RAPORT VJETOR (Në pajtim me nenin 36 nga Ligji për Qasje të Lirë tek Informatat e Karakterit Publik) [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

RAPORT VJETOR (Në pajtim me nenin 36 nga Ligji për Qasje të Lirë tek Informatat e Karakterit Publik)

Risi  |  14 Jan 2020
Në pajtim me nenin 36 nga Ligji për Qasje të Lirë tek Informatat e Karakterit Publik (“Gazeta zyrtare e R.M. nr.101/19), Gjykata themelore civile Shkup, me seli në bul.”Goce Dellçev” numër 4 Shkup, telefonin për kontakt 02/3120171, faks 02/5115-382, e-mail:osnovensudskopje2@osskopje2.mk dhe portparol@osskopje2.mk nëpërmjet Kryetarit të gjykatës Ilir Sulejmani dhe personit zyrtar të poseduesit të informacionit Sanja Tomiq Vellkoski, e pregaditi këtë RAPORT VJETOR (nga 01.01.2019 gjer më 31.12.2019)

 


Република Северна Македонија
ОСНОВЕН ГРАЃАНСКИ СУД СКОПЈЕ
СПИ.бр.1/20
02.01.2020 година
С к о п ј е


Republika e Maqedonisë së Veriut
GJYKATA THEMELORE CIVILE SHKUP
QLI.nr.1/20
viti 02.01.2020
S h k u p

 

 

Në pajtim me nenin 36 nga Ligji për Qasje të Lirë tek Informatat e Karakterit Publik (“Gazeta zyrtare e R.M. nr.101/19), Gjykata themelore civile Shkup, me seli në bul.”Goce Dellçev” numër 4 Shkup, telefonin për kontakt 02/3120171, faks 02/5115-382, e-mail:osnovensudskopje2@osskopje2.mk dhe portparol@osskopje2.mk nëpërmjet Kryetarit të gjykatës Ilir Sulejmani dhe personit zyrtar të poseduesit të informacionit Sanja Tomiq Vellkoski, e pregaditi këtë

 

 

RAPORT VJETOR

(nga 01.01.2019 gjer më 31.12.2019)

 

 

1. Të dhëna për personin/at zyrtar/ë të ngarkuar për ndërmjetësim të informatave tek poseduesit e informatave;

 

 

Me Vendim 02.Agj.nr.1/20 të datës 08.01.2020 të kësaj gjykate, personi Sanja Tomiq Vellkoski, e punësuar në shërbimin gjyqësor, me titull Këshilltar, e vendosur në vendin e punës Këshilltar-Zëdhënës është e caktuar si person zyrtar i ngarkuar për ndërmjetësim me informatat të karakterit publik. Me ditën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi ndalon së vlejturi Vendimi 02.AGJ. nr.72/2014 i datës 21.05.2014, i sjellë në pajtim me nenin 8 nga Ligji për Qasje të Lirë tek Informatat e Karakterit Publik (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë “ numër 13/2006,86/2008, 6/2010 dhe 42/2014).

 

Në raport me të dhënat në lidhje me personin zyrtar për ndërmjetësim me informata të karakterit publik, nuk ka ndryshime.

 

Ndryshime ka në lidhje me emërtimin e Gjykatës, gjegjësisht Gjykata themelore Shkupi II Shkup me Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Gjykatat (Gazeta zyrtare e RMV nr.96 e datës 17.05.2019) është e riemërtuar në Gjykata themelore civile Shkup.

 

 

2.Numri i kërkesave të parashtruara;

 

Në periudhën nga 01.01.2019 gjer më 31.12.2019 gjer tek Gjykata themelore civile Shkup janë parashtruar gjithësej 41 (dyzet e një) kërkesa për qasje të lirë tek informatat me karakter publik, nga të cilat: 26 (njëzet e gjashtë) kërkesa me shkrim, 15 (pesëmbëdhjetë) kërkesa të dërguara në mënyrë elektronike dhe nuk ka kërkesa të parashtruara në formë gojore.

 

3.Numri i kërkesave pozitivisht të përgjigjura;

 

Nga numri i përgjithshëm i kërkesave të parashtruara në periudhën nga 01.01.2019 gjer më 31.12.2019 sipas të gjitha kërkesave 41 (dyzet e një) është vepruar, ndërsa në 38 (tridhjetë e tetë) raste u është përgjigjur pozitivisht dhe kërkuesve u është dhënë informacioni i kërkuar me karakter publik.

 

Gjegjësisht, në 2 (dy) raste Kërkuesi ka hequr dorë nga kërkesa e tij dhe nuk ka kërkuar përpilim të aktit formal administrativ, pas së cilës vijon procedura e ndërpritjes me shkresë zyrtare dhe lënda të arkivohet. Në një kërkesë, gjegjësisht në përmbajtjen e saj rrjedh se nuk paraqet Kërkesë për qasje të lirë gjer tek informatat e karakterit publik, por kërkesë e zakonshme e drejtuar tek gjykatësi i cili vepron me lëndën. Në një kërkesë Kërkuesi është i lajmëruar se tanimë kërkesa e tij ka marrë përgjigje pozitive ose kërkesë e njëjtë dhe atë në afat prej gjashtë muajsh para ditës së pranimit të kërkesës, për çka vijoi që kjo gjykatë të veprojë në pajtim me nenin 23 nga Ligji për Qasje të Lirë gjer te informatat e karakterit publik. Një shkresë në regjistrin për qasje të lirë tek informatat e karakterit publik është evidentuar si përgjigje e ankesës Aktvendim nr. 08-248 e datës 13.02.2019 e pranuar dhe e evidentuar në gjykatë më datë 12.03.2019 dhe sipas së njëjtës është vepruar nga kjo gjykatë dhe Kërkuesit i janë dorëzuar informatat e kërkuara. Në të njëjtën kohë, 2 (dy) kërkesa, pjesërisht janë dorëzuar në kompetencë, në pajtim me nenin 18 nga LQLIKP dhe Kërkuesit janë lajmëruar në afatin e paraparë ligjor.

 

Gjatë vitit 2019, nuk janë parashtruar kërkesa për qasje të lirë tek informatat e karakterit publik në formë gojore. Në vitin 2019 është evidente zvoglimi i kërkesave për qasje të lirë tek informatat e karakterit publik në raport me vitin 2018.

 

Përndryshe, kërkesat e lartëpërmendura janë parashtruar nga ana e personave fizik dhe juridik, si dhe nga shoqatat e qytetarëve dhe organizatat joqeveritare ose nëpërmjet personave të tyre të autorizuar dhe avokatëve. Me qëllim të arritjes të rezultateve pozitive nga ana e kësaj gjykate si Posedues i informatave të karakterit publik në mënyrë kosekuente zbatohet dhe aplikohet LQLIKP.

 

 

4.Numri i kërkesave të refuzuara dhe të hudhura poshtë me theksim të arsyeve për secilën kërkesë të refuzuar;

 

    • Nuk ka raste të tilla.

  •  

5. Numri i ankesave të parashtruara kundër vendimeve të shkallës së parë (aktvendime të poseduesve të informatave, me përshkrim të vendimit si dhe me theksim të arsyeve për vendimin e sjellë në rast të refuzimit të sërishëm të informatës së kërkuar;

 

Ka të parashtruar ankesë kundër një Kërkese për qasje të lirë tek informatat e karakterit publik. Kjo gjykatë veproi sipas Aktvendimit nr. 08-248 të datës 13.02.2019 të komisionit për mbrojtje të drejtës për qasje të lirë tek informatat e karakterit publik, e pranuar dhe evidentuar në gjykatë më datë 12.03.2019, dhe nuk ngriti kontest administrativ edhe për kundër asaj që Ankesa e paraqitur nga Kërkuesi Zoran Gjorgjievski nga Shkupi kundër Gjykatës Themelore Shkupi 2 Shkup është e parashtruar më datë 13.06.2018, ndërsa Aktvendimi nr. 08-248 është sjellë në seancë më datë 13.12.2019, gjegjësisht 8 muaj pas paraqitjes së ankesës, që është në kundërshtim me nenin 28 paragrafi 3 nga Ligji për Qasje të Lirë tek Informatat me Karakter Publik ku është theksuar se Komisioni për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë tek informatat me karakter publik vendos pas ankesës të Kërkuesit në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të ankesës.

 

Ajo që u theksua për arsye se kërkesa lëndore me të vërtetë ka qenë e parashtruar në gjykatë në datë 03.05.2018, më konkretisht në njësinë për konteste tregtare, falimentim dhe likuidim dhe e njëjta nga ana e nëpunësave gjyqësor është bartur direkt te gjykatësi që gjykon dhe i cili vepron në lëndë, në pajtim me nenin 144 nga LPK dhe neni 93 nga regullorja gjyqësore e punës. Në këtë kontekst, theksojmë se kërkesa lëndore në përgjithësi nuk është e dorëzuar tek Kryetari i gjykatës si person përgjegjës – posedues i informatave me karakter publik, dhe as tek personat zyrtar për ndërmjetësim me informatat e karakterit publik, dhe të njëjtit as që kanë patur njohuri për kërkesën e dorëzuar në njësinë për konteste tregtare, falimentim dhe likuidim, gjer më datë 12.03.2019, kur nga ana e komisionit për mbrojtje të të drejtës për qasje të lirë tek informatat është dorëzuar aktvendimi nr. 08-248 e datës 13.02.2019, me të cilën ngarkohet gjykata të veprojë sipas kërkesës të parashtruar nga Kërkuesi Zoran Gjorgjievski nga Shkupi.

 

  •  

        • 6. Numri i ankesave të aprovuara me vendim të Agjensionit;

      1.  

- Një ankesë e aprovuar, e arsyetuar më lartë.

 

  • 7.Numri i vendimeve të shkallës së parë të transformuara pas veprimit të Agjensionit;

      1.  

    • nuk ka raste të tilla;

       

      8.Numri i ankesave të refuzuara nga Agjensioni dhe arsyet e refuzimit të tyre;

      1.  

    • nuk ka raste të tilla;

  •  

    9.Numri i ankesave të hudhura poshtë nga Agjensioni dhe arsyet e hudhjes së tyre;

     

    • nuk ka raste të tilla;

       

      10.Numri i kërkesave të papërgjigjura;

 

    • nuk ka raste të tilla;

  •  

Shkup, 13.01.2019 Kryetar i gjykatës,

Ilir Sulejmani

 

 

Personi zyrtar për ndërmjetësim me informata të karakterit publik

D-r Sanja Tomiq Vellkoski

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_