Shpallje publike 03/2020 [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Shpallje publike 03/2020

Risi  |  12 Nën 2020

  

Република Северна Македонија

Republika e Maqedonisë së Veriut

 

АПЕЛАЦИОНЕН   СУД   ГОСТИВАР

GJYKATA   E   APELIT   GOSTIVAR

                          _______________________________________________________________                                                     Ул.    Живко Брајковски бр.1, 1230 Гостивар / тел: 042-221-544 / info@asgostivar.mk

Rr. Zhivko Brajkovski nr.1, 1230 Gostivar / tel: 042-221-544 / info@asgostivar.mk

 

 SU.nr.04-11-2/20

      11.11.2020

     GOSTIVAR

 

Në bazë të nenit 20, 21, 24 paragrafi 1, 25 dhe 26 nga Ligji për Nëpunës Gjyqësor (Gazeta Zyrtare e RM”, nr.43/14, nr.33/15, nr.98/15, nr.6/16, nr.198/18 dhe nr.248/18), Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e shpalljes publike (Gazeta Zyrtare e RM”, nr.236/18 nga data 24.12.2018), Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Gjykatën e Apelit Gostivar SU.nr.0101-09/2019 nga data 11.01.2019 dhe pëlqimin e Ministrisë së Financave nr.18-5986/2 nga data 02.11.2020, Gjykata e Apelit Gostivar, bën:  

 

S H P A L L J E    P U B L I K E

Numër 3/2020

 

Për punësim me kohë të pacaktuar në vendin e punës të pëshkruar më poshtë

 

1. Shifra e vendit të punës SUD0101В02001, Kategoria B, niveli B2,

Udhëheqës i nëpunësve;

 

Numri i nevojshëm  .............1(një).

 

Për plotësimin e vendit të punës, kandidati duhet t’i plotësojë kushtet e poshtëshënuara:

 

             - 300 kredi sipas EKTS ose të ketë të mbaruar nivelin VII/1, fakultetin juridik,

            - përvojë pune – më se paku 5 (pesë) vite në këtë drejtim pas dhënies të provimit  juridik.  

 

         Paga neto: 37.308,oo denar

Orë pune: 40 në javë,

Orari i punës: nga 7:30 deri 15:30 часот,

Ditët e punës: e hënë – e premte.

 

            Kompetenca të veçanta të punës: Njohja aktive e njërës nga tre gjuhët më të përdorura në Bashkimin Evropian (anglisht, frëngjisht ose gjermanisht), njohje aktive e programeve kompjuterike dhe punës në zyrë.  

 

            Në bazë 21 parag. 1 të Ligjit për Nëpunës Gjyqësorë, kandidatët duhet ti plotësojnë kushtet e mëposhtme të përgjithshme të punësimit:   

 

- të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;

- njohje dhe përdorim aktiv të gjuhës maqedonase;

- të jetë i moshës madhore;

- të jetë në gjendje të mirë shëndetësore për vendin e punës dhe

- të mos i jetë shqiptuar dënim me aktgjykim të plotfuqishëm, vendim për ndalesë të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës.

 

Kandidatët fletë paraqitjen për punësim të nëpunësit gjyqësor dhe bazën e pyetjeve për dhënien e provimit të posaçëm mund ta marrin nga web-faqja e Gjykatës së Apelit Gostivar www.sud.mk/wps/portal/asgostivar

 

 Sipas kësaj shpallje publike kandidatët janë të detyruar që fletëparaqitjen ta plotësojnë tërësisht, saktë dhe me të dhëna të sakta, në të cilën do të bashkëngjiten edhe dëshmitë e vërtetuara me nenin 26 paragrafi 1 dhe 2 nga Ligji për nëpunës gjyqësor:

 

- Vërtetim për shtetësi;

- Vërtetim/diplomë për kryerjen e arsimimit përkatës;

- Vërtetim mjekësor për gjendjen e përgjithshme shëndetësore për vendin e punës;

- Vërtetim se nuk i është shqiptuar dënim me aktgjykim të plotfuqishëm, vendim për ndalesë të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës;

- Diplomë, certifikatë  ose vërtetim si dëshmi se ka njohuri për programet kompjuterike për punë në zyrë;

         - Diplomë, certificate ose vërtetim si dëshmi që e njeh njërën nga tre gjuhët më të përdorura në Bashkimin Evropian (anglisht, frengjisht ose gjermanisht);

 

Në pajtim me nenin 26 paragrafi 3 nga Ligji për nëpunës gjyqësor, në fletëparaqitje kandidatët mund të bashkangjesin edhe:

                                    

- certifikatë të historisë së punësimit, përderisa kandidati ka qenë i punësuar më parë, i dhënë nga Agjencia për punësim;

- rekomandime nga vendet e mëparshme të punës, që përmbajnë të dhëna kontakti për personin i cili e rekomandon;

- vërtetime për trajnime, certifikata profesionale ose kualifikime të tjera profesionale dhe specializime, punime dhe publikime;

- vërtetim për përvojë vullnetare, të dhëna nga regjistri vullnetar i Ministirsë për punë dhe politikë sociale, të nënshkruara nga personi udhëheqës i institucionit;

- deklarata ose dokumente të tjera në interes të vendit të punës.

 

 Fletëparaqitjen për punësim me dokumentet e bashkangjitura për plotësimin e vendit të punës në origjinal ose të noterizuara dërgohen personalisht deri te Arkiva e Gjykatës së Apelit ose nëpërmjet postës, në adresën e mëposhtme:

 

GJYKATA E APELIT GOSTIVAR,

 

Me shënim: PËR SHPALLJEN PUBLIKE 3/2020,

Rr. “Zhivko Brajkovski”, numër 1. Gostivar,

 

Kandidati i cili ka shënuar informata jo të vërteta në fletëparaqitje diskualifikohet nga procedura e mëtejshme.

 

Afati i dorëzimit të fletëparaqitjeve është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë llogaritur nga data e publikimit të shpalljes publike në gazetat ditore.

 

Koha dhe data e mbajtjes së selektimit administrativ, provimit dhe intervistës do të shpallen në faqen e internetit të Gjykatës së Apelit Gostivar www.sud.mk/wps/portal/asgostivar

 

 

                                                                                                                                                                                                       

 

                                                                                                            GJYKATA E APELIT

                                                                                                                                   GOSTIVAR

 

 

                  Kërkesë për punësim të nëpunësve gjyqësor

                    Rezultatet nga rangimi i Univerziteteve në RMV

                    P y e t j e t

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_