Shpallje publike 06/2020
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Shpallje publike 06/2020
Република Северна Македонија
Republika e Maqedonisë së Veriut
АПЕЛАЦИОНЕН СУД ГОСТИВАР - GJYKATA E APELIT GOSTIVAR
_________________________________________________
Ул. Живко Брајковски бр.1, 1230 Гостивар / тел: 042-221-544 / info@asgostivar.mk
Rr. Zhivko Brajkovski nr.1, 1230 Gostivar / tel: 042-221-544 / info@asgostivar.mk
SU.nr.04-33/20
23.12.2020
GOSTIVAR
Në bazë të nenit 22 parag. 1 pika 1 dhe nenit 23 parag. 1 të Ligjit për Marrëdhënie Pune – tekst i pastruar konsoliduar (“Gazeta Zyrtare e RM-së“, nr. 167/15 më datë 28.09.2015) dhe Rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Gjykatën e Apelit Gostivar dhe pëlqimin e Ministrisë së Financave nr.18-8183/2 më 11.12.2020,Gjykata e Apelit Gostivar, bën:
SH P A LL J E P U B L I K E
Numër 6/2020
Gjykata e Apelit Gostivar ka nevojë për punësimin e personit në administratën e gjykatës në vendin e punës si më poshtë:
Pastrues.
Numri i kryerësve .................. 2 (dy).
Për plotësimin e vendit të punës, kandidatët duhet ti plotësojnë këto kushte:
- të kenë të kryer shkollimin e mesëm, apo shkollën fillore,
- me apo pa përvojë pune,
- paga neto: 14.934,oo denar,
Orari i punës:
- Orë pune 40,
- Orari i përditshëm i punës është prej ora 06:30 deri në ora 09:30 dhe prej ora 15:00 deri ora 20:00.
- Ditët e punës e hënë – e premte.
Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë kushtet e përgjithshme si vijon:
- të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
- të jetë i moshës madhore;
- të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe
- të mos i jetë shqiptuar dënim me aktgjykim të plotfuqishëm, vendim për ndalesë të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës.
Kandidatët e interesuar janë të detyruar të paraqesin një kërkesë për punësim, dhe provat për plotësimin e kushteve të përgjithshme dhe të veçanta të dorëzohen në origjinal ose në fotokopje të vërtetuar në Noter, të cilit i bashkëngjiten provat:
- vërtetim të shtetësisë;
- certifikatë mjekësore për gjendjen e përgjithshme shëndetësore për vendin e punës;
- vërtetim që me vendim gjyqësor të formës së prerë ai / ajo nuk është dënuar me ndalim të kryerjes së profesionit, veprimtarisë ose detyrës.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 5 (pesë) ditë pune nga dita tjetër e shpalljes.
Përzgjedhja e kandidatit do të bëhet brenda 5 (pesë) ditëve nga dita e afatit të fundit për dorëzimin e aplikacioneve.
Kërkesa për punësim me dëshmi të bashkangjitura për plotësimin e kushteve, dorëzohet me shkrim përmes sekretarisë së pranimit të Gjykatës së Apelit Gostivar ose me postë, në adresën vijuese:
GJYKATA E APELIT GOSTIVAR
Me tregues: PËR SHPALLJE PUBLIKE 6/2020,
Rr. “Zhivko Brajkoski”, numër 1.
1230 Gostivar,
GJYKATA E APELIT
GOSTIVAR