Sipas nen-it 32 paragrafi 4 nga Ligji për Gjykata (,,Gazeta Zyrtare e RM” numër 58/06 e datës 11.05.2006, 35/08 e datës 14.03.2008, 150/10 e datës 18.11.2010, 83/18 e datës 08.05.2018, 198/18 e datës 31.10.2018 dhe ,,Gazeta Zyrtare e RMV” numër 96 e datës 17.05.2019) Gjykata Themelore Civile Shkup është gjykatë civile me kompetencë themelore dhe të zgjeruar për territorin e Qytetit të Shkupit, gjegjësisht për territorin e komunave vijuese të Shkupit (Qendër, Karposh, Gjorçe Petrov, Saraj, Kisella Vodë, Aerodrom, Butel, Gazi Babë,Çair, Shuto Orizari, Çuçer Sandevo, Sopishte, Studeniçan, Zelenikovë, Petrovec, Ilinden dhe Araçinë)
Në pajtim me nenin e cituar dhe nenin 31 nga Ligji për Gjykata,si dhe rregullat e tjera të vlefshme,Gjykata Themelore Civile Shkup është kompetente të vendosë në shkallë të parë në kontestet civile dhe atë :
• për konteste në marëdhëniet pronsoro- juridike dhe marëdhëniet e tjera civile juridike gjegjësisht për persona fizik dhe juridik,vlera e të cilave është gjer më dhe mbi 50.000 Euro në kundërvlerë denarësh,nëse në ligj nuk parashihet kompetencë e ndonjë gjykate tjetër.
• për konteste për vërtetim dhe kontestim të atësisë dhe mëmësisë, vërtetim për eksistencë të martesës,për prishje të martesës dhe shkurrorrëzim,
• për alimentacion ligjor
•për ruajtje dhe edukim të fëmijëve
•për pengesë në posedim
•për mirëmbajtje të përjetshme
•për kompenzim material gjer dhe mbi 50.000 euro në kundërvlerë denarësh,nëse me ligj nuk është paraparë kompetencë e ndonjë gjykate tjetër
•për procedurë për sigurim të kërkesës
•për kontestet e punës
•për konteste të marëdhënieve trashigimoro-juridike
•për jashtëkontestimore dhe trashigimore
•në konteste tregtare ku të dy palët janë persona juridikë ose organe shtetërore,si dhe konteste nga të drejta të autorit dhe të drejta të ngjajshme dhe të drejta nga pronësia industriale
•udhëhiqet regjistër gjyqësor për parti politike
•në procedurën për falimentim dhe likuidim
•në konteste për vërtetim dhe sigurim për përmbarim të dhunshëm dhe
•për konteste të personave juridik vendor dhe të huaj të cilat rrjedhin nga marrëdhëniet e tyre të ndërsjellta ekonomike,gjegjësisht marëdhëniet tregtare
•për çështje tjera të përcaktuara me ligj.
Historiku
Gjykata Themelore Shkupi II Shkup është themeluar me Traktat të Prezidiumit të KAÇKM për sistemim të gjykatave të rregullta në Maqedoni nga data 31.03.1945. Ky traktat paraqet aktin e parë ligjdhënës të KAÇKM si organ i parë ligjdhënës i krijuar gjatë Luftës Nacional Çlirimtare me çka është vërtetuar ekzistimi i gjithsej 25 gjykatave komunale, tre gjykata territoriale dhe Gjykata e Lartë e Maqedonisë.
Paraprakisht formimi i gjykatave të para civile të rregullta në Maqedoni ka filluar me vendim nga mbëledhja e dytë e KAÇKM me 2 gusht 1944. Me këtë vendim janë formuar organet gjyqësore, përfaqësitë e gjykatave dhe sektoret gjyqësore në Këshillat Nacional Çlirimtarë. Me 20 tetor të vitit 1944 është sjellur aktvendim i prezidiumit të KAÇKM me të cilën ka qenë e paraparë që gjer në rregullimin e tërësishëm të gjyqësisë në Maqedoni, gjykimet të kryhen në kuadër të këshillave nacional- çlirimtar. Secili sektor gjyqësor ka qenë i përbërë nga udhëheqës, sekretar dhe personeli i nevojshëm. Gjykimet i ka zhvilluar këshilli prej pesë anëtarëve të zgjedhur nga territori i qarkut. Sipas rregullit sekretari i secilit këshill gjyqësor ka qenë jurist i emëruar nga prezidiumi i KAÇKM.
Gjykata Themelore Shkupi II Shkup si Gjykatë Komunale Shkupi II Shkup ka vazhduar të funksionojë edhe në bazë të Kushtetutës të RSFJ-së të vitit 1963 dhe Ligjit për Territoret e Gjykatave Komunale dhe të Qarkut me kompetenca të përgjithshme në RS të Maqedonisë nga viti 1965. Me reformat kushtetuese të vitit 1974 Gjykata Komunale Shkupi II Shkup ka vazhduar të funksionojë si Gjykatë e rregullt në pajtim me Ligjin për gjykata të Rregullta dhe atë në territoret e komunave Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Çair.
Më vitin 1990 nën kompetenca të Gjykatës Komunale Shkupi II Shkup kaluan edhe lëndët e Gjykatës së Punës së Bashkuar e cila u transformua. Lëndët nga kjo gjykatë e transformuar kaluan nën kompetenca të Gjykatës Komunale Shkupi 2 Shkup gjegjësisht Gjykatës Komunale Shkupi 1 Shkup përkatësisht me kompetencat vendore për procedim ndaj kontesteve të punës. Gjykata Komunale Shkupi II Shkup ka vazhduar të funksionojë si Gjykatë Themelore Shkupi II Shkup në vitin 1996 në pajtim me Ligjin për Gjykata i vitit 1995 (,, Gazeta Zyrtare e RM-së,, nr.36/95). Në bazë të këtij ligji gjykata është kompetente për territorin e komunave Kisella Vodë, Çair dhe Gazi Babë. Në vitin 1996 nën kompetenca të Gjykatës Themelore Shkupi II Shkup kalojnë edhe lëndët e ish Gjykatës Ekonomike të Qarkut të Shkupit e cila abrogohet,ndërsa ka të bëjë me konteste nga lëmia ekonomike, procedurat falimentuese dhe përmbaruese, përkatësisht me kompetencat vendore për këto konteste. Në këtë vit nën kompetencat e kësaj gjykate kanë kaluar edhe lëndët për kundërvajtje, përkatësisht për kompetencat vendore, për të cilat deri atëherë ka proceduar gjykata për kundërvajtje.
Në fillim gjegjësisht në vitin 1956 gjykata ka qenë e vendosur në barakën përballë hotelit ,,Kontinental,, në Shkup, pastaj është vendosur në baraka në komunën Butel në rrugën ,,Bosna dhe Hercegovina,, p.n Shkup. Nga data 01.07.1998 gjykata filloi të funksionojë në lokacionin e sotëm, përveç sektorëve të falimentimit dhe kontesteve ekonomike të cilët ngelën në barakat e komunës Butel deri më 09.04.2002, si dhe sektori për kundërvajtje i cili mbeti në barakat e Parkut të Qytetit.
Në pajtim me Ligjin e ri për Gjykata (,, Gazeta Zyrtare e RM-së,, nr. 58/06 nga data 11.05.2006) Gjykata Themelore Shkupi II Shkup është gjykatë civile me kompetenca të përgjithshme dhe të zgjeruara për territorin e qytetit të Shkupit, por tërësisht në këtë kuptim filloi të funksionojë nga muaji prill i vitit 2007.
Struktura e ndërtesës së gjykatës
Përdhesë
Në përdhesë të ndërtesës së gjykatës janë vendosur policia e gjykatës, centrali telefonik, sektori për dorëzim, ekonomi i gjykatës, udhëheqësi i shërbimit administrativ gjyqësor me sektorët që vijojnë:
· Sektori për pranim dhe ekspedim.
· Sektori për apostille-sporteli nr. 1 dhe 2
· Sektori për Kundërshtime ndaj parregullsive gjatë përmbarimit-prapa sporteleve 1
dhe 2.
· Sektori për lëndë civile kontestimore-sporteli nr. 3 deri në sportelin nr. 24.
· Sektori për trashëgimi dhe PJK - sporteli nr. 25 dhe sporteli nr. 26.
· Sektori për falimentim dhe likuidim, vend-hapsira nr. 5 pas sporteleve të trashëgimisë.
· Arkivi është i vendosur në hapsirat e podrumeve të gjykatës.
Kati i parë
Në katin e parë janë të vendosur kabineti i Kryetarit të Gjykatës, biblioteka, salla për kolegium, kabineti i Administratorit të Gjykatës, njësia e administratës së gjykatës, njësia e kontabilitetit, sallat e gjykimit nga I deri në VI, kabinete gjyqësore të gjykatësve, zyrat e bashkëpunëtorëve profesional, zyrat e serverëve të gjykatës, zyra e përkthyesve gjyqësorë nga gjuha maqedone në gjuhën shqipe, zyrat e daktilografistëve.
Kati i dytë
Në katin e dytë janë të vendosur sallat e gjykimit nga VII deri XII në pjesën e vjetër, salla e gjykimit XVII në pjesën e re, sektori për konteste të punës (dhoma 40), sektori për parti politike, kisha dhe bashkësi fetare (dhoma 18), Zyra për informim publik (dhoma nr.36), kabinete gjyqësore të gjykatësve, zyrat e bashkëpunëtorëve profesional, zyra për evidencë të lëndëve të vjetra për urdhëresë të pagesave, shkurorëzimeve dhe lëndë noterike.
Kati i tretë
Në katin e tretë janë të vendosur sallat e gjykimit nga XIII deri XVI në pjesën e vjetër, sallat e gjykimit nga XVIII deri XXVI në pjesën e re, kabinete gjyqësore të gjykatësve, zyrat e bashkëpunëtorëve profesional.
Sektori i kontesteve tregtare është i vendosur në katin e parë në ndërtesën e Gjykatës së Apelit Shkup.
Në katin e parë në Gjykatën e Apelit Shkup janë të vendosur 3 salla të gjykimit për gjykatësit të cilët procedojnë në kontestet tregtare dhe atë në sallën e gjykimit nr. 16,19 dhe nr.21. Shërbimi administrativ gjyqësor i këtij sektori është i vendosur në zyrat me nr. 64, 89 dhe 90.