Shpallje Publike 1/2023 [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Shpallje Publike 1/2023

Risi  |  22 Mar 2023

 

 

 

Në bazë të neneve 20, 21, 25 dhe 26 nga Ligji për nëpunës gjyqësor (‘Gazeta Zyrtare e RM-së, nr.43/14, nr.33/15, nr.98/15, nr.6/16, nr.198/18 dhe nr.248/18’), Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e shpalljes publike, formën, përmbajtjen dhe mënyrën e shpalljes së konkursit, për zbatimin e selektimit administrativ të provimeve, kontrollin e besueshmërisë së provave dhe intervistës, si dhe mënyrën e vlerësimit me pika dhe numrin maksimal të pikave nga procedura e selektimit në varshmëri nga kategoria e vendeve të punës, si dhe pyetje të tjera në lidhje me procedurën për punësim të nëpunësit gjyqësor (‘Gazeta Zyrtare e RM nr.236/2018’), Rregulloren e organizimit të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Gjykatën e Apelit Gostivar AGJ.nr.0101-3/22 nga data 16.03.2022 dhe pëlqimin e Ministrisë së finansave nr.18-3894/2 nga data 10.03.2023, Gjykata e Apelit Gostivar, shpall:

 

 S H P A L L J E   P U B L I K E

Numër 1/2023

Për punësim të 1 (një) nëpunësi gjyqësor me kohë të pacaktuar

 

1. Referent gjyqësor daktilograf; ....................................Numri i kryerësit të punës – 1 (një).

  

Shifra e vendit të punës – SUD0101G03001;   Kategoria G, niveli G3,

   

Kushtet e posaçme:

 

-   të ketë të kryer më së paku shkollën e mesme ose shkollim të lartë,

-   të ketë përvojë punë më së paku 1 (një) vit në profesion,

-   paga neto: 22.080,00 denar..

 

Orari i punës:

 

-  Ditë pune:                        e hënë - e premte;

-  Orë pune:                         40 orë;

-  Orari i punës:                   ora 7:30 – 15:30.

 

Kandidatët përpos provave për pëmbushjen e kushteve të posaçme të parapara në Rregulloren për organizimi dhe sistematizim të vendeve të punës në Gjykatën e Apelit Gostivar, është e nevojshme të përmbushin edhe kushtet e përgjithshme për punësim në administratën gjyqësore të parapara me nenin 21 paragrafi 1 nga Ligji për nëpunës gjyqësor (’Gazeta Zyrtare e RM nr.43/14) dhe atë:

 

  • të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • të ketë njohuri dhe të përdorë në mënyrë aktive gjuhën maqedone;
  • të jetë i moshës madhore;
  • të ketë gjendje të mirë shëndetësore dhe

-     me aktgjykim të plotfuqishëm të mos i jetë shqiptuar dënim për ndalesë të ushtrimi të profesionit, veprimtarisë apo detyrës.

 

Kandidatët përpos kushteve të lartëpërmendura, është e nevojshme të plotësojnë edhe kompetencat e posaçme të punës:

 

  • njohje aktive e një nga gjuhët më të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht),  
  •    njohje ative e programeve kompjuterike për punë në zyrë dhe kompetenca të posaçme të përcaktuara me aktin e sistematizimit të vendeve të punës për vendin adekuat të punës në pajtim me nenin 2 nga Ligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit për administratën gjyqësore (Gazeta Zyrtare e RM nr.198/2018).

 

Kandidatët e interesuar janë të detyruar që fletëparaqitjen ta mbushin tërësisht, me saktësi dhe me të dhëna të sakta, në të cilën fletëparaqitje do të bashkangjesin edhe provat për plotësinmin e kushteve të posaçme dhe të përgjithshme për vendin e punës për të cilin paraqiten, në formë origjinale ose kopje të notarizuar.

 

-    çertefikatë për shtetësi;

-   vërtetim/diplomë për kryerjen e nivelit të shkollimit (dëftesa nga të gjitha vitet e shkollës së mesme);

-    vërtetim mjeksor për gjendjen e përgjithshme shëndetësore për vendin e punës;

-    vërtetim se nuk i është shqiptuar dënim me aktgjykim për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;

-    diplomë apo çertefikatë si provë për njohjen e punës me kompjuter për punë në zyre;

 -    vërtetim për përvojë punë (çertefikatë nga historia e punësimeve, i lëshuar nga Agjencioni për punësim.

 

Kandidatët për nëpunës gjyqësor në procedurën e punësimit përmes shpalljes publike, njohjen aktive të njërës nga tre gjuhët e përdorura në Bashkimin Evropian (anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht), do ta vërtetojnë me nënshtrimin në provim për nëpunës gjyqësor – një pjesë e kontrollit të njohjes të njërës nga tre gjuhët e përdorura më së shumti në Bashkimin Evropian (anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht) .

 

Bashkangjitur fletëparaqitjes, në pajtim me nenin 26 paragrafi 3 nga Ligji për administratë gjyqësore, kandidatët mund të shtojnë edhe:

  • çertefikatë nga historia e punësimeve, përderisa kandidati ka qenë i punësuar më parë, lëshuar nga Agjencioni për punësim;
  • rekomandime nga vendet e mëparshme të punës që pëmbajnë të dhëna nga personi i cili e rekomandon;
  • rekomandime për trajnime, çertefikata profesionale për kualifikime profesionale dhe specializime, punime dhe botime;                                                                                                            
  • vërtetim për punë vullnetare, e lëshuar nga regjistri i vullnetarëve nga Ministria e punës dhe politikës sociale, e nënshkruar nga personi udhëheqës i institucionit;
  • deklarata apo dokumente të tjera në interes të vendit të punës;                                                                                                                                                     

 

Kandidatët e interesuar janë të detyruar që të dorëzojnë fletëparaqitjen për punësim të nëpunësit gjyqësor (formularin e publikuar në Gazetën Zyrtare të RM nr.236/18), e cila mund të merret në sekretarinë pranuese të Gjykatës së Apelit Gostivar, ose nga web faqja e Gjykatës së Apelit Gostivar (www.asgostivar.mk)

 

Paralajmërim: Kandidati i cili do të jep të dhëna të rejshme në fletëparaqitje do të skualifikohet nga procedura e mëtejshme.

 

Paralajmërim: Koha dhe data e mbajtjes së përzgjedhjes administrative, provimin dhe intervistën do të publikohen në faqen e internetit të Gjykatës së Apelit Gostivar (www.asgostivar.mk).

 

Afati për dorëzimin e aplikimit është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë llogaritur nga dita vijuese e publikimit të shpalljes publike në gazetat ditore. Aplikimet jashtë afatit kohor, jo në rregull dhe të pa-plotësuar tërësisht nuk do të shqyrtohen. Fletëparaqitjen e plotësuar në formë të shkruar, kandidatët janë të detyruar ta dorëzojnë personalisht ose me postë në adresën:

 

GJYKATA E APELIT GOSTIVAR,

 

Me shënim: PËR SHPALLJEN PUBLIKE 1/2023,

Rr. “Zhivko Brajkovski”, numër 1.

1230 Gostivar,

 

Procedura e përzgjedhjes dhe punësimit do të kryhet në pajtim me Rregulloren dhe formën dhe përmbajtjen e shpalljes publike, formën, përmbajtjen dhe mënyrën e shpalljes së konkursit, për zbatimin e selektimit administrativ të provimeve, kontrollin e besueshmërisë së provave dhe intervistës, si dhe mënyrën e vlerësimit me pika dhe numrin maksimal të pikave nga procedura e selektimit në varshmëri nga kategoria e vendeve të punës, si dhe pyetje të tjera në lidhje me procedurën për punësim të nëpunësit gjyqësor (‘Gazeta Zyrtare e RM nr.236/2018’).

             

                                                                                                                        Gjykata e Apelit Gostivar    

 

     

                 Kërkesë për punësim të nëpunësve gjyqësor

                 Rezultatet nga rangimi i Univerziteteve në RMV

                 Pyetjet

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_