vepruar në kushte të rrezikut nga virusi COVID-19

 

  • Gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakoshme dhe gjendjes së rritjes së rezikut nga virusi COVID-19, gjykatësit dhe administrata gjyqësore janë të detyruar që të ndërmarrin dhe detyrimisht të respektojnë të gjitha masat e kujdesit që të ulet rreziku i infeksionit nga virusi COVID-19 te gjykatësit, administrata gjyqësore, palët dhe të gjitha pjesëmarrësit e tjerë në procedurë.

 

  • Të gjithë të punësuarit në gjykatë - gjykatës, administrata gjyqësore dhe nëpunësit e tjerë gjyqësor janë të detyruar që para hyrjes në gjykatë të kalojnë në procedurat shëndetësore mbrojtëse, që nënkupton dezinfektim të detyrueshëm të duarve dhe mbajtja e detyrueshme e maskave sidomos kur janë në kontakt me palët ose me të punësuar të tjerë. Për kryerje të detyrave për të punësuarit nga ana e gjyqit janë siguruar doreza mbrojtëse dhe maska mbrojtëse.

 

 

  • Gjatë hyrjes në Gjykatën e Apelit në Gostivar, palët dhe të gjithë pjesëmarrësit në procedurë, janë të detyruar që t’i kalojnë të gjitha masat e marra shëndetësore.

 

  • Të kontrollohet hyrja në Gjykatën e Apelit në Gostivar, dhe me këtë do të ulet rreziku i infeksionit.

 

  • Të ndalohet hyrja e të gjitha personave të cilët nuk i kanë kaluar ose rrefuzojnë të kalojnë masat mbrojtëse.

 

  • Gjatë kohëszgjatjes së gjendjes së jashtëzakoshme dhe gjendjes së rrezikut të rritur nga virusi COVID-19, nuk bëhet pranimi i palëve.

 

  • Gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakoshme dhe gjendjes së rrezikut të rritur nga virusi COVID-19, vendoset regjim i veçantë i orarit të punës dhe angazhimit të punësuarve, nga ora 7:30 deri në ora 14:00 me çka është përgaditur orar javor për angazhim në punë të gjykatësve dhe administratës gjyqësore dhe gjegjësisht shërbimit gjyqësor.

 

  • Gjatë kohëzgjatjes të gjendjes së jashtëzakoshme dhe gjendjes së rrezikut të rritur nga virusi COVID-19, nëpërmjet portalit gjyqësor dhe faqes së internetit të gjyqit, si dhe lajmërimet me shkrim, i’u bëhet me dije palëve që për dorëzim të të gjitha shkresave duhet të përdorin formën elektronike, përderisa kanë kushte teknike për këtë. Prandaj, u kërkohet palëve të ndjekin portalin dhe faqen zyrtare të gjykatës.

 

  • Gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakoshme dhe gjendjes së rrezikut të rritur nga virusi COVID-19, të gjithë të punësuarit që kanë fëmijë deri në moshën 10 vjeçare kanë të drejtën e mungesës së paguar nga puna për shkak të kujdesit shtëpiak të patjetërsueshëm për fëmijën e tyre, në pajtim me përfundimet, masat dhe propozimet e miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

 

  • Gjykatësit në Gjykatën e Apelit në Gostivar të veprojnë në Gjykimet e lëndëve penale kur i akuzuari ose një pjesë e të akuzuarve janë në paraburgim, burg shtëpiak ose ndaj të cilëve është shqiptuar ndonjë masë për prezencën e siguruar të të akuzuarit në procedurë.

 

  • Lëndë penale të palëve që nuk kanë vend jetese, gjegjësisht vendbanim në Repulikën e Maqedonisë së Veriut.

 

  • Lëndë penale për të cilat ekziston rreziku i ndjekjes penale të vjetruar (skaduar).

 

  • Lëndë penale për veprat penale: ‘’Transmetim i sëmundjes ngjitëse’’sipas nenit 205 të Kodit Penal, ‘’Mosrespektimi i rregulloreve shëndetësore gjatë një epidemie’’ sipas nenit 206 të Kodit Penal, ‘’Mosdhënia e ndihmës mjekësore’’  sipas nenit 298 të Kodit Penal, ‘’Ndalimi i personave zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare’’ sipas nenit 382 të Kodit Penal, ‘’Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë’’ sipas nenit 383 të Kodit Penal, dhe ‘’Organizim i rezistencës’’  sipas nenit 387 nga Kodi Penal.

 

  • Lëndë për kundërvajtjte nga natyra urgjente.

 

  • Lëndë për zbatimin e masave të përkohshme.

 

  • Lëndë në të cilat procedura është në fazë të sjelljes së vendimit.

 

  • Lëndë në të cilat ekziston rreziku nga ’shkelja e parimit të gjykimit brenda një afati të arsyeshëm’.

 

  • Lëndë të cilat sipas ligjit janë urgjente.

 

  • Të kryhet pranimi i parashtresave dhe të kryhen punët e tjera që janë të lidhura me afatet ligjore detyruese.

 

  • Gjykatësit në Gjykatën e Apelit në Gostivar të veprojnë edhe në lëndë te të cilat vendoset ne seanca jopublike.

 

  • Të gjithë të punësuarit janë të detyruar që pa marrë parasysh mënyrën e kryerjes së detyrimeve të tyre të punës, të kenë qasje në telefonat e tyre zyrtar.

 

  • Plani operativ mund të rishikohet në çdo moment në varësi të përfundimeve, vendimeve dhe propozimeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Seancat e përcaktuara për lëndët të cilat nuk janë të natyrës urgjente të mbahen nëse përmbushen kushtet ligjore dhe përderisa Kryetari i gjykatës dhe gjykatësit vlerësojnë se nuk janë në rrezik të lartë për shëndetin e gjykatësve, shërbimit gjyqësor, palëve dhe pjesëmarrëse të tjerë në procedurë nën një kontroll të rreptë në lidhje me shëndetit e njeriut.

 

Urdhëresa hyn në fuqi nga dita e miratimit të saj.

 

 

                                                                                                                   Kryetar i

                                                                       Gjykatës së Apelit Gostivar

                                                                                                                                 Shefajet Hajdari

 

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_