Shpallje publike 1/2021 [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Shpallje publike 1/2021

Новости  |  20.7.2021

 

Në bazë të nenit 2, nenit 21 paragrafi 1, neni 119 dhe neni 120 paragrafi 1 dhe 3 në lidhje me nenin 35 paragrafi 2 nga Ligji për nëpunës gjyqësor (‘Gazeta zyrtare e RM’, nr.43/14, nr.33/15, nr.98/15, nr.6/16, nr.198/18 dhe nr.248/18) dhe Rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Gjykatën e Apelit Gostivar dhe pëlqimin e Ministrisë së finansave nr.18-8183/2 nga data 11.12.2020 dhe nr.18-191/2 nga data 27.01.2021.  

 

                                     GJYKATA E  APELIT  GOSTIVAR

                                                                      

                                                          bën:

                                        

                                              SHPALLJE  PUBLIKE

 

Numër  1/2021

 

Për punësim me kohë të pacaktuar në vendin

e punës të përshkruar më poshtë

 

  1. Pjesëtarë i policisë gjyqësore

 

Kategoria V, niveli V1,                                                                                                                                         

Numri i kryerësve ..............2 (dy).

 

       Për plotësimin e vendit të punës, kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

 

-  të kenë të kryer më së paku shkollimin e mesëm,

-  me apo pa përvojë pune,

-  paga neto: 18.167,oo denar,

 

Orari i punës:

      - ditë pune e hënë - e premte;                                                                                                                                  

      - Orë pune 40;                                                                                                                                                          

      - Kohëzgjatja e punësimit: e pacaktuar.

 

 Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë kushtet e përgjithshme si vijon:

       -  të jetë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

       -  njohje dhe përdorim aktiv të gjuhës maqedonase;

       -  të jetë i moshës madhore;

       -  të jetë në gjendje të mirë shëndetësore për vendin e punës dhe

       - të mos i jetë shqiptuar dënim me aktgjykim të plotfuqishëm, vendim për ndalesë të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës.

 

Përveç kushteve të përgjithshme për punësimin e nëpunësit gjyqësor të përcaktuara në nenin 21 paragrafi 1 të Ligjit për Nëpunës Gjyqësor, kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e posaçme të mëposhtme të përcaktuara në nenin 119 të Ligjit për Nëpunës Gjyqësor dhe Rregulloren për organizimin dhe sistemimin e vendeve të punës në Gjykatën e Apelit Gostivar:

 

-  të mos jetë më i vjetër se 25 vjet,

-  të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht për të kryer detyrat e policisë gjyqësore,

-  të ketë kualifikimet e duhura profesionale të kërkuara për punë,

-  të ketë aftësi të përshtatshme të përgjithshme të punës të kërkuara për vendin e punës.

 

 

 

Të kenë aftësi të posaçme për punë:

 

   -  njohuri aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë dhe

   -  njohuri aktive të njërës prej tre gjuhëve më të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht) duke pasur një çertifikatë të njohur ndërkombëtarisht të lëshuar nga një testues zyrtar evropian, anëtar i Shoqatës ALTE të Testuesit Evropian, ose një çertifikatë nga një institucion ndërkombëtar, në nivelin A1 (A1) të CEFR, përkatësisht  BULATS apo  Aptis, ose TOEFL PBT të paktën 310 pikë ose TOEFL CBT më së paku 35 pikë ose TOEFEL IBT të paktën 10 pikë ose DELF, TCF, TEF; ose Certifikata Gete

  -  kushte të tjera të përcaktuara me aktin për sistematizimin e vendeve të punës.

 

Kërkesa për punësim me dëshminë e bashkangjitur për plotësimin e kushteve në origjinal ose të notarizuar, dorëzohet me shkrim përmes sekretarisë së pranimit të Gjykatës së Apelit në Gostivar ose me postë në adresën:

 

  GJYKATA E APELIT GOSTIVAR

Me tregues: PËR SHPALLJE PUBLIKE 1/2021,

Rr. “Zhivko Brajkoski”, numër 1.

  1230 Gostivar,

 

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga data e publikimit të njoftimit në gazetat ditore.

Në pajtim me nenin 120 paragfi 3 të Ligjit për Nëpunës Gjyqësor, rishikimi i kushteve për punësim të një anëtari të policisë gjyqësore kryhet nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pa shkelur kriteret për përfaqësim adekuat dhe të drejtë të qytetarëve që u përkasin të gjitha bashkësive.

 

GJYKATA  E APELIT

                                                                                                                                                                 GOSTIVAR

 

     Kërkesë

   


Пребарување одлуки

Суд
Број на предмет
Датум
_