SH P A LL J E P U B L I K E 3/24
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
SH P A LL J E P U B L I K E 3/24
REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT
GJYKATA THEMELORE CIVILE SHKUP
Agj. Nr.04-103/24
viti 08.11.2024
SHKUP
Në bazë të nenit 42, 43, dhe 49 nga Ligji për Gjykatat (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 58 /2006, 35/2008, 150/10, 83/18, 198/18 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 96/19), si dhe neni 53 nga Ligji për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 102/19).
GJYKATA THEMELORE CIVILE SHKUP
publikon
SH P A LL J E P U B L I K E 3/24
Gjykata themelore civile Shkup do t’i propozojë Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut kandidatë për zgjedhje të 15 gjykatësve porot në kohëzgjatje prej 4 viteve.
Kandidati për gjykatës porot duhet t’i plotësojë kushtet e parapara me nen.42 nga Ligji për Gjykata edhe atë: të jetë i moshës madhore, të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, të ketë të kryer më së paku shkollim të mesëm, ta zotërojë në mënyrë aktive gjuhën maqedone, të gëzojë autoritet për kryerjen e këtij funksionit, mos të jetë më i vjetër se 60 vjet.
Për gjykatës porot nuk mundet të zgjedhet personi i cili me gjykatësin ose gjykatësin porot në Gjykatën themelore civile është në lidhje farefisnore të drejtëpërdrejtë ose të anëshme deri në shkallë të tretë ose bashkëshort/e i tij/saj.
Për gjykatës porot nuk mundet të zgjedhet personi i cili me anëtarin e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut është në lidhje farefisnore të drejtë ose të anëshme deri në shkallë të tretë ose bashkëshort/e i tij/saj.
Me fletëparaqitje është obligative të parashtrohen dëshmi për plotësimin e kushteve të theksuara në origjinal ose në formë të kopjeve të vërtetuara te noteri, edhe atë:- vërtetim për nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, vërtetim për kryerje të shkallës përkatëse të shkollimit, vërtetim që me vendim të plotfuqishëm gjyqësor nuk i është shqiptuar ndalim për kryerje të profesionit , veprimtarisë dhe detyrës dhe deklaratë (e vërtetuar te noteri) që kandidati me gjykatësin ose gjykatësin porot në Gjykatën themelore civile Shkup edhe me anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk është në lidhje farefisnore të drejtëpërdrejtë ose të anëshme deri në shkallë të tretë ose bashkëshort/e i tij/saj.
Afati për aplikim të personave në shpalljen publike është pesëmbëdhjetë (15) ditë llogaritur nga dita publikimit së shpalljes në gazetat ditore.
Fletëparaqitjet me dokumentacion të bashkangjitur kandidatët i parashtrojnë në Gjykatën themelore civile Shkup, në njësinë për pranim, çdo ditë pune ose ose nëpërmjet postës në adresën që vijon: GJYKATA THEMELORE CIVILE SHKUP bul. Goce Delçev nr. 4, 1000 Shkup, duke theksuar “ Shpallje publike për gjykatës porot”.
Gjykata themelore civile Shkup