KONKURS TË BRENDSHËM 1/2022 [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

KONKURS TË BRENDSHËM 1/2022

Risi  |  7 Nën 2022

  

Република Северна Македонија

Republika e Maqedonisë së Veriut

 

АПЕЛАЦИОНЕН   СУД   ГОСТИВАР

GJYKATA   E   APELIT   GOSTIVAR

 Ул. Живко Брајковски бр.1, 1230 Гостивар / тел: 042-221-544 / info@asgostivar.mk

Rr. Zhivko Brajkovski nr.1, 1230 Gostivar / tel: 042-221-544 / info@asgostivar.mk

 

 AGJ.nr.04-15-1/22

     07.11.2022

     GOSTIVAR

 

   Në bazë të nenit 20 dhe nenit 39 nga Ligji për nëpunës gjyqësor („Gazeta Zyrtare e RM“ nr. 43/14, 33/15, 98/15, 6/16 и 198/18), Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e shpalljes së brendshme, formën, mënyrën e dorëzimit të fletëparaqitjes për avancim, mënyrën e zbatimit të përzgjedhjes administrative dhe intervistës, si dhe mënyrën e vlerësimit me pika dhe numrin maksimal të pikave nga procedura e përzgjedhjes në varësi nga kategoritë e vendeve të punës për të cilat shpallet konkursi i brendshëm,  („Gazeta Zyrtare“ nr. 275/20), Rregulloren e organizimit të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Gjykatën e Apelit Gostivar dhe pajtimin e Ministrisë së financave nr. 18-7753/2 nga data 29.07.2022.  

 

GJYKATA E APELIT GOSTIVAR

shpall:

K O N K U R S   T Ë   B R E N D S H Ë M

Numër 1/2022

 

Për avancim të 4 nëpunësve gjyqësor në vendet e poshtëshënuara:

 

1. Nëpunës i pavarur gjyqësor - udhëheqës i regjistrit gjyqësor,

     Kodi i vendit të punës SUD0101G01001, Kategoria G, niveli G1,

     Numri i kryerësve .............1 (një).

 

 

2. Nëpunës i pavarur gjyqësor - udhëheqë i regjistrit,

     Kodi i vendit të punës SUD0101G01001, Kategoria G, niveli G1,

     Numri i kryerësve .............2 (dy).

 

 

3. Nëpunës i pavarur gjyqësor - koordinator i zyrës së daktilografisë,

     Kodi i vendit të punës SUD0101G01001, Kategoria G, niveli G1,

     Numri i kryerësve .............1 (një).

 

 

Për të gjithë vendet e punës – Kushtet e posaçme të punës:

             - Shkollimi profesional i duhur – më së paku shkollim të lartë apo shkolllim të mesëm

 - Përvojë pune – më së paku 3 (tre) vite në lëmi.  

            -  Paga bruto: 32.700,00 denar.

 

Orari i punës:

 

Ditë punë: e hënë - e premte

Orë pune: 40 në javë,

Orari i punës: nga ora 7:30 deri 15:30.

 

Për të gjithë vendet e punës – Kompetencat e posaçme të punës:

 

-   Njohja aktive e njërës nga tre gjuhët më të përdorura në Bashkimin Europian   (anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht).

            - Njohje aktive e programeve kompjuterike për punë në zyrë.

 

            Në konkursin e brendshëm mund të aplikojnë edhe nëpunësit gjyqësor që i përmbushin kushtet për vendin e punës, kushte të cilat janë cekur në këtë konkurs të brendshëm.

 

  • Të jetë i vlerësuar me notën ‘veçanërisht i shkëlqyer’ ose ‘i shkëlqyer’ në vlerësimin e fundit,
  • Të jetë në vendin e punës në nivel më të ulët ose në korniza të të njejtës kategori në të cilën është i shpallur vendi i punës,
  • Të ketë kaluar më së paku dy vite në vendin e punës ku është përcaktuar dhe
  • Të mos i jetë lëshuar masë disiplinore në vitin e fundit para shpalljes së konkursit të brendshëm.

 

Në fletëparaqitje, kandidatët t’i parashtrojnë provat për plotësimin e kushteve të posaçme, si dhe provë për plotësimin e kompetencave të veçanta, edhe atë: 

 

− certifikatë e arsimit të duhur të përfunduar, në origjinal apo të noterizuar 

− vërtetim për përvojë të punës- certifikatë apo si provë e njohurisë së njërës prej tre gjuhëve më të përdorura në Bashkimin Europjan (anglisht, frëngjisht ose gjermanisht ), në origjinal apo të noterizuar dhe

 − diplomë, certifikatë apo vërtetim si provë dëshmi e njohjes së programeve kompjuterike  për punë në zyrë, në origjinal ose të noterizuar..

 

Kushtet e theksuara në Konkurs, kandidatët duhet ti plotësojnë në momentin e aplikimit.

 

Kandidatët janë të detyruar fletëparaqitjen ta plotësojnë në tërësi, preciz dhe me të dhëna të sakta.

 

Kandidatët  janë të detyruar të paraqesin aplikacionin e kompletuar me shkrim dhe provat për të dhënat që përmbahen në aplikacion në Komisionin për Seleksionim për Avancim.

 

 Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 5 (pesë) ditë nga dita e publikimit të konkursit në veb faqen të gjykatës.

 

Vërejtje: Kandidati që jep të dhëna të rrejshme në aplikacion do të s’kualifikohet nga procedurat e mëtejshme.

 

 Procedura e përzgjedhjes dhe ngritjes në detyrë do të zhvillohet në përputhje me Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e konkursit të brendshme, formën, mënyrën e paraqitjes së aplikimit për avancim, mënyrën e kryerjes së përzgjedhjes administrative dhe intervistën, si dhe mënyrën e vlerësimit të tyre dhe numrin maksimal të pikëve të përzgjedhjes në varësi të kategorive të punës për të cilat është publikuar konkurs i brendshme ("Gazeta Zyrtare" nr. 275/20).

 

 

             Kërkesë                                                                                                        

                                                                                                            Gjykatës së Apelit Gostivar

                                                                                                                   

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_