Pyetje të shpeshta [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Pyetje të shpeshta

1.  1. Pyetje: A kam të drejtë për kompensim të shpenzimeve të mija si dëshmitar?   Përgjigje

Dëshmitari ka të drejtë për kompensim të shpenzimeve për rrugë, për shpenzimet për ushqim, bujtje, si dhe kompensim për fitimin e humbur. Dëshmitari kompensimin duhet ta kërkojë menjëherë pas dëgjimit, përndryshe e humb të drejtën e tillë. Për kompensim të humbjes së mëditjes, dëshmitari duhet të dorëzojë provë për fitimin e humbur.

2.  2. Pyetje: Ku mund të dëshmoj?   Përgjigje

Ekziston obligim i përgjithshëm qytetar dhe ligjor që qytetarët të dëshmojnë. Personi i cili do thirret si dëshmitar është i obliguar t’i përgjigjet thirrjes dhe të dëshmojë. Dëgjimi i dëshmitarëve është njëra nga provat të cilat nxirren në të gjitha proceset gjyqësore. Mirëpo nuk është vetëm gjykata vendi i vetëm ku dëshmitari mund të jep deklaratë. Dëshmitarët të cilët për shkak të moshës, sëmundjes ose mangësi të rënda trupore nuk munden tu përgjigjen thirrjeve të gjykatës, do dëgjohen në banesat e tyre, gjegjësisht në vendin ku gjenden (spital).

3.  3. Pyetje: A jam i mbrojtur si dëshmitarë?   Përgjigje

Dëshmitari gëzon siguri të njëjtë në ndërtesën e gjykatës njësoj si të gjitha palët dhe të punësuarit në gjykatë. Dëshmitar i mbrojtur, do të thotë të jesh person i cili posedon informacione të rëndësishme për procedurën penale, jeta, shëndeti, liria dhe prona e të cilit janë të ekspozuara në rrezik dhe i cili është i përfshirë në programin për dëshmitar të mbrojtur. Gjatë rrjedhës së procedurës, kur ekziston rreziku për frikësim, kërcënim me hakmarrje ose rrezik për jetën ose integritetin fizik të dëshmitarit, prokurori publik, gjegjësisht gjyqtari hetues ose kryetari i trupit gjykues, ndërmarrin masa dhe aktivitete për mbrojtje efikase të dëshmitarit. Programi për dëshmitar të mbrojtur nënkupton: ruajtjen në fshehtësi të identitetit të dëshmitarit, sigurimin e mbrojtjes personale, ndërrimin e vendbanimit, gjegjësisht vendqëndrimit, ndërrimin e identitetit.

4.  4. Pyetje: A ekziston afat brenda të cilit gjyqtari e ka të domosdoshme të përgatit dhe sjell aktgjykim?   Përgjigje

Procedura civile – Aktgjykimi sillet menjëherë pas mbylljes së shqyrtimit kryesor në procesverbal dhe e shpall gjyqtari individual ose kryetari i trupit gjykues. Në lëndët më të ndërlikuara gjykata mund të vendos që aktgjykimin ta shpall brenda 15 ditëve nga dita e mbylljes së shqyrtimit kryesor. Në raste të tilla gjykata do të caktoj shqyrtim të ri ku do ta shpall aktgjykimin pavarësisht se a kanë ardhur palët në atë shqyrtim Përgatitja me shkrim e aktgjykimit bëhet në afat brenda 8 ditësh, ndërsa për lëndët më të ndërlikuara deri në 15 ditë. Kontestet për pengim posedimi, procedurat në gjykatën e shkallës së parë patjetër duhet të përfundojnë në afat brenda 6 muajve nga parashtrimi i padisë; - kontestet e punës, Procedurat në gjykatën e shkallës së parë patjetër duhet të përfundojnë në afat brenda 6 muajve nga parashtrimi i padisë; - Procedura penale, Aktgjykimi shqiptohet menjëherë pas mbylljes së shqyrtimit kryesor. Pasi gjykata e ka shqiptuar aktgjykimin, kryetari i trupit gjykues menjëherë do ta shpall. Nëse gjykata nuk ka mundësi që ta shpall menjëherë pas mbylljes së shqyrtimit kryesor, do ta prolongojë shpalljen, por më së voni për 3 ditë. Në shqyrtim do të shpallet aktgjykimi pavarësisht asaj se a është i pranishëm ose jo i akuzuari ose përfaqësuesi ligjor i tij. Përgatitja me shkrim e aktgjykimit bëhet 15 ditë pas shpalljes së aktgjykimit, por në lëndët më të ndërlikuara deri në 60 ditë, dhe këto afate nuk mund të tejkalohen.

5.  5. Pyetje: Veprime lidhur me parashtresat dhe propozimet?   Përgjigje

Shkresat në të cilat kërkohet ndërmarrja e veprimeve të caktuara, duhet të jenë të qarta dhe të kuptueshme të shkruara në makinë. Duhet të përmbajnë; shenjën për lëndën, emrin dhe mbiemrin e parashtruesit, palës ose të autorizuarit. Lënda e në kërkesës dhe përmbajtja shkurtë. Kryetari ose gjyqtari i caktuar, parashtresat dhe propozimet që qytetarët i parashtrojnë në gjykatë i marrin menjëherë në shqyrtim dhe pas kontrollit të përmbajtjes, e më së voni brenda 30 ditëve nga pranimi, i përgjigjen parashtruesit. Kryetari ose gjyqtari i caktuar do të mundësojnë që të jepen të dhënat e nevojshme dhe sqarimet organit kompetent, për çështjet për të cilat ka të bëjë parashtresa gjegjësisht propozimi dhe të raportoj për masat e ndërmarra. Në mbledhjen e gjyqtarëve çdo tre muaj shqyrtohet problematika në lidhje me parashtresat dhe ankesat dhe caktohen masat e domosdoshme për heqjen e mangësive dhe lëshimeve në punë.

6.  6. Pyetje: Rehabilitimi (shlyerja e pasojave juridike nga dënimi)?   Përgjigje

Me rëndësi: Personi i rehabilituar llogaritet i padënuar, e të dhënat për fshirjen e dënimit nuk i jepen askujt. Rehabilitim do të thotë ndërprerje e parakohshme e dënimeve që kanë të bëjnë në ndalesat (të cilat janë shqiptuar në vendimin gjyqësor) dhe në dënimin dëbim i të huajit nga vendi dhe pasojat juridike nga dënimi dhe fshirja e dënimit nga evidenca ndëshkimore (e cila udhëhiqet në çdo gjykatë).Rehabilitimi mund të bëhet me ligj (rehabilitim ligjor) dhe në bazë të vendimit gjyqësor (rehabilitim gjyqësor). 1. Rehabilitimi ligjor. Kushtet me të cilat merret rehabilitimi në rrugë ligjore janë si vijon: -për shqiptimin e masës alternative në afat prej 1 viti nga dita e plotfuqishmërisë së vendimit gjyqësor nëse kryerësi në atë periudhë nuk kryen vepër të re penale;-Dënimi me kusht fshihet pas një viti pasi të kalojë periudha për provë nëse kryerësi në atë periudhë nuk bën vepër të re penale;- Dënimi, dënim me para dhe dënimi ndalesë për vozitje automjeti, i shqiptuar si dënim i vetëm fshihen pas 3 vitesh nga dita e parashkrimit të bërë ose dënimit të falur nëse kryerësi në atë periudhë nuk kryen vepër të re penale;-Dënimet me burg deri në 3 vjet dhe burgu për të miturit, fshihen pas 5 vitesh nga dita e parashkrimit të bërë ose dënimit të falur nëse kryerësi në atë periudhë nuk kryen vepër të re penale;- më tepër dënime një personi i fshihen vetëm njëkohësisht edhe atë nëse ka kushte për fshirje të secilit nga ato dënime. 2. Rehabilitim gjyqësor Personi i cili dëshiron që të rehabilitohet në rrugë të rehabilitimit gjyqësor doemos duhet në gjykatë të parashtron lutje për fshirje të pasojave juridike nga dënimi në të cilën duhet ti potencoj:- të dhënat e tij personale,- numrin e aktgjykimit me të cilin është dënuar – llojin e dënimit i cili i është shqiptuar dhe -lartësinë e dënimit që i është shqiptuar. Kushtet me të cilat fitohet rehabilitimi në rrugë gjyqësore janë këto:- Pas kalimit të 3 vjetëve nga dita e dënimit të vuajtur, dënimit të parashkruar ose të falur, gjykata mund të vendos të ndërpriten pasojat juridike nga dënimi që ka të bëjë me ndalesën e fitimit të drejtave të përcaktuara—Pas kalimit të një viti nga dita e zbatimit të dënimit ndalesë për kryerje të veprimtarive të caktuara të personit juridik, gjykata mundet të vendosë ndalesa të ndërpritet- Pas kalimit të 3 viteve nga dita e zbatimit të dënimit ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose obligimit dhe ndalesës për drejtim me veturë dhe dëbim të përkohshëm të shtetasit të huaj nga vendi si dhe dënimit ndalesë të përhershme për kryerjen e veprimtarisë së personit juridik, gjykata mund të vendos të ndërpriten –Gjykata mund me lutje të të dënuarit të vendos që të fshihet nga evidenca ndëshkimore dënimi me burg: 1. dënimi me burg prej 3 deri në 5 vite në afat prej 5 viteve nga dita e dënimit të vuajtur, të parashkruar ose të falur, nëse kryerësi në atë periudhë nuk kryen vepër të re penale; 2. dënimi me burg prej 5 deri 10 vite nga dita e dënimit të vuajtur, të parashkruar ose të falur, nëse kryerësi në atë periudhë nuk kryen vepër të re penale; 3. dënimi me burg prej 10 deri 15 vite në afat prej 15 viteve nga dita e dënimit të vuajtur, të parashkruar ose të falur, nëse kryerësi në atë periudhë nuk kryen vepër të re penale; 4. dënimi me burg prej 20 vite-në afat prej 20 vitesh nga dita e dënimit të vuajtur, të parashkruar ose të falur, nëse kryerësi në atë periudhë nuk kryen vepër të re penale. Dënimi fshihet pasi që gjykata do të sjell vendim për fshirjen e pasojave juridike nga dënimi.

7.  7. Pyetje: Çka më nevojitet për inicimin e procedurës për trashëgimi?   Përgjigje

Procedura për shqyrtim të trashëgimisë zhvillohet me detyrë zyrtare ( exoffico), posa gjykata të informohet për vdekjen e personit ose se personi është shpallur i vdekur. Pjesëmarrës në procedurë për shqyrtimin e trashëgimisë janë: trashëgimtarët e legatët dhe personat tjerë të cilët realizojnë ndonjë të drejtë në trashëgimi. Për fillimin e procedurës së trashëgimisë janë të nevojshme; certifikata e vdekjes, regjistri i trashëgimisë së të ndjerit dhe fletë pronësia e pronës së patundshme e trashëgimlënësit. Njësia rajonale e Ministrisë së punëve të brendshme e dërgon certifikatën e vdekjes së të ndjerit të përpiluar nga shërbimi amë, bashkë me fletë pronësinë dhe regjistrimin me vlerësimin e pronës së trashëgimlënësit. Trashëgimtarët mundet certifikatën e vdekjes, regjistrin dhe fletë pronësinë e trashëgimlënësit ti dorëzojnë në gjykatë me çka do ta lajmërojnë gjykatën për vdekjen e trashëgimlënësit dhe në atë mënyrë mundë të fillojë procedura për shqyrtimin e trashëgimisë. Certifikata e vdekjes: Kur ndenje person vdes ose shpallet i vdekur, ofiqari kompetent është i obliguar që të bëjë regjistrimin e vdekjes në librin amë për të vdekur dhe në afat brenda 30 ditëve nga dita e vdekjes, ti dërgoj certifikatë të vdekjes gjykatës për trashëgimi. Certifikata e vdekjes përpilohet gjithmonë kur ndonjë person vdes ose shpallet i vdekur, pa marrë parasysh se a ka apo nuk ka pronë. Certifikata e vdekjes përpilohet në bazë të dhënave të marra nga të afërmit e të vdekurit, nga personat me të cilët ka jetuar i vdekuri, si dhe nga persona tjerë të cilët mundë të japin të dhëna që barten në certifikatën e vdekjes. Regjistrimi dhe vlerësimi i trashëgimisë: Regjistrimi dhe vlerësimi i pronës përveç rasteve tjera mundet të bëhet edhe kur e kërkojnë trashëgimtarët, legatët ose kreditori i të vdekurit. Regjistrim dhe vlerësim do të bëhet edhe pa vendimin e gjykatës gjatë përpilimit të certifikatës së vdekjes, me kërkesë të ndonjërit nga trashëgimtarët ose legatët. Regjistrimin dhe vlerësimin e bën organi kompetent i drejtorisë por mundet edhe punëtori i gjykatës i caktuar nga gjykata.

8.  8. Pyetje: Si të kontrollohet se në cilin stad është procedura?   Përgjigje

Palët mund ti drejtohen administratës gjyqësore gjatë tërë kohës së punës në objektin e gjykatës, shkresores gjyqësore. Koha e punës me palët nuk mundet të jetë më e shkurtë se 5 orë dhe shpallet në hyrjen e hapësirave të punës. Të gjitha informatat e nevojshme merren në sektorët me të cilët ka të bëjë kërkesa konkrete ( penale, civile) dhe degët në secilin sektor. Që t’ia lehtësoni punën administratës gjyqësore dhe që të merrni informata të sakta duhet të keni të dhëna themelore për atë që kërkoni (numrin e lëndës, bazën e lëndës, palët). Në shkresoren gjyqësore mbahen regjistra dhe libra ndihmës, ndaras sipas llojit të lëndëve. Nga regjistrat mundet të vërtetohet në çdo kohë se ku e në cilin stad të procedurës gjendet lënda. Njoftimet mundet të jepen edhe përmes telefonit dhe me shkrim në barrë të palës e cila i kërkon. Njoftimet tjera për gjendjen e lëndëve mund tu jepen vetëm personave të autorizuar t’i shqyrtojnë shkresat. Sqarime për plotfuqishmërinë e veprimeve gjyqësore, vendimeve si dhe tregimi eventual i përfundimit të kontestit nuk janë të lejueshme.

E parë<1>E fundit


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_

Të rejat e fundit