SHPALLJE PUBLIKE NUMËR -1/2019 për punësim në Gjykatën themelore në Strugë
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
SHPALLJE PUBLIKE NUMËR -1/2019 për punësim në Gjykatën themelore në Strugë
Në bazë të nenit 17 paragrafi 1, nenit 20 paragrafi 1 alineja 1 dhe nenit 25 nga Ligji për Nëpunësit Gjyqësor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 43/14, 98/15, 33/15, 06/16 dhe 198/18) dhe Rregullores për formën dhe përmbajtjen e shpalljes publike, formën, përmbajtjen dhe mënyrën e parashtrimit të fletëparaqitjes, të zbatimit të selektimit administrativ të provimeve, kontrollit të besueshmërisë së dëshmive dhe intervistës si dhe mënyra e vlerësimit të tyre dhe numri maksimal i pikëve në procedurën e selektimit në varshmëri nga kategoritë e vendeve të punës si dhe çështje të tjera me procedurën për punësim të nënpunësve gjyqësor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 236/18), GJYKATA THEMELORE STRUGË, më datë 28.05.2019
Publikon
SHPALLJE PUBLIKE NUMËR -1/2019
për punësim të 2 (dy) nëpunsave gjyqësor në kohë të pacaktuar,
për vendet e punës si në vijim:
- Kategorija G, niveli G1, Referent i pavarur gjyqësor - udhëheqës i shkrestores 1 – një realizues – shifra SUD 0101G01001;
Kushtet e veçanta
-Më së paku shkollim i lartë apo shkollim i mesëm
-Më së paku 3 vite përvojë pune në profesion
-Njohje aktive të njërës nga tre gjuhët më shpesh të përdorura në Unionin Europian (anglisht, frangjisht ose gjermanisht) dhe
-Njohja aktive të programeve kompjuteristike për punë në zyrë
2. Kategorija G, niveli G1, Referent i pavarur gjyqësor - kontabilist 1 – një realizues – shifra SUD 0101G01002;
Kushtet e veçanta
-Më së paku shkollim i lartë apo shkollim i mesëm nga lëmia e ekonomisë apo lëmia përkatëse
-Më së paku 3 vite përvojë pune në profesion
-Njohje aktive të njërës nga tre gjuhët më shpesh të përdorura në Unionin Europian (anglisht, frangjisht ose gjermanisht) dhe
-Njohja aktive të programeve kompjuteristike për punë në zyrë
Krahas kushteve të veçanta të theksuara, të parapara me Rregulloren për sistematizim dhe organizimin e brendshëm të vendeve të punës në Gjykatën Themelore Strugë, kandidati duhet t’i plotësojë edhe kushtet e përgjithshme, të përcaktuara në nenin 21 paragrafi 1 nga Ligji për Nëpunsa Gjyqësor, edhe atë:
- të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut (nënshtetësija),
- në mënyrë aktive ta përdorë gjuhën maqedonase,
- të jetë i moshës madhore,
- të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës (vërtetim mjekësor) dhe
- me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor të mos i jetë shqiptuar dënim ose ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose obligimeve (vërtetim nga gjykata).
Kohëzgjatja ditore e punës është 8 orë prej orës 07:30 deri në ora 15:30, kohëzgjatja javore 40 orë – nga e hëna në të premte; rroga bazë neto për vendet e theksuara të punës është: 24.010,00 denarë, kohëzgjatja e marëdhënies së punës është në kohë të pacaktuar.
Kandidatët janë të detyruar të parashtrojnë fletëparaqitje për punësim dhe dëshmi për plotësimin e kushteve të përgjithshme dhe të veçanta për vendin e punës në origjinal apo kopje të vërtetuara në Noter.
Në fletëparaqitjen, përkrah dëshmive, detyrimisht duhet të përmbahet: emri dhe mbiemri i kandidatit të mbështetura me dëshmi – letërnjoftim, vendbanimi, përkatësisht vendqëndrimi i kandidatit, e-mail adresa ose telefoni për kontakt.
Afati për paraqitje është 20 (njëzet) ditë nga dita e shpalljes në gazetat ditore.
Kushtet e theksuara në shpallje kandidatët duhet t’i plotësojnë në momentin e paraqitjes.
Kandidati i cili ka dhënë të dhëna të rrejshme në fletëparaqitje diskualifikohet për procedurën e mëtutjeshme.
Fletëparaqitjen me dëshmitë, kandidatët janë të detyruar që t’a dorëzojnë drejtpërsëdrejti apo nëpërmjet postës deri në arhivin e Gjykatës Themelore Strugë, Rr. “JNA” pn, e njëjta mund të gjendet në mënyrë elektronike në internet faqen www.osstruga.mk apo të tërhiqet personalisht në hapsirat e gjykatës.
Koha dhe data e mbajtjes së seleksionimit administrativ, provimit dhe intervistës do të shpallen në internet faqen e Gjykatës Themelore Strugë.
GJYKATA THEMOLERE STRUGË
Dokumente dhe Formularë:
Përmbajtja e shpalljes në formatin PDF,
Aplikimi për një shpallje në formatin PDF,
Pyetjet e provimit për punësimin e zyrtarëve gjyqësorë.