Gjyqtarеt [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Gjyqtarеt

Kryetari

CV e Kryetarit

Gjyqtar Kryetari Bekim Mehmedi

Emër:
Kryetari Bekim Mehmedi
Vit përzgjedhja:
2011
Sfera e punës:
Sektorin penal

Arsim:

 

I diplomuar në fakultetin juridik në Universitetin ‘Kirili dhe Metodi’ në Shkup, Prill 1998.

Provimin e Jurispodencës e ka kryer në vitin 2004 në Shkup.

 

 

Përvoja e punës:

Pas diplomimit nga viti 1998 deri në vitin 1999 ka kryer punë vullnetare në Gjykatën Themelore në Kërçovë dhe në zyrë avokature. Në qershor 1999 është punësuar në Telekomin e Maqedonisë si jurist dhe menaxher i borxheve dhe përfaqësimeve juridike.

Nga janari 2007 punon si avokat në Kërçove deri në zgjedhjen e tij si gjykatës në Gjykatën e Apelit në Gostivar në vitin 2011.

Emërohet si gjykatës në Gjykatën e Apelit në Gostivar nga marsi i vitit 2011, ku punon në sektorin civil.  

Nga periudha prej 12.12.2011 është si ushtrues i detyrës së kryetarit në Gjykatën e Apelit në Gostivar deri më 11.07.2012.

Sipas orarit vjetor emërohet si kryetar i sektorit për praktikë gjyqësore dhe emërohet si person i marrëdhënieve me publikun.  

Pjesëmarrje e rregullt dhe aktive në seminare dhe trajnime në vend dhe jashtë, pjesëmarrje si gjykatës dhe edukator në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik, si dhe pjesëmarrje e rregullt dhe organizim të tryezave të rrumbullakta në Gjykatat e Apelit në vend. Pregaditje të buletineve gjyqësore në gjykatën e njejtë dhe pjesmarrje në publikime të tjera gjyqësore. Njohje solide të gjuhës angleze.

Me vendim të Këshillit Gjyqësor në Republikën e Maqedonisë nr. 09-1893/1 më 09.12.2020 zgjidhet kryetar i Gjykatës së Apelit në Gostivar.

Gjyqtarët

Gjyqtar Zavendës kryetari m-r Velko Strashevski

Gjyqtar Zavendës kryetari m-r Velko Strashevski

Emër:
Zavendës kryetari m-r Velko Strashevski
Vit përzgjedhja:
2007
Sfera e punës:
Sektori civil

Arsim:

  • Ka kryer fakultetin e Drejtsisë - Departamenti i Drejtësisë - "Cyril and Methodius" Shkup më 1995.
  • Provimi i Jurispodencës i kaluar më 20.10.1997.
  • Studimet pasuniversitare më 01.07.2015 në Fakultetin Juridik në Universitetin "Goce Delcev" në Shtip ku fitoi titullin - Master i Drejtësisë - Jurisprudencës.

Përvoja e punës:

  • Në periudhën nga 01.04.1995 deri në 20.10.1997 ka punuar si vullnetar - avokat praktik në zyrën e avokatit Iseini Shazivar nga Gostivari.
  • Në periudhën nga janari 1998 deri më 31 maj 2000 ai ishte i punësuar në Zyrën Juridike të Avokatisë Iseini Shazivar si – bashkëpunëtorë professional i avokatit.
  • Nga 01.07.2000 pasi që është pajisur me legjitimacionin e Shoqatës së Avokatëve të Republikës së Maqedonisë dhe është regjistruar në regjistrin e avokatëve, ka hapur zyrë avokature në Gostivar, ku ka punuar deri në zgjedhjen e tij si gjykatës në Gjykatën e Apelit në Gostivar.
  • Përfaqësues në këshillin e Shoqatës së Avokatëve të Republikës së Maqedonisë nga Shoqata e Avokatëve Gostivar në periudhën prej 2004-2007.
  • Anëtar i komisionit për dhurim të çertefikatave në Shoqatën e Avokatëve në Republikën e Maqedonisë në periudhën nga 2004-2007.
  • Me vendim të këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë nr.07-1790/1 nga data 31.10.2007 emërohet si gjykatës në Gjykatën e Apelit në Gostivar dhe punon në sektorin civil.
  • Zavendës anëtar i komisionit për dhënie të provimeve përfundimtare në Akademinë për trajnim të gjykatësve dhe prokuroëve publik për 3 mandate.
  • Anëtar i trupit punues për standardizim të përdorimit dhe promovimin e AKMIS-it, gjegjësisht trupit punues për standardizim të procedurave të gjykatave nga themelimi i tij dhe kryetar i Komisionit të materies civile të trupit punues në periudhën prej vitit 2007 deri tani.
  • Anëtar i trupit punues të projektit për praktikën gjyqësore të Maqedonisë – projekti MATRA.
  • Me vendim të kryetarit të Gjykatës së Apelit në Gostivar nga viti 2013 zgjidhet si Kryetar i sektorit civil në Gjykatën e Apelit në Gostivar.
  • Ligjërues – edukator në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik nga 01. 2015 deri më 31.12.2015.
  • Zavendës i kryetarit të Gjykatës së Apelit në Gostivar nga nëntori i vitit 2018. 

Gjyqtar Abdulbari Ramadani

Gjyqtar Abdulbari Ramadani

Emër:
Abdulbari Ramadani
Vit përzgjedhja:
2007
Sfera e punës:
Sektori penal

Arsim:

I diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup në vitin 1996.

Provimin e jurispodencës e ka kryer në Shkup më datë 20.04.1999.

Përvoja e punës:

  • Më datë 01.05.1999 punësohet në Gjykatën Themelore në Gostivar, ndërsa deri më 01.08.2001 ka qenë bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë Themelore Publike në Gostivar.
  • Më datë 05.12.2005, zgjidhet zëvendës prokuror publik në Prokurorinë Themelore Publike në Gostivar. 
  • Më datë 31.10.2007 me vendim nr. 07-1790/1, zgjidhet gjykatës në Gjykatën e Apelit në Gostivar dhe vepron me lëndë penale, është kryetar i këshillit dhe kryetar i sektorit penal në Gjykatën e Apelit në Gostivar.

 

Gjyqtar Zlatko Angjelkoski

Gjyqtar Zlatko Angjelkoski

Emër:
Zlatko Angjelkoski
Vit përzgjedhja:
2007
Sfera e punës:
Sektori civil

Arsim:

I diplomuar në Fakultetin juridik në Shkup më datë 01.09.1992.

Provimin e jurispodencës e ka kryer në Shkup më datë 07.09.1994.

Përvoja e punës:

  • Prej më 23.12.1994 filloi me kryerjen e veprimtarisë së avokaturës, deri më 15.03.1999, kur filloi me punë në MPB të RM-së, si kryesor i SPB-së në Kërçovë, ndërsa prej më 11.04.2001, caktohet si udhëheqës në ORO UBK në Kërçovë. 
  • Prej më 27.01.2003 përsëri filloi me kryerjen e veprimtarisë së avokaturës deri më 30.10.2007.
  • Me vendim të Këshillit Gjyqësor në Republikën e Maqedonisë (Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 134 më 06.11.2007), për zgjidhjen e gjykatësve në Gjykatën e Apelit në Gostivar, nr. 07-1790/1 më 31.10.2007, zgjidhet gjykatës në Gjykatën e Apelit në Gostivar.

 

 

Ka njohuri të mira të gjuhës franceze.

Gjyqtar Izet Ismaili

Gjyqtar Izet Ismaili

Emër:
Izet Ismaili
Vit përzgjedhja:
2007
Sfera e punës:
Konteste të tregtisë

Arsim:

Emri : Izet

Mbiemri : Ismaili

Data e lindjes: 23.01.1963

Vendi i lindjes: Fshati Debresh, Gostivar

Nacionaliteti: Shqiptar

Nënshtetësia: RMV

 

 

  • Ka kryer shkollën fillore në Vrapçisht.
  • Shkollën e mesme e ka kryer në gjimnazin ‘Pançe Poposki’ në Gostivar në vitin 1982.
  • Ka kryer fakultetin e drejtësisë – e drejta juridike në Universitetin e Prishtinës më 06.04.1988.
  • Ka kryer provimin e Jurispodencës më 16.04.1992.

Përvoja e punës:

  •  Më 15.09.1898 pranohet në punë si praktikant në Prokurorinë Themelore në Gostivar.  
  •  Më 16.04.1992 sistematizohet në punë dhe detyra si bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë Themelore Publike në Gostivar.
  • Më 13.04.1998 emërohet si zavendës prokuror publik në Republikën e Maqedonisë në rajonin e Gostivarit.  
  • 27.08.2002 rizgjidhet si zavendës prokuror publik në Republikën e Maqedonisë deri në vitin 2006.  
  • Më 14.05.2007 u regjistrua në regjistrin e avokatëve në Shoqatën e Avokatëve në Republikën e Maqedonisë si avokat.  
  • Me vendim të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë nr. 07-1790/1 nga 31.10.2007 emërohet si gjykatës në Gjykatën e Apelit në Gostivar në sektorin civil. .
  • Zavendës anëtar i Komisionit për dhënien e provimit përfundimtar në Akademinë për trajnim të gjykatësve dhe prokurorëve public për një mandat.

 

Gjyqtar Rafis Idrizi

Gjyqtar Rafis Idrizi

Emër:
Rafis Idrizi
Vit përzgjedhja:
2010
Sfera e punës:
Konteste të tregtisë

Arsim:

Emri: Rafis

Mbiemri: Idrizi

Nënshtetësia: RMV

Kombësia: Shqiptar

Data e Lindjes: 07.12.1966

Vendi i Lindjes: fshati Gradec, komuna Vrapçisht           

Statusi marital: I martuar, baba i dy fëmijëve

 

 

Shkolla Fillore: ,,Memet Deralla,, fshati Gradec, Tetovë

Shkolla e mesme: SHMK ,,Gostivar,, Gostivar

Fakulteti: Fakulteti i Drejtësisë, Prishtinë            

Provimi i Jurispodencës: Shkup viti 2003

Provimi për Noter: Shkup viti 2004

Përvoja e punës:

Punësim të parë më datë 10.06.1992 në Ministrinë e Punëve të Brendshme Shkup si inspektor i DBK për Gostivarin, pastaj kam kryer funskionin si Shef i DBK-së në Gostivar për dy vite dhe pastaj kam qenë si inspektor i SJB – Gostivar dhe shef i krim policisë në sektorin e njejtë. Pastaj me formimin e komisionit për kundërvajtje në MPB të RM, nga fillimi i formimit kan qenë anëtar i komisionit për kundërvajtje për Gostivar.

Më 06.02.2008 jam zgjedhur si Gjykatës në Gjykatën Themelore në Gostivar.

Më 13.09.2010 jam zgjedhur si Gjykatës në Gjykatën e Apelit në Gostivar ku akoma e kryej funksionin e gjykatësit në Gjykatën e Apelit në Gostivar.

Të tjera: Punë me kompjuter: Word, Excel.

                Njohje e Gjuhëve: Gjuhë Maqedone, pjesërisht Gjuhë Angleze dhe të tjera.

Gjyqtar Shefajet Hajdari

Gjyqtar Shefajet Hajdari

Emër:
Shefajet Hajdari
Vit përzgjedhja:
2012
Sfera e punës:
Sektori penal

Arsim:

Shefajet Hajdari i lindur më datë 27.11.1967 në f. Çajlë të Gostivarit.

  •  I diplomuar në Fakultetin Juridik në Prishtinë më datë 29.09.1991.
  •  Provimin e jurispodencës e ka kryer në Shkup më datë 16.06.1995.

 

Përvoja e punës:

    Punësimi i parë në zyrën e avokatit si avokat.

  • Më datë 29.10.2007 zgjidhet gjykatës në Gjykatën Administrative në Shkup.
  • Më datë 30.04.2011, zgjidhet gjykatës në Gjykatën e Lartë Administrative në Shkup.
  • Më datë 08.03.2012 zgjidhet gjykatës në Gjykatën e Apelit në Gostivar, deri më 11.07.2012 punon në sektorin civil.
  • Me vendim të Këshillit Gjyqësor në Republikën e Maqedonisë nr. 07-1155/1 më 12.07.2012 zgjidhet kryetar i Gjykatës së Apelit në Gostivar, ndërsa për mandatin e dytë si kryetar i gjyqit është zgjedhur me vendimin nr.02-1162/1 nga data 13.07.2016.
  • Me vendim të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.02-1162/1 nga data 13.07.2020 zgjidhet si udhtrues detyre Kryetar i Gjykatës së Apelit Gostivar, detyrë të cilën e ka kryer deri më 29.12.2020. 

 

Gjyqtar m-r Afrim Jakupi

Gjyqtar m-r Afrim Jakupi

Emër:
m-r Afrim Jakupi
Vit përzgjedhja:
2012
Sfera e punës:
Sektori civil

Arsim:

Emri: Afrim

Mbiemri: Jakupi 

Data e lindjes: 10.12.1971

Kombësia: Shqiptar

Statusi marital: I martuar  

 

Ka diplomuar në fakultetin e Drejtësisë në Shkup në vitin 1997. Provimin e Jurispodencës e ka kryer në vitin 2000 në Shkup. Më 2005 ka kryer Specializimin për të drejtën adiministrative publike në ENA – Paris, Francë. Studimet postdiplomike i ka kryer në Universitetin Shtetëror të Tetovës në vitin 2014 me çka fiton titullin profesional Magjistër i shkencave të Drejtësisë – e drejta civile. Në Univeristetin American Collage – Fakulteti i Drejtësisë prej vitit 2016 është Doktor i të drejtës civile.  

Përvoja e punës:

  • Prej vitit 1997-2000 ka qenë vullnetar në Gjykatën Themelore në Gostivar. Deri në tetor të vitit 2000 ka punuar si avokat.
  • Prej tetorit të vitit 2000 deri në shkurt të vitit 2005 punon si sekretar në Komunën e Gostivarit dhe Zëvendës kryetar i komisionit statusor në Këshillin i Komunës së Gostivarit.
  • Prej më 10.02.2005 deri më 12.04.2005 punon si Udhëheqës në sektorin e punëve juridike, kordinative, të përgjithshme dhe publike në Komunën e Gostivarit.
  • Prej muajit gusht të vitit 2005 deri në muajin shkurt të vitit 2008 punon si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën Themelore në Gostivar.
  • Prej muajit shkurt 2008 deri në dhjetor të vitit 2012 punon si gjykatës në Gjykatën Themelore në Gostivar.    
  • Më 28.12.2012 me vendim të Këshillit Gjyqësor në Republikën e Maqedonisë zgjidhet gjykatës në Gjykatën e Apelit në Gostivar.

 

Gjyqtar m-r Liljana Ickova

Gjyqtar m-r Liljana Ickova

Emër:
m-r Liljana Ickova
Vit përzgjedhja:
2016
Sfera e punës:
Konteste të tregtisë

Arsim:

Jam e lindur më datë 02.04.1963 në Gostivar.

 

Kam diplomuar në fakultetin e drejtësisë në Universitetin ‘Kirili dhe Metodi’ në Shkup më datë 25.04.1986 dhe u emërova me titullin profesional Jurist i Diplomuar.

Provimin e Jurispodencës e kam kryer më datë 10.06.1991 ku më është dhënë vërtetim me numër 09-5/153 nga Ministria e Jurispodencës dhe Administratë Shkup.

Më vërtetim të provimeve të kaluara nga cikli i dytë me numër 13-305/1 nga data 30.04.2017 në Universitetin American Collage Shkup u emërova me titullin profesional Magjistër i shkencave juridike.

Përvoja e punës:

Më datë 01.11.1986 jam punësuar si zyrtar profesional në Këshillin e komunës së Gostivarit.

Me vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me numër 07-2807/1 nga data 11.07.2002, u zgjodha si Gjykatës në Gjykatën Themelore në Gostivar.

Me vendim të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë për zgjedhje të gjykatësve në Gjykatën e Apelit në Gostivar nr.08-1383/1 nga data 05.09.2016, u zgjodha Gjykatës në Gjykatën e Apelit në Gostivar në sektorin civil.

Gjyqtar d-r Ali Aliu

Gjyqtar d-r Ali Aliu

Emër:
d-r Ali Aliu
Vit përzgjedhja:
2016
Sfera e punës:
Sektori civil

Arsim:

      I lindur më 11.06.1983 në Gostivar.

 

          Ka diplomuar në fakultetin e drejtësisë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë më 2005, ku dhe ka kryer studimet postdiplomike në vitin 2011.   

Provimin e Jurispodencës e ka kryer në Shkup në Shkurt 2008.  

Më 15.12.2010 ka kryer trajnimin në Akademinë e trajnimeve për gjyqtarë dhe prokuror publik në Shkup.

Në vitin 2021 fitoi titullin Doktor i Shkencave Juridike në Universitetin Kolegji Amerikan - Shkup. 

Përvoja e punës:

Pas mbarimit në fakultetit në periudhën prej viti 2005-2006 punësohet si Asistent i Ri në fakultetin Juridik në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.  

Në periudhën prej 2006-2008 punësohet si bashkëpunëtor profesional në zyrën e avokatit, ndërsa në periudhën 2008-2009 punon si avokat i pavarur në një zyrë private të avokatëve.  

Gjatë vitit 2009 regjistrohet në Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publik në Shkup të cilën e mbaron gjatë dhjetorit 2010, ndërsa nga shkurti deri në dhjetor 2010 angazhohet si praktikant në Gjykatën Themelore në Tetovë.

Më 01.02.2011 emërohet si gjykatës në Gjykatën Themelore në Gostivar, ku kryen këtë funksion në sferën e të drejtës civile deri më 05.09.2016. Nga data 05.09.2016 emërohet si gjykatës në Gjykatën e Apelit në Gostivar, ku momentalisht gjithashtu është i angazhuar në sektorin e të drejtës civile.

Publikime dhe aktivitete:

Në korniza të studimeve të doktoraturës ka publikuar disa punime shkencore më së shumti në sferën e të drejtës civile, por edhe nga sfera e të drejtës tregtare në revista të ndryshme të vendit dhe ndërkombëtare, ndër të cilat edhe revista ‘Pravnik’ e botuar nga ana e Shoqatës së Avokatëve të Republikës së Maqedonisë, në revistën shkencore ‘Delovno Pravo’, revistën në Universitetin Aab në Prishtinë – Republika e Kosovës, etj.

Githashtu është në eduktim të vazhdueshëm në vend dhe jashtë vendit, ku dhe ka kryer disa vizita kërkimore. I njejti ka vizituar dhe shumë seminare edukative ndërkombëtare në Washington – SHBA, Hag – Mbretëria e Holandës, Bordo – Francë, Luksemburg, Bruksel -Belgjikë, Minhen – Gjermani, etj.  Në vitin 2019 është zgjedhur si ligjërues në Akademinë për gjykatës dhe prokuror publik në Shkup, gjithashtu është angazhuar si ligjërues në Shoqatën e avokatëve në Republikën e Maqedonisë, Fakultetin e Drejtësisë në universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, etj.

Njeh në mënyrë aktive gjuhën Angleze dhe Kroate.

Gjyqtar Daut Rustemi

Gjyqtar Daut Rustemi

Emër:
Daut Rustemi
Vit përzgjedhja:
2023
Sfera e punës:
Sektori penal

Arsim:

Arsimi i mesëm: Gjimnazi Kiril Pejcinoviq - Tetovë

Fakulteti: Në vitin 1994 u diplomua në Fakultetin Juridik në Prishtinë

Provimi i jurisprudencës: Shkup, 2004

Përvoja e punës:

Në vitin 2005 është punësuar në Gjykatën Themelore të Tetovës si bashkëpunëtor profesional

20.05.2008 është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën Themelore të Gostivarit në seksionin penal.

09.05.2023 me vendim të Këshillit Gjyqësor është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën e Apelit Gostivar.

E parë<1>E fundit

Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_