U D H Ë Z I M [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

U D H Ë Z I M

Risi  |  20 Mar 2020
për mënyrën e punës në Gjykatën themelore civile Shkup në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur

Republika e Maqedonisë së Veriut

GJYKATA THEMELORE CIVILE SHKUP

AGJ-02-23/20

viti.19.03.2020

     Sh k u p

 

 

Në bazë të nenit 88 nga Ligji për Gjykata (“Gazeta zyrtare e RM”nr 58/06,35/08, 150/10, 83/18, 198/18 dhe “Gazeta zyrtare e RMV” nr 96/19), neni 2 parag2, neni 13 parag 1 dhe nen 15 nga Rregullorja e punës (“Gazeta zyrtare e RM nr 66/13 dhe 114/14),si dhe vendimin për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga data 18.03.2020 i sjellë nga Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari i Gjykatës themelore civile Shkup, më datë 19.03.2020, solli :

 

U D H  Ë Z I M

                                      për mënyrën  e punës në Gjykatën themelore civile Shkup

në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur

 

 

I.Gjykatësit e Gjykatës themelore civile Shkup të cilët në pajtim me vendimin e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.02-606/1 të datës 17.03.2020 do të kryejnë punë të caktuara nga shtëpia( studjim i lëndëve dhe ardhje vetëm në ditët e gjykimeve, shkrimi i vendimeve për të cilat përdoret teknologjia informatiko  kompjuteristike), gjer tek Kryetari i Gjykatës themelore civile Shkup të dorëzojnë lajmërim me shkrim me theksim të ditëve në të cilat do të punojnë në shtëpi, ndërsa në ditët  e tjera të vinë në punë dhe detyrat e punës ti kryejnë në hapsirat e gjykatës themelore civile Shkup.

 

II.Gjykatësit e Gjykatës themelore civile rregullisht ti pregadisin vendimet gjyqësore në të cilat është mbyllur shqyrtimi.

 

III.Të gjithë gjykatësit dhe të punësuarit në Gjykatën Themelore civile detyrimisht dhe rregullisht të jenë të kapshëm ne  numrat telefonik zyrtar, për kohën e punës së gjykatës, duke i përfshirë edhe gjykatësit të cilët shfrytëzojnë të drejtën e mungesës së paguar nga puna në pajtim me masat e Qeverisë së Republikës se Maqedonisë së Veriut.

IV.Të punësuarit dhe nëpunësat gjyqësor të shpërndarë në punë në njësitë për pranim të pranojnë postën në kohën e paraparë për pranim.

 

V.Shpërndarje automatike e lëndëve nga ana e nëpunësave gjyqësor të autorizuar për kryerje të shpërndarjes automatike të lëndëve nëpërmjet sistemit të automatizuar kompjuterik për udhëheqje me lëndët gjyqësore të kryhet para përfundimit të kohës së punës në gjykatë.

 

VI.Në lidhje me lëndët urgjente për të cilat janë caktuar seanca të jepen të dhëna gjer tek pjesëtarët e policisë gjyqësore, më së voni një ditë para mbajtjes së seancave, me theksim të numrit të lëndës, ditën dhe orën e mbajtjes së seancës, numrin e sallës së gjykimit dhe të dhëna për palët dhe përfaqsuesit e tyre,për shkak të lëshimit të palëve dhe përfaqsuesve të tyre nga ana e pjesëtarëve të policisë gjyqësore drejtpërdrejt para mbajtjes së seancave.

 

VII.Në pajtim  me lajmërimin nga Gjykata e Apelit Shkup nën AGJ.03-211/20 e datës 18.03.2020 gjer tek Gjykata e Apelit Shkup të dorëzohen vetëm lëndët me karakter urgjent të përfshira në vendimin e Këshllit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nën nr 02-606/1 të datës 17.03.2020, me çka e njejta vlen edhe për dorëzimin e lëndëve gjer tek Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

VIII.Detyrimisht dhe në mënyrë intenzive të përdoret dorëzimi i shkresave gjyqësore në formë elektronike, në lëndët ku ekziston mundësi teknike për këtë gjë, gjatë kësaj nëpunësat gjyqësor dhe të punësuarit rregullisht të kontrrollojnë ku janë të plotësuara kushtet për dorëzim elektronik.

 

IX.Në lidhje me legalizimin e dokumenteve të huaja, lëndët për ndihmë ndërkombëtare juridike dhe aktlutjet, të veprohet në bazë të kërkesave të arsyetuara për urgjencë, të dorëzuara gjer tek Kryetari i Gjykatës themelore civile Shkup dhe të miratuara nga ai.

 

X.Shkresat gjyqësore të cilat janë të nevojshme të dorëzohen tek palët, të cilat nuk kanë të bëjnë me lëndë të karakterit urgjent, të rruhen në njësitë e gjykatës dhe pas përfundimit të gjendjes në mënyrë parciale të dorëzohen nëpërmjet shërbimit dergues të gjykatës.

 

XI.Te punësuarit dhe gjykatësit në Gjykatën themeloire civile sipas mundësisë pauzën ta shfrytëzojnë në hapsirat e gjykatës, ndërsa të ikin dhe të kthehen në gjykatë për kohën e pauzës vetëm për raste urgjente dhe të domosdoshme.

 

XII.Publiku, palët dhe pjesëmarrësit në procedurë, si dhe ndihmësit e tyre, gjatë dorëzimit të kërkesave të tyre, në mënyrën e paraparë në Ligjin për procedurë kontestimore dhe rregullores së punës, të theksojnë adresën për postë elektronike dhe nr telefoni me qëllim që të jenë të kontaktuar dhe përgjigjet tju jepen në formë elektronike.

 

XIII.Publiku dhe palët në procedurë për të gjitha të dhënat në lidhje me punën dhe veprimin e Gjykatës themelore civile Shkup do të informohen nëpërmjet faqes zyrtare dhe rregullisht të azhurnuar web faqen gjyqësore , nëpërmjet portalit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut:www.sud.mk ose direkt në :www.osskopje2.mk.

 

XVI. Kjo rregullore hyn në fuqi dhe zbatohet me ditën e sjelljes.

 

 

                                                                                GJYKATA THEMELORE CIVILE SHKUP

                                                   KRYETAR

                                                                              ILIR SULEJMANI

TË DORËZOHET:

-Administrimit gjyqësor

-Kryetarëve të njësive gjyqësore

-Tabelës së shpalljeve në gjykatë

-Web faqen e gjykatës

-Policisë gjyqësore

-Këshillit gjyqësor të RMV

-Gjykatës së Apelit Shkup

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_