Gjyqtarеt
ActionsGjyqtarеt
Kryetari
CV e Kryetarit
Gjyqtar Hasan Asani
Arsim:
I lindur më 15.10.1976 në fshatin Çellopek në Komunën e Bërvenicës së Tetovës.
Më 2001 ka diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku është pajisur me titullin jurist i diplomuar.
Më 2020 Magjistër i shkencave juridike në lëmin e të Drejtës Ndëshkimore në fakultetin e shkencave juridike dhe politike në Universitetin Amerikan të Evropës – FON Shkup.
Më 2008 e ka dhënë me sukses provimin e Jurisprudencës në Universitetin “ Shën.Kirili dhe Metodi”, Fakulteti Juridik “Justiniani I” Shkup.
Më 2013 e ka dhënë me sukses provimin për noter.
Përvoja e punës:
Nga viti 2006 deri në vitin 2007 ka punuar Sekretar – jurist në EPSH Shtëpia e Shëndetit Tetovë.
Nga viti 2007 deri në vitin 2008 ka punuar bashkëpunëtorë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.
Nga viti 2008 deri në vitin 2012 ka punuar Bashkëpunëtorë Gjyqësor në Gjykatën Themelore Tetovë.
Në vitin 2012 me vendimin e Këshillit Gjyqësor të R.M. është zgjedhur gjyqtarë në Gjykatën Themelore Tetovë, ku ka punuar në lëmin penale.
Me vendimin e Këshillit Gjyqësor të RM më 23.11.2017 zgjidhet Kryetarë i Gjykatës Themelore Tetovë.
Nga 29.11.2021 zgjidhet U.D. Kryetarë i Gjykatës Themelore Tetovë.
Nga viti 2020 zgjidhet zëvendës anëtarë i Këshillit Drejtues të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik të RMV.
Me vendimin e Këshillit Gjyqësor të RM më 2023 zgjidhet përsëri Kryetarë i Gjykatës Themelore Tetovë.
Publikime dhe aktivitete:
Ka marrë pjesë në më shumë seminare dhe konferenca në Maqedoni edhe atë me temat dhe vendet:
1. Tejkalim i autorizimit me zbatim të torturës, më 07 Nëntor 2012 Shkup;
2. Vepra Penale kundër komunikacionit publik/ kriminalistikës dhe mjekësisë ligjore – zbatim gjatë këqyrjes në fatkeqësi komunikacioni, më 22 nëntor 2012 Shkup;
3. Ligji për Procedurë Penale – procedurë hetimore, nga 18 deri më 20.03.2013 në Shkup;
4. Kriminaliteti kompjuterik në pikëpamjen e shkeljes së të drejtave autoriale dhe të ngjashme, më 02 prill 2013 Shkup;
5. Vepra penale kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare, me fokus të veçantë në tregtinë me njerëz dhe kontrabandimi me emigrant më 19 prill 2013 Shkup;
6. Zbatimi praktik i ligjit për të drejtat e të miturve, 25 prill 2013 Shkup;
7. Përgjegjësia e personave juridik, më 14 maj 2013 Shkup;
8. Konfiskimi i të ardhurave nga veprat penale/ roli i organeve kompetente për menaxhim me pronën e konfiskuar, nga 20 deri më 21 maj 2013 Shkup;
9. Ekspertizë psikiatrike si provë në procedurën penale, më 06 qershor 2013 Shkup;
10. Ligji për procedurë penale – procedura parahetimore, nga 04 deri më 06.09.2013 në Shkup;
11. Mbrojtja e fëmijëve viktimë të veprave penale dhe dëshmitarë në procedurën penale, 11.03.2014 Shkup;
12. Fshehje e tatimit dhe kufizim me larjen e parave, më 19 mars 2014 Shkup;
13. Ligji për procedurë penale – procedurat e veçanta, nga 10 deri më 11.04.2014 Shkup;
14. Zbatimi praktik i Ligjit për drejtësi për fëmijë, prill – 2014 Shkup;
15. Mitmarrje, ndërmjetësim i paligjshëm, më 09 maj 2014 Shkup;
16. Udhëzim për udhëheqje të hetimit dhe veprimeve hetimore, nga 27 deri më 28 maj 2014 Shkup;
17. Veprimi sipas akuzës dhe marrëveshje për pranimin e fajit, 04-05 qershor 2014 Shkup;
18. Roli i inspektoratit të burgut dhe përforcimit të koordinimit mes trupave të brendshme dhe të jashtme për inspektim të enteve ndëshkimore përmirësuese, më 12.09.2014 – Shkup;
19. Ligji për procedurë penale – shqyrtimi kryesor, më 15 deri 17.09.2014 Shkup;
20. Përmirësimi i veprimit me personat të cilëve u është kufizuar e drejta e lirisë së lëvizjes, 15 Tetor 2014 Shkup;
21. Parimi i dënimit të viktimave nga tregtia me njerëz në drejtësinë e brendshme dhe atë ndërkombëtare dhe praktika, 12 nëntor 2014 Shkup;
22. Lufta kundër krimit të organizuar me fokusim në tregtinë me njerëz dhe kondrabandimit të emigrantëve, 19-20 mars 2015 Shkup;
23. Përforcimi i koordinimit mes organeve të mbikëqyrjes së inspektimit të brendshëm dhe të jashtëm mbi punën e burgjeve, nga 07 deri 09 tetor 2015 Shkup;
24. Zbatimi i Ligjit për kundërvajtje, më 15.10.2015 Shkup;
25. Trajtimi i krimit të urrejtjes, më 21-22.10.2015 Kodra e Diellit – Tetovë;
26. Zbatimi praktik i Ligjit për përcaktimin e llojit dhe caktimit të lartësisë së dënimit, 19 shkurt 2016 Shkup;
27. Zbatimi praktik i LPP marrja në pyetje e të dyshuarit, dëshmitarit, ekspertit, 07 mars 2016 Gostivar;
28. Bashkëpunimi ndërkombëtarë në materien penale/Ekstradimi, 7-8 prill 2016 Shkup;
29. Etj.
Gjyqtarët
Gjyqtar Abdulla Azari
Gjyqtar Abdulla Azari
Arsim:
I lindur më datë 27.12.1978 në Tetovë. Në vitin 2003 ka diplomuar në Universitetin “ Shën Kirili dhe Metodi”. Fakulteti Juridik “Justiniani i I” Shkup, ku ka fituar titullin jurist i diplomuar. Në vitin 2006 është regjistruar në studime postdiplomike në Universitetin “ Shën Kirili dhe Metodi”, Fakulteti Juridik “ Justiniani i I” Shkup. Në vitin 2012 është regjistruar në studime të doktoratës në Universitetin “ Shën Kirili dhe Metodi”, Fakulteti Juridik “Justinian iI” Shkup, ku ka marrë titullin Doktor i shkencave juridike.
Përvoja e punës:
Nga viti 2003 deri më 2008, ka punuar Asistent administrativ në Fakultetin për gjuhë, kulturë dhe komunikum në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Nga viti 2008 deri në 2011 ka punuar Zëvendës Sekretar në Qeverin e Republikës së Maqedonisë. Nga viti 2012 deri 2013 ka punuar Docent në Universitetin Shtetëror në Tetovë. Në vitin 2013 me vendim të Këshillit Gjyqësor të RM-së zgjedhet gjyqtar në Gjykatën Themelore në Tetovë.
Publikime dhe aktivitete:
Ka marrë pjesë në projekte shkencore-kërkimore nacionale dhe ndërkombëtare dhe ka shkruar edhe një libër edhe atë:
- RESPA Mali i Zi - administrata publike. viti 2011.
- Sllovenia - përgatitja për bisedimet, viti 2009.
- Franca ( Paris, Bordo) - Shfrytëzimi i Fondeve Evropiane 2, në vitin 2012.
- Sarajevë-Shfrytëzimi i fondeve të huaja 1, në vitin 2012.
Librin e vet autorial me titull Shfrytëzimi i fondeve të huaja kusht për hyrje të Republikën e Maqedonisë në BE.
Gjyqtar Betim Jahja
Gjyqtar Betim Jahja
Arsim:
I lindur në datë 05.10.1978 në Tetovë. Në vitin 2002 ka diplomuar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, Fakulteti Juridik “Justinijani i I” në Shkup, ku ka marr titullin jurist i diplomuar. Në vitin 2005 ka dhënë provimin e jurisprudencës në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, Fakullteti Juridik “Justiniani i I”, në Shkup. Nga shtatori i vitit 2007 deri në dhjetor të 2008 ka filluar me trajnim fillestar në Akademinë për Gjykatës dhe Prokuror Publik në Shkup, Republika e Maqedonisë. Në dhjetor të vitit 2012 është regjistruar në studime postdiplomike në drejtësinë penale në UEJL në Tetovë.
Përvoja e punës:
Nga viti 2002 e deri në vitin 2003 ka punuar praktikant në Gjykatën Themelore në Tetovë.Nga marsi i vitit 2003 e deri në shtator 2005 ka punuar Referent juridik në Bankën Komerciale SHA Shkup. Nga shtatori i vitit 2005 deri në shtator të vitit 2009 ka punuar avokat. Në vitin 2009 me vendim të Këshillit Gjyqësor të RM-së është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën Themelore në Tetovë.
Publikime dhe aktivitete:
Ka marr pjesë në shumë seminare dhe konferenca në Maqedoni dhe jashtë edhe atë me tema dhe vende:
- Roli i gjyqtarit në procedurat akuzatore, 12-13 shkurt 2013, në Shkup
- Roli i gjyqtarit në procedurat akuzatore, 23-24 Prill 2013 Shkup
- Vendqëndrimi gjatë studimeve në Boston SHBA, 3-13 tetor 2013
- Konferenca për luftë kundër korrupsionit: Etika gjyqësore dhe preventiva nga ndjekja e rasteve të korrupsionit, 10 – 11 korrik, 2014. Ohër
- Zbatimi i LPP të ri, 12-13 qershor Berovë
- Zbatimi i së drejtës, Hagë, Holand 0235 19-29 tetor 2014
- Mekanizmat juridike dhe mekanizmat e shoqërisë civile për trajtim të gjuhës së urrejtjes, 12 dhjetor 2014 Shkup
- Hetuesia financiare dhe konfiskimi i pasurisë -31 maj - 6 qershor 2014, Varna R. Bullgarisë
Gjyqtar Bojana Toiq
Gjyqtar Bojana Toiq
Arsim:
Shtator 2020- Shtator 2023 dëgjues i trajnimit fillestar / Kandidat për gjyqtarë, Akademia për gjyqtarë dhe prokurorë ,, Pavell Shatev ’’ Shkup
Nëntorë 2016 ka kaluar provimin e jursprudencës
2013-2015 Magjistër i drejtsisë, drejtimi isë drejtës penale (Master of Laws LL.M),
Univerziteti ,, Shën Kirili dhe Metodi ’’ Shkup fakulteti ,, Justiniani i Parë‘’ Shkup
2010-2013 Jurist i diplomuar (Bachelor of Laws LLB) univerziteti ,,Shën Kirili dhe Metodi ’’ Shkup Fakulteti Juridik ,,Justiniani i Parë’’ Shkup
2006-2010 Ekonomike – jurist teknik SHME ,, 8 Shtatori ’’ Tetovë
1998-2010 Shkollim fillor SHF ,, Goce Dellçev’’ Tetovë
E lindur në datë 27.08.1991, në Tetovë.
Përvoja e punës:
Shtator 2020- Shtator 2023 dëgjues i trajnimit fillestar / Kandidat për gjyqtarë, Akademia për gjyqtarë dhe prokurorë ,, Pavell Shatev ’’ Shkup
Nëntorë 2016 ka kaluar provimin e jursprudencës
2013-2015 Magjistër i drejtsisë, drejtimi isë drejtës penale (Master of Laws LL.M),
Univerziteti ,, Shën Kirili dhe Metodi ’’ Shkup fakulteti ,, Justiniani i Parë‘’ Shkup
2010-2013 Jurist i diplomuar (Bachelor of Laws LLB) univerziteti ,,Shën Kirili dhe Metodi ’’ Shkup Fakulteti Juridik ,,Justiniani i Parë’’ Shkup
2006-2010 Ekonomike – jurist teknik SHME ,, 8 Shtatori ’’ Tetovë
1998-2010 Shkollim fillor SHF ,, Goce Dellçev’’ Tetovë
Publikime dhe aktivitete:
Pjesmarje në organizata të të rinjve , klube debatuese, trajnime dhe kurse duke përfshirë:
06-07 Korrik 2022, ,, The fight against environmental offenses‘’, French National School for the Judiciary
04 Korrik 2022 ,, Labour night as human rights’’, HELPS course, Këshilli Europian
27 Dhjetor 2021 ,, Promotion of diversity and equality in North Macedonia ‘’, Anti – discrimination, HELP course, Këshilli Europian
1-3 Qershor ,, Trajnim për krim kompjuterik dhe prova digjitale‘’, Trajnim i organizuar nga Misioni I OBSE dhe Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë ,, Pavel Shatev‘’
18- 20 Maj 2021 ,, Mediacion dhe drejtësi restauruse‘’, trajnim i organizuar nga Instituti për politikë europiane Shkup,
22 Dhjetor ,, Introduction to the European Convention on Human Rights and the European Court of Human Rights ‘’ HELP course, Këshilli Europian
Mars/ Prill 2016 ,, Të drejtat e njeriu për jurist të rinj’’, - Trajnim i organizuar nga USAID dhe Shoqata Maqedonase e juristëve të rinj ‘’
18 – 21 Gusht 2015 ,, Përgaditje për punësim dhe për punë’’ dhe ,, Mësim nëpërmjet punës’’, Trajnim i organizuar nga Qendra për punësim – Tetovë në bashkëpunim me USAID / Rrjeti JES
Tetor 2013 ,, Zbatimi i teknikave dhe metodave më të sofistikuara gjatë zbardhjes së veprave të rënda penale’’, trajnim i organizuar nga ELSA e RMV.
Gjyqtar Elvedin Ferati
Gjyqtar Elvedin Ferati
Arsim:
I lindur në Tetovë më 26.08.1986. Në vitin 2008 ka diplomuar në Fakultetin juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Në fakultetin e njëjtë në vitin 2011 ka fituar thirrjen Magjistër i shkencave juridike, me mbrojtjen e temës së magjistraturës : “Të drejtat materiale të autorit dhe mbrojtja juridike”. Provimin e jurisprudencës e ka dhënë në vitin 2012.
Përvoja e punës:
Nga dhjetori i vitit 2008 deri në qershor të vitit 2010 kryen praktikën si vollonter në Gjykatën themelore Tetovë. Nga qershori i vitit 2010 deri në dhjetor të vitit 2013 është punësuar si Nënpunës shtetëror në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Sekretariati për implementimin e marrëveshjes kornizë të Ohrit. Nga dhjetori i vitit 2013 deri në shkurt të vitit 2017 është punësuar si Bashkëpunëtor profesional në Gjykatën themelore Tetovë. Ka kryer trajnimin fillestar si pjesë e gjeneratës së gjashtë të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë “Pavell Shatev” Shkup (mars i vitit 2017 – shtator i vitit 2019) dhe ka fituar thirrjen Kandidat për gjykatës. Më datë 07.02.2020 është zgjedhur gjykatës në Gjykatën themelore Tetovë.
Gjyqtar Huriete Ceka
Gjyqtar Huriete Ceka
Arsim:
E lindur më darë 03.12.1972 në Tetovë. Në vitin 2001 ka mbaruar Fakultetin Juridik në Universitetin e Tiranës në Shqipëri, ku e ka marrë titullin juriste e diplomuar. Provimin e jurisprudencë e ka kaluar në vitin 2005 të organizuar nga Ministria e Drejtësisë.
Përvoja e punës:
Nga viti 2002 deri më 2004 ka punuar praktikante në Gjykatën Themelore në Tetovë, ndërsa nga viti 2009 derë në vitin 2012 bashkëpunëtor profesional në Gjykatën Themelore Tetovë . Në vitin 2012 me vendim të Këshillit Gjyqësor të RM-së është zgjedhur gjykatëse në Gjykatën Themelore Tetovë.
Gjyqtar Ilir Rexhepi
Gjyqtar Ilir Rexhepi
Arsim:
Në vitin 1991 ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, ku ka fituar titullin jurist i diplomuar.
Përvoja e punës:
Ka punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, inspektor i lartë dhe Udhëheqës i sektorit për të huaj nga viti 1994 deri në vitin 2008. Në vitin 2008 është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën Themelore në Tetovë ku vazhdon ta kryej funksionin e njëjtë.
Publikime dhe aktivitete:
Ka marr pjesë në seminare të materies penale, të organizuara nga Akademia e gjyqtarëve dhe prokurorëve publik.
Gjyqtar Jasmina Lazarovska
Gjyqtar Jasmina Lazarovska
Arsim:
E lindur më datë 27.11.1964 në Tetovë. Më 1991 ka diplomuar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, Fakulteti Juridik “Justiniani i I” Shkup, shkalla VII/1, ku ka fituar titullin juriste e diplomuar. Provimin e jurisprudencës e ka kaluar në vitin 2000 të organizuar nga Ministria e Drejtësise.
Përvoja e punës:
Në periudhën prej vitit 1994 deri në vitin 1999 ka punuar juriste në NPT “Iva Komerc” Tetovë, kurse nga viti 2002 deri në vitin 2009 ka punuar bashkëpunëtore profesionale në Gjykatën Themelore Tetovë Në vitin 2009 me vendimin e Këshillit Gjyqësor të RM-së është zgjedh gjyqtare në Gjykatën Themelore Tetovë.
Gjyqtar Jordan Velkovski
Gjyqtar Jordan Velkovski
Arsim:
I lindur më datë 20.03.1961 në fsh.Neproshten të Tetovës. Në vitin 1991 ka diplomuar në Fakultetin Juridik “Justiniani i I” në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku ka fituar titullin Jurist i diplomuar.
Përvoja e punës:
Nga viti 1986 deri në vitin 1988 është punësuar praktikant në Gjykatën Themelore në Tetovë. Në vitin 1988 me vendimin e Këshillit gjyqësor të RM-së është zgjedh gjyqtar në Gjykatën Themelore Tetovë.
Gjyqtar Lupço Spiroski
Gjyqtar Lupço Spiroski
Arsim:
I lindur më 1977 në Strugë, Republika e Maqedonisë, më 12.06.2000 ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, pas së cilës e ka dhënë provimin e jurisprudencës më 26.06.2003.
Më 12.01.2009 në gjeneratën e parë ka kryer trajnimin në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë.
Përvoja e punës:
Në periudhën nga Nëntori i vitit 2000 deri në Mars 2005, praktikant në Gjykatën Themelore Ohër, në periudhën nga Marsi deri në Gusht 2005, koordinator gjyqësor në DKP USAID Projekti për modernizimin e gjyqësorit në Republikën e Maqedonisë.
Në periudhën nga Gushti i vitit 2005 deri në Shtator të vitit 2009 ka qenë bashkëpunëtor profesional në Gjykatën Themelore Ohër, është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën Themelore Tetovë më 01.09.2009, pas së cilës është deleguar gjyqtar në Gjykatën Themelore Shkupi 1 Shkup në periudhën nga Nëntori 2014 deri në Nëntor 2017, pas së cilës përsëri nga Nëntori 2017 deri në Korrik 2018 ishte gjyqtar në Gjykatën Themelore Tetovë. Në periudhën Gusht 2018 deri në Korrik 2019 ka qenë gjyqtar në Gjykatën Themelore Civile Shkupi, ndërsa nga Gushti i vitit 2019 deri më sot është gjyqtar në Gjykatën Themelore Tetovë.
Gjyqtar Nazif Ilijazi
Gjyqtar Nazif Ilijazi
Arsim:
I lindur më datë 19.04.1961 nëf sh. Lisec të Tetovës. Me kombësi është shqiptar, shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, kurse shkollën e mesme në Tetovë. Ka diplomuar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, në Fakultetin Juridik “Justiniani i I” Shkup, ku ka fituar titullin jurist i diplomuar.
Përvoja e punës:
Më datë 01.07.1987 punësohet në Gjykatën Themelore Tetovë praktikant, kurse nga data 18.10.1989 Bashkëpunëtor profesional. Në vitin 1996 me vendim të Këshillit gjyqësor të RM-së zgjedhet gjyqtar në Gjykatën Themelore Tetovë. Deri në vitin 2000 ka punuar gjyqtar me materien përmbaruese, pastaj gjyqtarë i materies penale.
Publikime dhe aktivitete:
Gjatë viteve 2003/2004 merr pjesë në grupin e Formuar nga Ministria e drejtësisë Shkup në hartimin e Ligjit për kundërvajtje.
Ka marr pjesë në një numër të madh të trajnimeve në Romë R. e Italisë gjatë vitit 2007 në temën: “Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut, tregti me njerëz dhe krim të organizuar”, kurse në Boston – SHBA në temën: “Barazia e mjeteve juridike në procedurën penale” etj.