Shpallje publike - per gjykates porot
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Shpallje publike - per gjykates porot
Në bazë të nenit 42, 43 dhe 49 të Ligjit mbi Gjykatat (Gazeta Zyrtare e R.M nr.58/06, 62/06, 35/08, 150/10, 83/18 dhe 198/18), neni 53 paragrafi 1 nga Ligji për këshillin gjyqësor të RMV (‘Gazeta zyrtare e RMV’ nr.102/19), si dhe vendimin e Këshillit Gjyqësor të RM nr.02-2158/1 nga data 10.12.2015, Gjykata e Apelit Gostivar, shpall:
KONKURS nr.2/2023
Për zgjedhjen 20 gjykatës - porotë
1. Gjykata e Apelit Gostivar do t’i propozojë Këshillit Gjyqësor të RMV kandidat për zgjedhjen e 20 gjykatësve - porotë në kohëzgjatje prej katër vite.
2. Kandidatët duhet të përmbushin kushtet e parapara me dispozitën e nenit 42 paragrafi 2 dhe 3 nga Ligji mbi Gjykatat, dhe atë:
- Për gjykatës porotë mund të zgjidhen shtetas të moshës madhore të RMV, me shkollim të mesëm, i cili zotëron gjuhën maqedone, të ketë reputacion për kryerjen e këtij funskioni dhe të mos jetë më i vjetër se 60 vjeç.
- Për gjykatës porotë për të mitur, kandidatët duhet të kenë eksperiencë në edukimin dhe arsimimin e të rinjëve.
3. Kandidatët e interesuar bashkë me fletparaqitjen duhet të dorëzojnë edhe dokumentet e poshtëshënuara në original ose kopje të notarizuara.
- Vërtetim për shkollim të mesëm të kryer,
- Vërtetim për nënshtetësi,
- Vërtetim që me aktgjykim të plotfuqishëm nuk i është shqiptuar dënim ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë apo detyrës.
- Deklaratë (të notarizuar) se me gjykatës apo gjykatës porotë në Gjykatën e Apelit Gostivar ose me anëtarë të këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk është i lidhur në mënyrë direkte ose anëesore në marrëdhënie farefisnore ose juridike deri në brezin e tretë ose është bashkëshort.
4. Afati i dorëzimit të fletëparaqitjeve është 20 ditë llogaritur nga dita e shpalljes së konkursit në gazetat ditore.
- Të interesuarit fletëparaqitjen – lutjen me shënimin për Shpalljen publike numër 2/23 për zgjedhje të gjykatësve porotë bashkangjitur me dokumentet e nevojshme dhe kontakt telefonin mund ta dorëzojnë në formë të shkruar përmes sekretaries në gjykatë ose me postë në adresën: Rr. ‘Zhivko Brajkovski’, numër 1 Gostivar, në afat prej 20 ditë nga shpallja e konkursit.
GJYKATA E APELIT GOSTIVAR