Pyetje të shpeshta [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Pyetje të shpeshta

1.  A kam të drejtë të rimbursoj shpenzimet e mia si dëshmitar?   Përgjigje

Të nderuar, Dëshmitari ka të drejtën e kompensimit të shpenzimeve të udhëtimit, të ushqimit, të akomodimit gjatë natës, si dhe të kompensimit të fitimeve të humbura. Dëshmitari duhet të kërkojë kompensimin menjëherë pas seancës, në të kundërtën e humbet këtë të drejtë. Për kompensimin e fitimeve, dëshmitari duhet të sigurojë prova për fitimin e humbur.

2.  Ku mund të dëshmoj?   Përgjigje

Është detyrë e përgjithshme civile dhe ligjore që qytetarët të dëshmojnë. Personi i cili do të thirret si dëshmitar është i detyruar t'i përgjigjet thirrjes dhe të dëshmojë. Dëgjimi i dëshmitarëve është një nga provat që kryhet në të gjitha proceset gjyqësore. Megjithatë, gjykata nuk është vendi i vetëm ku dëshmitari mund të japë deklaratë. Dëshmitarët, të cilët për shkak të pleqërisë, sëmundjes ose defekteve të rënda trupore nuk mund t'i përgjigjen thirrjes të gjykatës, do të dëgjohen në banesën e tyre, pra në vendin ku ndodhen (spital).

3.  A jam i mbrojtur si dëshmitar? Përgjigje   Përgjigje

Dëshmitari gëzon siguri të barabartë në gjykatë, ashtu si të gjitha palët dhe punonjësit e gjykatës. Dëshmitar i mbrojtur, nënkupton një person që posedon informacione të rëndësishme për procedurën penale, jeta, shëndeti, liria dhe prona e të cilit janë të ekspozuara në rrezik dhe i cili përfshihet në programin për mbrojtjen e dëshmitarëve. Gjatë procedurës, kur ekziston rreziku i kanosjes, kanosjes për hakmarrje ose rrezikimit të jetës ose integritetit fizik të dëshmitarit, prokurori publik, përkatësisht gjyqtari hetues ose kryetari i këshillit ndërmarrin masa dhe aktivitete për mbrojtjen efektive të dëshmitarit. Programi për mbrojtjen e dëshmitarëve përfshin: - Mbajtjen konfidenciale të identitetit të dëshmitarit, - Sigurimin e mbrojtjes personale, - Ndërrimin e vendbanimit, respektivisht vendqëndrimit, - Ndryshimin e identitetit.

4.  Si të kontrolloni se në cilën fazë është procedura?   Përgjigje

Palët mund të kontaktojnë administratën e gjykatës gjatë gjithë orarit të punës në objektin e gjykatës, në sekretarinë e gjykatës. Koha e punës me palët nuk mund të jetë më e shkurtër se 5 orë dhe shpallet në hyrje të ambientit së punës. Të gjitha informacionet e nevojshme merren në departamentet të cilave u referohet kërkesa specifike (penale, civile) dhe seksionet në secilin departament. Për të lehtësuar punën e administratës gjyqësore dhe për të marrë informacion të saktë, duhet të keni të dhëna bazë për atë që kërkoni (numrin e lëndës, bazën, palët). Në sekretarinë e gjykatës mbahen në regjistrat dhe librat ndihmës , veçmas sipas llojit të lëndëve. Nga regjistrat mund të përcaktohet në çdo kohë se ku dhe në cilën fazë të procedurës ndodhet lënda. Njoftimet mund të jepen me telefon dhe me shkrim me shpenzimet e palës që i kërkon. Njoftimet e tjera për gjendjen e rasteve mund t'u jepen vetëm personave të autorizuar për shqyrtimin e dosjeve. Nuk lejohen shpjegime për korrektësinë e veprimeve gjyqësore, vendimeve si dhe deklarimet e mundshme për rezultatin e kontestit.

5.  Rehabilitimi (fshirja e pasojave juridike nga dënimi)   Përgjigje

E rëndësishme: Personi i rehabilituar konsiderohet i padënuar dhe të dhënat për dënimin e fshirë nuk i jepen askujt. Rehabilitimi nënkupton ndërprerjen e parakohshme të dënimeve që konsistojnë në ndalime (të cilat vendosen me vendim gjykate) dhe në dënimin e dëbimit të të huajit nga vendi dhe në ndërprerjen e pasojave juridike të dënimit dhe fshirjen e dënimit nga regjistri penal (i cili mbahet në çdo gjykatë). Rehabilitimi mund të ndodhë me fuqinë e ligjit (rehabilitimi ligjor) dhe në bazë të një vendimi gjyqësor (rehabilitimi gjyqësor). 1. Rehabilitimi ligjor - Kushtet në të cilat rehabilitimi mund të merret ligjërisht janë si më poshtë: - për masën alternative të shqiptuar brenda 1 viti nga dita e plotfuqishmërisë së vendimit të gjykatës, nëse autori nuk kryen vepër të re penale në atë periudhë; - Dënimi me kusht fshihet pas një viti pas kalimit të periudhës së provës nëse shkelësi nuk kryen vepër të re penale gjatë asaj periudhe; - Dënimi me gjobë dhe dënimi ndalesë të drejtimit të mjetit motorik, i shqiptuar si dënim i vetëm, fshihen pas 3 vjetësh nga dita e dënimit të parashtruar ose të falur, nëse autori gjatë asaj periudhe nuk kryen vepër të re penale ; - Dënimet me burgim deri në 3 vjet dhe dënimet me burg për të mitur fshihen pas 5 vjetësh nga dita e dënimit të përmbaruar, të parashtruar ose të falur, nëse autori nuk kryen vepër të re penale gjatë asaj periudhe; - më shumë dënime të një personi fshihen vetëm në të njëjtën kohë, nëse ekzistojnë kushte për fshirjen e secilës prej atyre dënimeve. 2. Rehabilitimi gjyqësor Personi që dëshiron të rehabilitohet me rehabilitim gjyqësor duhet të paraqesë në gjykatë një kërkesë për shlyerjen e pasojave juridike të dënimit, në të cilën duhet të deklarojë: - gjeneralitet e tij, - numrin e aktgjykimit me të cilin është dënuar - llojin e dënimit të shqiptuar ndaj tij dhe - lartësinë e dënimit të shqiptuar ndaj tij. Kushtet nën të cilat arrihet rehabilitimi gjyqësor janë si më poshtë: - Pas kalimit të 3 viteve nga dita e vuajtjes, parashtrimit ose faljes së dënimit, gjykata mund të vendosë ndërprerjen e pasojave juridike të dënimit që konsiston në ndalimit e përfitimit të disa të drejtave. - Pas kalimit të një viti nga data e zbatimit të masës së dënimit për të kryer veprimtari të veçantë të një personi juridik, gjykata mund të vendosë që ndalimi të ndërpritet. - Pas kalimit të 3 viteve nga data e vuajtjes së dënimit me ndalim të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës dhe ndalim të drejtimit të mjetit motorik dhe dëbim të përkohshëm nga vendi i të huajit si dhe dënimin me ndalim të përhershëm të ushtrimit të veprimtarisë së personit juridik gjykata mund të vendosë ndërprerjen - Gjykata, me kërkesë të personit të dënuar, mund të vendosë fshirjen e dënimit me burg nga evidenca penale: 1. nga 3 vjet deri në 5 vjet brenda 5 viteve nga dita e dënimit të vuajtur, të parashtruar ose të falur, nëse kryesi nuk kryen vepër të re penale gjatë asaj periudhe; 2. nga 5 vjet deri në 10 vjet brenda 10 viteve nga dita e dënimit të vuajtur, të parashtruar ose të falur, nëse kryesi nuk kryen vepër të re penale gjatë asaj periudhe; 3. nga 10 vjet deri në 15 vjet brenda 15 viteve nga dita e dënimit të vuajtur, të parashtruar ose të falur nëse kryesi nuk kryen vepër të re penale gjatë asaj periudhe; 4. nga 20 vjet në afat prej 20 viteve nga dita e dënimit të vuajtur, të parashtruar ose të falur, nëse kryesi gjatë asaj periudhe nuk kryen vepër të re penale; Dënimi fshihet pasi gjykata të marrë vendim për fshirjen e pasojave juridike të dënimit.

E parë<1>E fundit


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_