Informacione të përgjithshme (kompetencat dhe histori) [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Informacione të përgjithshme (kompetencat dhe histori)

GJYKATA THEMELORE DIBËR ËSHTË GJYKATË ME KOMPETENCË THEMELORE

 

Me Ligjin për Gjykatat (Gazeta zyrtare e RMV nr.58/06, nr.62/06, nr.35/08, nr.150/10, nr.83/18, nr.198/18 dhe Gazeta zyrtare e RMV nr.96/9), Gjykata Themelore Dibër është themeluar për territorin e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë.

 

Kompetenca vendore

 

Kompetenca vendore është përcaktuar në nen. 28 parag.1 p.7 të Ligjit për Gjykata.

 

Kompetenca reale

 

Kompetenca reale e gjykatës është përcaktuar në nen. 30 të Ligjit për Gjykata.

 

Gjykatat themelore me kompetenca themelore për territoret për të cilat janë themeluar, janë kompetente të vendosin në shkallë të parë sipas lëndëve penale dhe kundërvajtëse, dhe atë:

- për vepra penale për të cilat me ligj si dënim kryesor është përcaktuar dënimi me burgim deri në 5 vjet, nëse për disa vepra penale nuk është parashikuar kompetencë e ndonjë gjykate tjetër,

- për vepra penale për të cilat me ligj të veçantë është përcaktuar kompetencë e gjykatës me kompetencë themelore,

- të realizojnë hetim ose veprime hetimore për vepra penale nga kompetencat e veta.

- për të gjitha llojet e kundërvajtjeve, përveç për kundërvajtje të cilat me ligj janë vendosur në kompetencë të organit të adminstratës ose organizatës shtetërore ose ndonjë organi tjetër që kryen autorizime publike,

- për ankesa dhe kundërshtime për procedurat për të cilat janë kompetente këto gjykata.

 

Gjykatat themelore me kompetencë themelore janë kompetente të vendosin në shkallë të parë sipas kontesteve civile, dhe atë:

 

  • për konteste në marrëdhënie pronësore juridike dhe marrëdhënie të tjera civilo-juridike të personave fizik, vlera e të cilave është deri në 50.000 euro në kundërvlerë të denarit, nëse me ligj nuk është parashikuar si kompetencë e ndonjë gjykate tjetër.
  • për konteste për vërtetimin ose kontestimin e atësisë, mëmësië, vërtetimin e ekzstimit të kurorëzimit të martesës, për anulimin e martesës dhe shkurorëzim martese,
  • për alimentacion ligjor,
  • për rritjen dhe edukimin e fëmijëve,
  • për pengim posedimi,
  • për alimentacion të përjetshëm,
  • për kompenzim të dëmit i cili nuk tejkalon 50.000 euro në kundërvlerë të denarit,
  • në procedurë për sigurim dhe përmbarim
  • për marrëdhënie pune,
  • në konteste të marrëdhënieve trashëgimore-juridike,
  • të mbajnë tapi,
  • për punë të tjera të përcaktuara me ligj.
Ndërtesa e gjykatës

Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_