Shpallje publike 1/2022
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Shpallje publike 1/2022
Në bazë të nenit 20, 21, 24 paragrafi 1, 25 dhe 26 në lidhje me nenin 35 paragrafi 2 nga Ligji për nëpunës gjyqësor (“Gazeta Zyrtare e RM”, nr. 43/14, nr. 33/15, nr. 98/15, nr. 6/16, nr. 198/18 dhe nr. 248/18), Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e shpalljes publike (“Gazeta Zyrtare e RM”, nr. 236/18 nga data 24.12.2018) dhe Rregulloren për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Gjykatën e Apelit Gostivar dhe pëlqimin e Ministrisë së Financave nr.18-10220/2 nga data 03.12.2021 dhe nr.18-199/2 nga data 09.02.2022, Gjykata e Apelit Gostivar shpall:
S H P A L L J E P U B L I K E
Numër 1/2022
Për punësim me kohë të pacaktuar në
vendin e punës të përshkruar më poshtë
1. Bashkëpunëtor gjyqësor;
Shifra e vendit të punës SUD0101В03001, Kategoria V, niveli V3;
Numri i nevojshëm .............1 (një).
Kushtet e posaçme:
- Më së paku 300 kredi sipas EKTS ose të ketë të kryer nivelin VII/1, të fakultetit juridik dhe provim të kaluar të jurispodencës.
- Të ketë më së paku 1 (një) vit përvojë pune në lëmi.
- Paga neto: 25.700,00 denar.
Orari i punës:
- Ditët e punës: e hënë – e premte;
- Orët e punës 40;
- Orari i punës nga ora 7:30 deri ora 15:30.
Përveç dëshmive të përmbushjes së kushteve të posaçme të parapara me Rregulloren për organizim dhe sistematizim të vendeve të punës në Gjykatën e Apelit kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e përgjithshme për punësim në administratën gjyqësore të parapara me nenin 21 paragrafi 1 nga Ligji për nëpunës gjyqësor (Gazeta zyrtare e RM-së nr. 43/14) dhe atë:
- të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
- të përdorë në mënyrë aktive gjuhën maqedonase;
- të jetë i moshës madhore;
- të ketë gjendje të mirë shëndetësore dhe aftësi për vendin e punës dhe
- të mos i jetë shqiptuar aktgjykim i plotfuqishëm për ndalesë të kryerjes së profesionit, veprimtarisë ose detyrës.
Kandidatët përkrah kushteve të lartpërmendura, është e nevojshme të përmbushin edhe kushtet specifike kompetente:
- Njohje aktive e njërës nga tre gjuhët më të përdorura në Bashkimin Evropian (anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht),
- Njohje aktive e programeve kompjuterike për punë në zyrë dhe kompetenca të tjera specifike të vërtetuara me aktin e sistematizimit të vendeve të punës për vendin e duhur të punës në përputhje me nenin 2 nga Ligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit për nëpunës gjyqësor (Gazeta zyrtare e RM-së nr. 198/2018).
Sipas kësaj shpallje kandidatët janë të detyruar që fletëparaqitjen ta mbushin plotësisht, në mënyrë precize dhe me të dhëna të sakta, te e cila do të bashkangjesin dëshmitë e vërtetuara me nenin 26 paragrafi 1 dhe 2 nga Ligji për nëpunës gjyqësor:
- vërtetim për shtetësi;
- vërtetim/diplomë për kryerjen e nivelit të arsimimit;
- vërtetim/ për kryerjen e provimit të jurispodencës;
- dëshmi për përvojë pune në lëmi;
- vërtetim mjekësor për gjendje të përgjithshme shëndetësore të rregullt për vendin e punës;
- vërtetim se nuk i është përcaktuar me aktgjykim të plotfuqishëm për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
- Diplomë, certifikatë ose vërtetim si dëshmi të njohjes së punës me kompjuter për punë në zyrë;
Bashkë me fletëparaqitjen në pajtim me nenin 26 paragrafi 3 nga Ligji për Nëpunës Gjyqësor, kandidatët mund të bashkëngjesin edhe:
- certifikatë nga historia e punësimeve, nëse kandidati ka qenë më parë i punësuar, e dhënë nga Agjencia për punësim;
- rekomandime nga punët e mëparshme, që përmbajnë të dhëna për kontakt nga personi që e rekomandon,
- nëse posedon vërtetime të trajnimeve, certifikatave profesionale nga kualifikime profesionale dhe specializime, punë shkencore ose publikime;
- vërtetim për praktikë vullnetare, e dhënë nga regjistri i vullnetarëve nga Ministria e punës dhe politikës sociale, ndërsa e nënshkruar nga personi udhëheqës i institucionit,
- deklarata ose dokumente të tjera në interes të vendit të punës;
Kandidatët fletëparaqitjen për punësim për nëpunës gjyqësor dhe bazën e pyetjeve dhe literaturën profesionale e kanë në qasje në web faqen zyrtare të Gjykatës së Apelit Gostivar. (www.asgostivar.mk)
Fletëparaqitjet e pambushura plotësisht, të parregullta dhe të cilat nuk janë dorëzuar në afat të duhur nuk do të shqyrtohen.
Vërejtje: Kandidati i cili do të plotësojë të dhëna të rrejshme në fletëparaqitje do të diskualifikohet nga procedura e mëtejshme.
Vërejtje: Koha dhe data e mbajtjes së seleksionimit administrativ, provimin dhe intervistën do të publikohen në faqen e internetit në Gjykatën e Apelit Gostivar. (www.asgostivar.mk)
Afati i dorëzimit të fletëparaqitjeve është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit të shpalljes publike në gazetat ditore.
Fletëparaqitjen për punësim me dokumentet e bashkangjitura të noterizuara apo origjinale për përmbushjen e kushteve, dërgohen me prezencë fizike përmes sektorit pranues të Gjykatë së Apelit Gostivar ose nëpërmjet postës në adresën e poshtëshënuar:
GJYKATA E APELIT GOSTIVAR,
Me mbishkrim: PËR SHPALLJEN PUBLIKE 1/2022,
Rr. “Zhivko Brajkovski”, numër 1.
1230 Gostivar,
Procedura e seleksionimit dhe punësimit do të zbatohet në përputhje me Rregulloren dhe formën e shpalljes publike, formën, përmbajtjen dhe mënyrën e dorëzimit të fletëparaqitjes, në zbatimin e seleksionimit administrativ, në provime, kontrollin e besueshmërisë dhe provave në intervistë, si dhe mënyrën e vlerësimit të tyre dhe numrin maksimal të pikëve nga procedura e seleksionimit në varshmëri nga kategoritë e vendeve të punës si dhe pyetje të tjera në lidhje me procedurën për punësim të nëpunësve gjyqësor i gjeni te (Gazeta zyrtare e RM-së nr. 236/18 nga data 24.12.2018)
Kërkesë për punësim të nëpunësve gjyqësor
Rezultatet nga rangimi i Univerziteteve në RMV
Gjykatës së Apelit Gostivar