Informacione të dobishme [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Informacione të dobishme

RREGULLAT E SJELLJES NË GJYKATË

 

  1. Vizitorët paralajmërohen se hyjnë në ndërtesën e gjykatës dhe se duhet ti repektojnë standardet përkatëse të të sjellurit. Ai që nuk i respekton rregullat e gjykatës ose nuk u përmbahet standardeve të të sjellurit do të mënjanohet nga ndërtesa e gjykatës.
  1. Personave nën 18 vjet nuk u lejohet hyrja në ndërtesën e gjykatës, përveç me leje ose me urdhëresë nga gjykata, në prani të personit madhor ose me miratimin e adminstratës gjyqësore.
  1. Vizitorët që marrin pjesë në shqyrtim do të akomodohen në vendet për publikun. Kryetari i Këshillit Gjyqësor mund të urdhërojë largimin e personit nga vendet e vizitorëve, nëse i njëjti shkakton ndërprerjen ose prishjen e rendit në sallën e gjykimit.
  1. Vizitorët duhet të çohen në këmbë gjatë hyrjes së gjykatësit në sallën e gjykimit. Gjatë kohëzgjatjes së shqyrtimit vizitorët duhet të jenë të qetë dhe të respektojnë instruksionet e dhëna nga gjykatësi ose nga policia gjyqësore.
  1. Gjatë kohëzgjatjes së shqyrtimit është e ndaluar biseda mes vizitorëve, zhurma me zë të lartë, sjellja ofenduese dhe e dhunshme ose çfarë do qoftë aktiviteti me të cilin mund të prishet zhivillimi i pandërprerë i punës së gjyqit.
  1. Personat që hyjnë në gjykatë janë të obliguar që të vishen në mënyrë përkatëse.  Veshja e cila konsiderohet si provokative, shqetësuese ose veshja që ka shenja ose vizatime ofenduese është e ndaluar.
  1. Gjatë hyrjes në sallën e gjykimit është e ndaluar që të futen telefonë mobil, kompjutera bartës, PDA, kamera ose çfarëdo pajisje tjetër audio dhe video që mund të regjistrojë ose të procesojë.
  1. Audio dhe video inçizimet ose fotografimet në ndërtesën e gjykatës janë rreptësisht të ndaluara pa lejen e administratës. Policia gjyqësore është e autorizuar të konfiskojë ose të prishë regjistrimet e pautorizuara.
  1. Konsumimi i lëngjeve, ushqimit, tymosja e cigareve ose përdorimi i mjeteve narkotike janë të ndaluara në ndërtesën e gjykatës.
  1. Vizitorët nuk guxojnë që të lënë bagazhe ose sende personale pa mbikëqyrje. Gjykata nuk merr përgjegjësi për sendet e humbura ose të dëmtuara të vizitorëve derisa janë në ambientet e gjykatës.
  1. Policia gjyqësore mund të evakuojë ndërtesën e gjykatës në çdo kohë. Gjatë kësaj vizitorët dhe personeli gjyqësor janë të obliguar që të respektojnë rregullat dhe tju përmbahen instruksioneve të tyre.

 

 

E destinuar për informim!

Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_