Qasje të lirë në informatat me karakter publik [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Qasje të lirë në informatat me karakter publik (kontakti dhe forma e kërkesës)

Qasja e lirë te informacionet me karakter publik

Në pajtueshmëri me Ligjin për Qasje të Lirë te Informacionet me Karakter Publik, është siguruar hapja dhe transparenca e punës së mbajtësve të informacioneve dhe ju mundësohet personave fizik dhe juridik që të realizojnë të drejtën e qasjes së lirë në informacionet e karakterit publik.

Konceptet bazë:

“Mbajtësit e informacioneve” janë organet e pushtetit shtetëror dhe enteve dhe institucioneve të tjera të përcaktuara me ligj, organet e komunave, të qytetit të Shkupit dhe të komunave në qytetin e Shkupit, entet dhe shërbimet publike, ndërmarjet publike dhe personat juridik dhe fizik të cilët kryejnë veprimtari dhe autorizime publike me karakter publik të përcaktuara me ligj.

“Informacion me karakter publik” është informacion në cilën do formë që e ka krijuar dhe me të cilin disponon mbajtësi i informacionit, respektivisht me atë disponon vetëm mbajtësi i informacionit, në pajtim me kompetencat e tij.

 

“Kërkuesi i informacionit” është cilido person juridik apo fizik pa diskriminim në cilëndo bazë, në mënyrën dhe kushtet e përcaktuara me Ligjin për Qasje të Lirë te Informacionet e Karakterit Publik.

 

Përjashtim nga qasja e lirë e informacioneve:

Mbajtësit e informacioneve mund të refuzojnë kërkesën për qasje të lirë në informacion në pajtim me ligjin, nëse informacioni konsiston në:

1)Informacionin i cili në bazë të ligjit paraqet informacion të klasifikuar me shkallë përkatëse të sekretit.

2)Të dhënë personale, zbulimi  i së cilës do të nënkuptonte shkelje të mbrojtjes të të dhënave personale.

3)Informacioni për punën e arkivit e cili është i përcaktuar si  i besueshëm.

4)Informacioni, dhënia e të cilit do të nënkuptonte shkelje të besueshmërisë të procedurës tatimore.

5)Informacioni i fituar ose i përpiluar për hetim, procedurë penale ose kundërvajtëse për realizimin e procedurës administrative dhe civile, dhënia e të cilit mund të ketë pasoja të dëmshme gjatë procedurës.

6)Informacioni i cili konsiston në interes komercial ose interes  tjetër ekonomik, duke përfshirë edhe interesat e politikës monetare dhe fiskale, dhënia e të cilëve do të ketë pasoja të dëmshme në realizimin e funksionit.

7)Informacioni nga dokument i cili është në procedurën e përgaditjes dhe akoma është subjekt i pajtuesmërisë te mbajtësi i informacionit, zbulimi i të cilit do të shkaktonte kuptimin e gabuar të përmbajtjes.

8)Informacioni për mbrojtjen e mjedisit jetësor i cili nuk është i arritshëm për publikun për shkak të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe mjedisit jetësor.

9)Informacioni i cili rrezikon të drejtat e pronësisë industriale ose intelektuale (patenti, modeli, mostra, vula tregtare ose shërbyese, shenja për prejardhjen e prodhimit).

 

Formularin për qasjen e lirë te informacionet mund ta merrni këtu:

 


 Shkarko

Kontakt

Mevmet Muratoski

Telefon:
046/ 831 - 404
Telefon celular:
070/ 284 - 737

Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_