V E N D I M për Shpalljen publike numër 4/2019 [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

V E N D I M për Shpalljen publike numër 4/2019

Risi  |  3 Jan 2020

Republika e Maqedonisë së Veriut

GJYKATA THEMELORE CIVILE SHKUP

04.-A.gj. nr. 3/20

03.01.2020

Sh k u p

 

 

Në bazë të nenit 24 nga Ligji për shërbim gjyqësor (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 43/14, 33/15, 98/15, 6/16, 198/18 dhe 248/18) në lidhje me nenin 51 nga Ligji për buxhetet (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr 64/2005, 4/2008,103/2008, 156/2009, 95/10, 180/11, 171/12, 192/15 dhe 167/16),Kryetari i Gjykatës themelore civile Shkup, më datë 03.01.2020 solli :

 

 

V E N D I M

 

Shpallja publike numër 4/2019 për punësim në kohë të pacaktuar në Gjykatën themelore civile Shkup të 1 (një )nëpunësi gjyqësor për vendin e punës : Kategoria G, niveli G-2, Referent i lartë gjyqësor për pranim dhe ekspedim të postës, STORNOHET.

 

 

 

A r s y e t i m

 

Gjykata themelore civile më datë 15.11.2019 në gazetat ditore “ Nova Makedonija “ dhe “Lajm”, si dhe në web faqen e gjykatës, publikoi shpallje publike nr.4/2019 për punësim në kohë të pacaktuar të 1 (një) nëpunësi gjyqësor për vendin e punës: Kategoria G, niveli G-2, Referent i lartë gjyqësor për pranim dhe ekspidim të postës.

 

            Shpallja publike është e publikuar në pajtim me nenin 24 nga Ligji për Shërbim Gjyqësor ( Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 43/14, 33/15, 98/15, 6/16, 198/18 dhe 248/18), pas marrjes paraprake të pëlqimit nga Këshilli Gjyqësor Buxhetor nën nr. 08-1532/4 të dates 29.10.2019 si dhe Lajmërimit nga Republika e Maqedonisë së Veriut – Ministrisë për Financa nr.18-8553/2 të dates 21.10.2019 për mjete financiare të siguruara për punësim të një realizuesi në vendin e shënuar të punës, të lëshuar në pajtim me nenin 51 nga Ligji për Buxhetet (,, Gazeta Zyretare e Republikës së Maqedonisë nr.64/2005 4/2008, 103/2008, 156/2009, 95/10, 180/11,171/12,192/15 dhe 167/16).

 

            Në pajtim me nenin 51 paragrafi 1 nga Ligji për Buxhetet, shfrytëzuesit buxhetor dhe njësitë shfrytëzuese të mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, mund të punësohen punëtorë të rinj dhe të plotësojnë vende të zbrazëta të punës, të punësojnë punëtorë në kohë të caktuar dhe të lidhin konttrata për dorëzim të punëtorit për punësime të përkohshme për kryerje të punëve të përkohshme, vetëm me kusht, nëse për atë janë siguruar mjete në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë dhe nëse janë planifikuar në planin për plotësim të vendeve të punës gjatë vitit fiskal, i cili është i sjellë gjatë sjelljes së përllogaritjes buxhetore.

 

            Sipas nenit 51 paragrafi 4 nga i njëjti ligj, gjatë punësimit të punëtorëve të rinj dhe plotësimit të vendeve të zbrazëta të punës, gjatë punësimit të punëtorëve në kohë të caktuar dhe gjatë lidhjes së kontratave për dorëzim të punëtorit për punësime të përkohshme për kryerje të punëve të përkohshme, nga paragrafet (1),  dhe (2) dhe (3) të këtij neni do të respektohet principi I përfaqësimit të drejtë dhe përkatës të pjesëtarëve të bashkësive në Republikën e Maqedonisë.

 

Në pajtim me dispozitën e shënuar ligjore, pajtueshmëria për mjete financiare të siguruara për punësim të ri ka të bëjë me vitin fiskal rrjedhës.

 

            Duke pasur parasysh se lajmërimi nga Republika e Maqedonisë së Veriut – Ministria për Finaca nr. 18/8553/2 për mjete financiare të sigurara për punësim të një realizuesi për vendin e punës: Kategoria G, niveli G-2, Referent i lartë gjyqësor për pranim dhe ekspedim të postës është e datës 21.10.2019, pajtueshmëria për mjete financiare të siguruara ka të bëjë me vitin fiskal rrjedhës 2019.

 

            Me mbarimin e vitit fiskal 2019, ndalon vlefshmëria e pajtueshmërisë së lëshuar.

 

            Duke pasur këtë parasysh, pas përfundimit të vitit 2019, nuk janë të plotësuara kushtet të parapara me nenin 24 nga Ligji për Shërbim Gjyqësor, për çka Shpallja Publike nr.4/2019 për punësim në kohë të pacaktuar të 1 (një) nëpunësi gjyqësor për vendin e punës: Kategoria G, niveli G-2, Referent I lartë gjyqësor për pranim dhe ekspedim të postës, stornohet.

 

 

                                                                                                GJYKATA THEMELORE CIVILE SHKUP

                                                                                                                        KRYETAR,

                                                                                                                  ILIR SULEJMANI

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_