SQARIM [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

SQARIM

Risi  |  13 Mar 2020

SQARIM

 

 

 

lidhje me shkrimet në disa media se seancat në Gjykatën themelore civile Shkup anulohen për shkak të preventimit të përhapjes së sëmundjes COVID-19 , (virusi korona), Ju lajmërojmë më poshtë:

 

Nuk janë të vërteta thëniet se seancat në këtë gjykatë anulohen për shkak të preventimit të përhapjes së sëmundjes COVID 19( virusi korona).Gjegjësisht, në këtë gjykatë anulohen vetëm ato seanca ku nga ana e palës është dhënë propozim për anulim, d.m.th për të cilat anulimi është i paraparë në pajtim me dispozitat e Ligjit për procedurë kontestimore, si dhe ato seanca, tek ato gjykatës të cilët janë të përfshirë në masat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për lirim  të përkohshëm nga puna dhe detyrat e punës. Momentalisht në gjykatë po anulohen  seancat e vetëm  gjithsej 12 gjykatësve dhe atë: të katër gjykatësve që janë në vetëizolim për shkak të udhëtimeve jashtë vendit, të tre gjykatësve të cilët janë të sëmurë kronik dhe të pesë gjykatësve të cilët e shfrytëzojnë masën për lirim  nga detyrat e punës të një prindi të femijës nën 10 vjeç.

 

Gjykata themelore civile Shkup plotësisht i zbaton Përfundimet e Qeverisë se Republikës së Maqedonisë së Veriut për aplikimin e masave dhe veprimeve për preventim të përhapjes së sëmundjes COVID 19(virusi korona) dhe të njejtat do ti zbatojë gjer në sjelljen e masave  dhe rekomandimeve të reja nga ana  e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

 

 

 

Me respekt,

Gjykata themelore civile Shkup

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_