Informacione të përgjithshme (kompetencat dhe histori)
ActionsInformacione të përgjithshme (kompetencat dhe histori)
- Të dhëna të përgjithshme
Gjykata Themelore Tetovë – Kompetencat
Gjykata Themelorenë Tetovë është gjykatë e shkallës së parë me kompetenca të zgjeruara, e cila përveç kompetencave të caktuara për gjykatat themelore me kompetenca themelore për rajonet për të cilat janë të themeluara edhe atë të vendosin:
1. Në shkallë të parë për veprat penale dhe kundërvajtjet edhe atë:
- për veprat penale për të cilat me ligj si dënim kryesor është caktuar dënim me burgim deri në pesë vjet, nëse për disa vepra penale nuk është e paraparë kompetencë e gjykatës tjetër.
- për vepra penale për të cilat me ligj të veçantë është caktuar kompetenca e gjykatës me kompetenca themelore.
- të zhvillohet procedura paraprake.
- për të gjitha llojet e kundërvajtjeve, përveç për kundërvajtjet të cilat me ligj janë të vendosura në kompetencë të organit të drejtorisë ose organizatës shtetërore ose organi tjetër që kryen autorizime publike dhe
- për ankesa e kundërshtime për procedurat për të cilat janë kompetente këto gjykata.
2. Në shkallë të parë për kontestet civile, edhe atë;
- për kontestet në marrëdhëniet pronësore-juridike dhe marrëdhëniet tjera civile juridike të personave fizik dhe juridik, vlera e të cilave është 15.000 euro në kundërvlerë në denarë, po qe se me ligj nuk është e paraparë kompetenca e gjykatës tjetër.
- për kontestet për vërtetimin dhe kontestimin e atësisë dhe mëmësisë, vërtetimin e ekzistimit të kurorës, anulim të kurorës dhe shkurorëzimit.
-për alimentacion ligjor,
- për ruajtje dhe edukim të fëmijëve,
- për pengim në posedim,
- për alimentacion jetësor,
- për kompensim të dëmit e cila nuk tejkalon mbi 15.000 euro në kundërvlerë në denarë,
- për procedurë për sigurim dhe zbatim,
- për marrëdhënie pune,
- për konteste nga marrëdhëniet juridike-trashëgimore,
-për çështjet jashtë kontestimore dhe trashëgimore,
-të udhëheqin tapitë dhe
- për çështje të tjera të caktuara me ligj.
Është kompetent që të vendos edhe atë:
1. Për veprat penale edhe atë:
- për ato për të cilat me ligj është paraparë dënim me burgim mbi pesë vjet dhe për vepra penale dhe kundërvajtje të kryera nga personat e mitur,
- të veproj për lëndët për ekstradim,
- për ankesa dhe kundërshtime për procedurat për të cilat është kompetente dhe
- të vendos për veprimet për ndihmë juridike ndërkombëtare të caktuar me ligj.
2. Për kontestet civile edhe atë:
- për kontestet në marrëdhëniet pronësore-juridike civile dhemarrëdhëniet tjera juridike civile të personave fizik dhe juridik, vlera e të cilave është mbi 15.000 euro në kundërvlerë në denarë, po qe se me ligj nuk është e paraparë kompetenca e gjykatës tjetër
- në kontestet tregtare në të cilat të dy palët janë persona juridik ose organe shtetërore, si dhe kontestet nga të drejtat autoriale dhe të drejtave të tjera të ngjashme dhe të drejtave nga pronësia industriale,
-të udhëheqin regjistër për parti politike
- për procedurë për falimentim dhe likuidim
-për konteste për vërtetimin dhe sigurimin për ekzekutim të detyrueshëm dhe
- për kontestet nga personat e huaj dhe vendor, të cilët dalin nga marrëdhëniet e tyre ekonomike, gjegjësisht marrëdhëniet tregtare.
Me “Ligjin e ri për gjykata” të shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë nr. 58/06, datë 11.05.2006 është parapa formimi i Sektorit gjyqësor të specializuar për gjykimin e veprave nga sfera e krimit të organizuar. Kompetenca e këtij sektori do të shtrihet në rajonin e Gjykatës Themelorenë Gostivar. Gjykatën Themelore Dibër, Gjykatën Themelore Kërçovë dhe Gjykatën Themelore Tetovë.