NJOFTIM PËR OPINIONIN [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

NJOFTIM PËR OPINIONIN

Risi  |  24 Pri 2019
Të nderuar, Për shkak interesimit të shtuar në mediume në lidhje me lëndën RSVZRG.nr.2/19, e njoftojmë opinionin si vijon: Në bazë të sjelljes së dorëheqjes së parevokueshme të Reis Ul Ulema-së të Bashkësisë Fetare Islame – Sulejman Ef. Rexhepi e pranuar me datën 25.03.2019 dhe të evidentuar me numër 15-13/174, Riaseti i BFI-së në R.M me datën 30.03.2019 ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme ku është pranuar dorëheqja e Reis Ul Ulema-së të deritanishmit dhe në të njëjtën seancë për Reis Ul Ulema është zgjedhur Skender Buzaku.

 

NJOFTIM PËR OPINIONIN

Të nderuar,

 

Për shkak interesimit të shtuar në mediume në lidhje me lëndën RSVZRG.nr.2/19, e njoftojmë opinionin si vijon:

 

Në bazë të sjelljes së dorëheqjes së parevokueshme të Reis Ul Ulema-së të Bashkësisë Fetare Islame – Sulejman Ef. Rexhepi e pranuar me datën 25.03.2019 dhe të evidentuar me numër 15-13/174, Riaseti i BFI-së në R.M me datën 30.03.2019 ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme ku është pranuar dorëheqja e Reis Ul Ulema-së të deritanishmit dhe në të njëjtën seancë për Reis Ul Ulema është zgjedhur Skender Buzaku.

 

Në bazë të vendimeve të sjellura të Riasetit të Bashkësisë Fetare Islame në datën 03.04.2019, në Gjykatën Themelore Shkupi 2 Shkup është parashtruar kërkesë për ndryshim të personit për përfaqësim të Bashkësisë Fetare Islame. Duke vepruar në kërkesën e parashtruar Gjykata Themelore Shkupi 2 Shkup, në datën 17.04.2019, solli Aktvendim me të cilën kërkesa e Bashkësisë Fetare Islame për ndryshim të kryerjes së funksionit  Reis Ul Ulema është pranuar dhe në bazë të dokumenteve të parashtruara është kryer ndryshimi i funksionit Reis Ul Ulema, dhe si Reis Ul Ulema është regjistruar z. Skender Buzaku. Vendimi i theksuar për  ndryshim të ushtruesit të funksionit Reis Ul Ulema nuk është i plotëfuqishëm, gjegjësisht për të njëjtën rrjedhë afati 15 ditë për ankesë.

 

Në këtë kuptim, potencojmë se gjykata nuk bën ndryshime, por zbaton dhe vërteton vendime të Bashkësisë Fetare që janë sjellur në senacë të jashtëzakonshme të Riasetit e në bazë të nenit 36 dhe nenit 68 nga Kushtetuta e Bashkësisë Fetare Islame.

 

Në lidhje me pyetjen nga disa mediume se dorëheqja e parevokueshme e Reis Ul Ulema Sulejman Rexhepi është apo jo e falsifikuar, Ju njoftojmë se ajo mund të jetë lëndë e një procesi tjetër. Në procedurën në pajtim me Ligjin për Gjendje Juridike të kishës, Bashkësisë Fetare dhe Grupe Religjioze, gjykata kryen vetëm vërtetim të vendimeve të sjellura nga Bashkësia Fetare dhe të njëjtat i shpreh në Aktvendim për ndryshim. E theksuara aq më tepër është se të gjitha vendimet në kërkesën për ndryshim të Reis Ul Ulema-së janë me vulë të Bashkësisë Fetare dhe të evidentuara me numër në librin evidentues të bashkësisë.

 

 

 

Me respekt,

Gjykata Themelore Shkupi II Shkup

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_