KONKURS TË BRENDSHËM 1/2022
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
KONKURS TË BRENDSHËM 1/2022
Република Северна Македонија
Republika e Maqedonisë së Veriut
АПЕЛАЦИОНЕН СУД ГОСТИВАР
GJYKATA E APELIT GOSTIVAR
Ул. Живко Брајковски бр.1, 1230 Гостивар / тел: 042-221-544 / info@asgostivar.mk
Rr. Zhivko Brajkovski nr.1, 1230 Gostivar / tel: 042-221-544 / info@asgostivar.mk
AGJ.nr.04-15-1/22
07.11.2022
GOSTIVAR
Në bazë të nenit 20 dhe nenit 39 nga Ligji për nëpunës gjyqësor („Gazeta Zyrtare e RM“ nr. 43/14, 33/15, 98/15, 6/16 и 198/18), Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e shpalljes së brendshme, formën, mënyrën e dorëzimit të fletëparaqitjes për avancim, mënyrën e zbatimit të përzgjedhjes administrative dhe intervistës, si dhe mënyrën e vlerësimit me pika dhe numrin maksimal të pikave nga procedura e përzgjedhjes në varësi nga kategoritë e vendeve të punës për të cilat shpallet konkursi i brendshëm, („Gazeta Zyrtare“ nr. 275/20), Rregulloren e organizimit të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Gjykatën e Apelit Gostivar dhe pajtimin e Ministrisë së financave nr. 18-7753/2 nga data 29.07.2022.
GJYKATA E APELIT GOSTIVAR
shpall:
K O N K U R S T Ë B R E N D S H Ë M
Numër 1/2022
Për avancim të 4 nëpunësve gjyqësor në vendet e poshtëshënuara:
1. Nëpunës i pavarur gjyqësor - udhëheqës i regjistrit gjyqësor,
Kodi i vendit të punës SUD0101G01001, Kategoria G, niveli G1,
Numri i kryerësve .............1 (një).
2. Nëpunës i pavarur gjyqësor - udhëheqë i regjistrit,
Kodi i vendit të punës SUD0101G01001, Kategoria G, niveli G1,
Numri i kryerësve .............2 (dy).
3. Nëpunës i pavarur gjyqësor - koordinator i zyrës së daktilografisë,
Kodi i vendit të punës SUD0101G01001, Kategoria G, niveli G1,
Numri i kryerësve .............1 (një).
Për të gjithë vendet e punës – Kushtet e posaçme të punës:
- Shkollimi profesional i duhur – më së paku shkollim të lartë apo shkolllim të mesëm
- Përvojë pune – më së paku 3 (tre) vite në lëmi.
- Paga bruto: 32.700,00 denar.
Orari i punës:
Ditë punë: e hënë - e premte
Orë pune: 40 në javë,
Orari i punës: nga ora 7:30 deri 15:30.
Për të gjithë vendet e punës – Kompetencat e posaçme të punës:
- Njohja aktive e njërës nga tre gjuhët më të përdorura në Bashkimin Europian (anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht).
- Njohje aktive e programeve kompjuterike për punë në zyrë.
Në konkursin e brendshëm mund të aplikojnë edhe nëpunësit gjyqësor që i përmbushin kushtet për vendin e punës, kushte të cilat janë cekur në këtë konkurs të brendshëm.
- Të jetë i vlerësuar me notën ‘veçanërisht i shkëlqyer’ ose ‘i shkëlqyer’ në vlerësimin e fundit,
- Të jetë në vendin e punës në nivel më të ulët ose në korniza të të njejtës kategori në të cilën është i shpallur vendi i punës,
- Të ketë kaluar më së paku dy vite në vendin e punës ku është përcaktuar dhe
- Të mos i jetë lëshuar masë disiplinore në vitin e fundit para shpalljes së konkursit të brendshëm.
Në fletëparaqitje, kandidatët t’i parashtrojnë provat për plotësimin e kushteve të posaçme, si dhe provë për plotësimin e kompetencave të veçanta, edhe atë:
− certifikatë e arsimit të duhur të përfunduar, në origjinal apo të noterizuar
− vërtetim për përvojë të punës- certifikatë apo si provë e njohurisë së njërës prej tre gjuhëve më të përdorura në Bashkimin Europjan (anglisht, frëngjisht ose gjermanisht ), në origjinal apo të noterizuar dhe
− diplomë, certifikatë apo vërtetim si provë dëshmi e njohjes së programeve kompjuterike për punë në zyrë, në origjinal ose të noterizuar..
Kushtet e theksuara në Konkurs, kandidatët duhet ti plotësojnë në momentin e aplikimit.
Kandidatët janë të detyruar fletëparaqitjen ta plotësojnë në tërësi, preciz dhe me të dhëna të sakta.
Kandidatët janë të detyruar të paraqesin aplikacionin e kompletuar me shkrim dhe provat për të dhënat që përmbahen në aplikacion në Komisionin për Seleksionim për Avancim.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 5 (pesë) ditë nga dita e publikimit të konkursit në veb faqen të gjykatës.
Vërejtje: Kandidati që jep të dhëna të rrejshme në aplikacion do të s’kualifikohet nga procedurat e mëtejshme.
Procedura e përzgjedhjes dhe ngritjes në detyrë do të zhvillohet në përputhje me Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e konkursit të brendshme, formën, mënyrën e paraqitjes së aplikimit për avancim, mënyrën e kryerjes së përzgjedhjes administrative dhe intervistën, si dhe mënyrën e vlerësimit të tyre dhe numrin maksimal të pikëve të përzgjedhjes në varësi të kategorive të punës për të cilat është publikuar konkurs i brendshme ("Gazeta Zyrtare" nr. 275/20).
Gjykatës së Apelit Gostivar