SHPALLJE INTERNE NUMËR 01/2020 [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

SHPALLJE INTERNE NUMËR 01/2020

Risi  |  11 Dhj 2020
SHPALLJE INTERNE NUMËR 01/2020

REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT

GJYKATA THEMELORE CIVILE SHKUP

Agj- 04-233/20.

11.12.2020

SHKUP

 

 

 

Në bazë të nenit 20, nenit 39, nenit 40 paragrafi 1 nga Ligji për shërbim gjyqësor ( “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.43/2014, 33/2015,98/2015,6/2016,198/18,248/2018) dhe Rregullores për formën dhe përmbajtjen e shpalljes interne, mënyrës së parshtrimit të fletëparaqitjes për avancim, mënyrës për zbatim të  selektimit administrativ dhe intervistës, si dhe mënyrës së dhënies së pikëve  dhe numrit maksimal të pikëve nga procedura për selektim, në varshmëri me kategorine e vendit të punës për të cilën është publikuar shpallja interne  (“ Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.275.2020)

 

GJYKATA THEMELORE CIVILE SHKUP

shpall

 

SHPALLJE INTERNE NUMËR 01/2020

 

PËR AVANCIM TË NËPUNËSVE GJYQËSOR

           

Shpallet shpallje publike për avancim të nëpunësit gjyqësor për vendin e punës:

 

Udhëheqës i njësisë për informatikë-shifra :SUD 0101B04004

 

1-një realizues

 

Kandidatët duhet që ti plotësojnë kushtet e veçanta vijuese:

 

-më së paku 300 kredi të fituara sipas SEKT ose të ketë kryer shkallën VII/1 fakultet nga sfera e informatikës ose fakultet tjetër nga fusha përkatëse

 

-më së paku 4-katër vite përvojë pune në profesion

 

-njohje aktive të njërës nga tre gjuhët më shpesh të përdorura në Unionin Europian( anglisht, frengjisht dhe gjermanisht)

 

-njohje aktive të programeve kompjuteristike për punë në zyrë

 

• Në shpalljen interne mund të paraqiten nëpunës gjyqësor nga Gjykata themelore civile Shkup të cilët i plotësojnë edhe kushtet vijuese:

 

-të jetë i vlerësuar me notën” veçanërisht dallohet” ose “dallohet” gjatë notimit të fundit

 

-të jetë drejtëpërdrejt në vend punë më të ulët ose të jetë në vendin e punës në suaza të së  njejtës kategori në të cilën është vendi i punës për të cilin është e publikuar shpallja interne

 

-të ketë kaluar më së paku dy vite në vendin e punës në të cilin është i shpërndarë dhe

 

-të mos i jetë shqiptuar masë disciplinore në vitin e fundit para publikimit të shpalljes interne.

 

•Koha e punës nga e  hëna në të premte, prej ora 7.30  dhe përfundim në ora 15.30

 

•Orët javore të punës:40

 

•Rroga (shkalla e shkollimit dhe rroga për nivelin dhe emërtimin e vendit të punës): 30.975,00 denarë në vlerën neto

 

Me fletëparaqitjet kandidatët mund të parashtrojnë edhe dëshmitë vijuese:

 

• vërtetime për trajnime suksesshëm  të realizuara  si pjesëmarrës, jo më të vjetra se 5 vite

 

•vërtetime për trajnime  sukseshëm të realizuara si  trajnues, jo më të vjetra se 5 vite

 

• vërtetime për mentorim të sukseshëm si mentor

 

•vërtetime për mentorim të sukseshëm si  i mentoruar

 

Afati për paraqitje në shpallje është 5-pesë ditë nga dita e publikimit të shpalljes në web faqen e gjykatës.

 

Kandidatët fletëparaqitjen e plotësuar me dëshmitë për të dhënat të përmbajtura në fletëparaqitje, në formë  letre e parashtrojnë nëpërmjet shërbimit pranues të Gjykatës themelore civile Shkup gjer tek Komisioni për selektim për  avancim.

 

Me fletëparaqitjet kandidatët janë të obliguar nën përgjegjësi penale  dhe materiale të vërtetojnë së të dhënat në fletëparaqitje janë të sakta, ndërsa dëshmitë  e parashtruara  të njejta me origjinalin.

 

Vërejtje: kandidati i cili ka  dhënë të dhëna të pasakta në fletëparaqitje diskualifikohet  nga procedura e mëtutjeshme.

 

 

GJYKATA THEMELORE CIVILE SHKUP

 

 

 

Пријава за интерен оглас

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_