NJOFTIM PËR PUNËN NË GJYKATËN THEMELORE TETOVË GJATË KOHËS SË MASËS PËR PARANDALIM DHE PËRHAPJE TË KORONA VIRUSIT [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

NJOFTIM PËR PUNËN NË GJYKATËN THEMELORE TETOVË GJATË KOHËS SË MASËS PËR PARANDALIM DHE PËRHAPJE TË KORONA VIRUSIT

Risi  |  19 Mar 2020

                                                                                             

            Република Северна Македонија             Republika e Maqedonisë së Veriut         

             Основен суд Тетово                                    Gjykata Themelore Tetovë

            Су бр,108/2020                                              Sunr.08/20                                                                                     18.03.2020  Тетово                                       18.03.2020  Tetovë

 

NJOFTIM

Të nderuar;

Në pajtim me konkludimet  e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në lidhje me zbatimin e masave plotësuese dhe aktiviteteve për preventivë nga përhapja e sëmundjes së shkaktuar nga KOVID-19 ( korona virus), rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë, kërkesës për aprovimin e masës së kujdesit dhe mbrojtjes nga korona virusi në organet e jurisprudencës nga Oda e avokatëve të RMV me  nr. 03-281 me datë 15.03.2020, konkludimi nga Këshilli Drejtues i Shoqatës së gjyqtarëve të RMV të sjellë në mbledhjen e XXXVI-të të mbajtur me 16.03.2020, si dhe Vendimit për veprimet e gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në kushtet e rrezikut të zmadhuar nga virusi KOVID-19 të sjellë nga Këshilli gjyqësor i RMV me nr. 02-606/1 datë 17.03.2020,

Gjykata Themelore Tetovë  JU NJOFTON  se llogaritur nga data 18.03.2020, deri në informatën e ardhshme,PROLONGOHEN seancat e caktuara për lëndët në Gjykatën Themelore Tetovë, me përjashtim të lëndëve penale me paraburgim, paraburgim shtëpiak ose masë tjetër për sigurimin e pranisë së të akuzuarve; lëndët penale ndaj shtetasve të huaj; lëndët penale për të cilat ka rrezik të vjetërsimit të ndjekjes penale; lëndëve penale për veprat  e parashikuara me nenet 205, 206, 208, 382, 383 dhe 387 të KP; lëndët për kundërvajtje të natyrës së shpejtë; lëndët për zbatimin e masave të përkohshme; lëndët për të cilat procedura është në fazën e sjelljes së vendimit; lëndët për të cilat ekziston rrezik nga shkelja e parimit të gjykimit në afat të arsyeshëm; konteste për shpalljen e përmirësimeve të informatës së publikuar; lëndët jashtë kontestimore dhe ekzekutuese në lidhje me edukimin dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe obligimet për lëndët për alimentacion që dalin nga ligji; regjistrim i partive politike; lëndët jashtë kontestimore për mbajtjen e personave në entet shëndetësore; regjistrim të pronës së trashëgimlënës; përpilim të testamentit, si dhe lëndët të cilat sipas fuqisë së ligjit janë raste urgjente.

          Për ditën dhe orën e mbajtjes e të gjitha seancave të anuluara palët do të informohen në mënyrë plotësuese me thirrje që do ua dërgojë gjyqtari i cili vepron për secilën lëndë veç e veç.

          Sipas asaj që u theksua, nuk do të lejohet hyrja e personave jozyrtarë në hapësirat e Gjykatës Themelore Tetovë, përveç personave me thirrje të rregullt dhe paraqitjes paraprake, për shkak të prezencës në gjykatë në lidhje me llojin e shënuar të lëndës nga natyra urgjente.

          Kontrollin dhe legjitimimin e personave në hyrjet e Gjykatës Themelore Tetovë do ta bëjnë përfaqësuesit e policisë gjyqësore në pajtim me rregullat e shërbimit, të cilët pas kontrollit të bërë të sigurisë do ti drejtojnë personat në hapësirat përkatëse të Gjykatës.

          Porositen personat të cilët është e nevojshme të marrin pjesë në Gjykatë për lëndët e natyrës urgjente që vetë të sigurojnë pajisje përkatëse mbrojtëse, duke pat parasysh se Gjykata Themelore Tetovë në bazë të mjeteve që disponon  në këtë moment nuk ka mundësi që ta siguron të njëjtën edhe për palët në procedurë, e personat ardhja e të cilëve  nuk  është e domosdoshme porositen që të mos vijnë pa shkaqe të arsyeshme në gjykatë.

          Gjykata Themelore Tetovë porosit se këto masa janë të domosdoshme për mbrojtjen  e jetës dhe shëndetit të qytetarëve, në rrethana kur mbrojtja, respektimi dhe avancimi i të drejtave të njeriut dhe lirive themelore paraqet një nga qëllimet dhe funksionet e pushtetit gjyqësor, e duke pat parasysh vëllimin e kompetencave dhe punës së Gjykatës Themelore Tetovë, si dhe numrin e madh të lëndëve gjyqësore, që sjell deri te frekuentimi i zmadhuar i personave në gjykatë.

Njëherit, përmendim se Gjykata Themelore Tetovë edhe më tutje do ta kryejë funksionin si servis i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për çka u bëjmë apel në periudhën e caktuar të shfrytëzohen mënyrat alternative për komunikim me Gjykatën, përmes postës ose rrugës elektronike.

 

  Me respekt                                     

                                                         Kryetari i Gjykatës Themelore Tetovë

                                                                                           Hasan Asani

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_