Mirë se erdhët në faqen zyrtare te Gjykatës Themelore të Tetovës [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Mirë se erdhët në faqen zyrtare te Gjykatës Themelore të Tetovës

Njoftim për opinionin  |  15 Mar 2019

Gjykata  Themelore Tetovë – Kompetencat

 

Gjykata Themelorenë Tetovë është gjykatë e shkallës së parë me kompetenca të zgjeruara, e cila përveç kompetencave të caktuara për gjykatat themelore me kompetenca themelore për rajonet për të cilat janë të themeluara edhe atë të vendosin:

 

  1. Në shkallë të parë për veprat penale dhe kundërvajtjet edhe atë:

 

- për veprat penale për të cilat me ligj si dënim kryesor është caktuar  dënim me burgim deri në pesë vjet, nëse për disa vepra penale nuk është e paraparë kompetencë e gjykatës tjetër.

- për vepra penale për të cilat me ligj të veçantë është caktuar kompetenca e gjykatës me kompetenca themelore.

- të zhvillojë  hetime ose veprime hetuese për veprat penale në suaza të kompetencave të veta.

- për të gjitha llojet e kundërvajtjeve, përveç për kundërvajtjet  të cilat me ligj janë të vendosura në kompetencë të organit të drejtorisë ose organizatës shtetërore ose organi tjetër që kryen autorizime publike dhe

- për ankesa e  kundërshtime për procedurat për të cilat janë kompetente këto gjykata.

 

2.  Në shkallë të parë për kontestet  civile, edhe atë;

- për kontestet në marrëdhëniet   pronësore-juridike dhe marrëdhëniet tjera civile juridike  të personave fizik dhe juridik, vlera e të cilave është 15.000 euro në kundërvlerë në denarë, po qe se me ligj nuk është e paraparë kompetenca e gjykatës tjetër.

- për kontestet për vërtetimin dhe kontestimin e atësisë dhe mëmësisë, vërtetimin e ekzistimit të kurorës, anulim të kurorës dhe shkurorëzimit.

-për alimentacion ligjor,

- për ruajtje dhe edukim të fëmijëve,

- për pengim në posedim,

- për alimentacion jetësor,

- për kompensim të dëmit e cila nuk tejkalon mbi 15.000 euro në kundërvlerë në denarë,

- për procedurë për sigurim dhe zbatim,

- për marrëdhënie pune,

- për konteste nga marrëdhëniet juridike-trashëgimore,

-për çështjet jashtë kontestimore dhe trashëgimore,

-të udhëheqin  tapitë  dhe

- për çështje të tjera  të caktuara me ligj.

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_