Gjyqtarеt [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Gjyqtarеt

Kryetari

CV e Kryetarit

Gjyqtar Hasan Asani

Emër:
Hasan Asani
Vit përzgjedhja:
2017
Sfera e punës:
Kryetar

Arsim:

 I lindur më 15.10.1976 në fshatin Çellopek në Komunën e Bërvenicës së Tetovës.

 Më 2001 ka diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku është pajisur me titullin jurist i diplomuar.  

Më 2020 Magjistër i shkencave juridike në lëmin e të Drejtës Ndëshkimore në fakultetin e shkencave juridike dhe politike në Universitetin Amerikan të Evropës – FON Shkup.

Më 2008 e ka dhënë me sukses provimin e Jurisprudencës në Universitetin “ Shën.Kirili dhe Metodi”, Fakulteti Juridik “Justiniani I” Shkup.

Më 2013 e ka dhënë me sukses provimin për noter.

 

Përvoja e punës:

Nga viti 2006 deri në vitin 2007 ka punuar Sekretar – jurist në EPSH Shtëpia e Shëndetit Tetovë.

Nga viti 2007 deri në vitin 2008 ka punuar bashkëpunëtorë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Nga viti 2008 deri në vitin 2012 ka punuar Bashkëpunëtorë Gjyqësor në Gjykatën Themelore Tetovë.  

Në vitin 2012 me vendimin e Këshillit Gjyqësor të R.M. është zgjedhur gjyqtarë në Gjykatën Themelore Tetovë, ku ka punuar në lëmin penale.

Me vendimin e Këshillit Gjyqësor të RM më 23.11.2017 zgjidhet Kryetarë i Gjykatës Themelore Tetovë.

Nga 29.11.2021 zgjidhet U.D. Kryetarë i Gjykatës Themelore Tetovë.

Nga viti 2020 zgjidhet zëvendës anëtarë i Këshillit Drejtues të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik të RMV. 

Me vendimin e Këshillit Gjyqësor të RM më 2023 zgjidhet përsëri Kryetarë i Gjykatës Themelore Tetovë.

 

Publikime dhe aktivitete:

Ka marrë pjesë në më shumë seminare dhe konferenca në Maqedoni edhe atë me temat dhe vendet:

 

1. Tejkalim i autorizimit me zbatim të torturës, më 07 Nëntor 2012 Shkup;

2. Vepra Penale kundër komunikacionit publik/ kriminalistikës dhe mjekësisë ligjore  – zbatim gjatë këqyrjes në fatkeqësi komunikacioni, më 22 nëntor 2012 Shkup;

3. Ligji për Procedurë Penale – procedurë hetimore, nga 18 deri më 20.03.2013 në Shkup;

4. Kriminaliteti kompjuterik në pikëpamjen e shkeljes së të drejtave autoriale dhe të ngjashme, më 02 prill 2013 Shkup;

5. Vepra penale kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare, me fokus të veçantë në tregtinë me njerëz dhe kontrabandimi me emigrant më 19 prill 2013 Shkup;

6. Zbatimi praktik i ligjit për të drejtat e të miturve, 25 prill 2013 Shkup;

7. Përgjegjësia e personave juridik, më 14 maj  2013 Shkup;

8. Konfiskimi i të ardhurave nga veprat penale/ roli i organeve kompetente për menaxhim me pronën e konfiskuar, nga 20 deri më 21 maj 2013 Shkup;

9. Ekspertizë psikiatrike si provë në procedurën penale, më 06 qershor 2013 Shkup;

10. Ligji për procedurë penale – procedura parahetimore, nga 04 deri më 06.09.2013 në Shkup;

11. Mbrojtja e fëmijëve viktimë të veprave penale dhe dëshmitarë në procedurën penale, 11.03.2014 Shkup;

12. Fshehje e tatimit dhe kufizim me larjen e parave, më 19 mars 2014 Shkup;

13. Ligji për procedurë penale – procedurat e veçanta, nga 10 deri më 11.04.2014 Shkup;

14. Zbatimi praktik i Ligjit për drejtësi për fëmijë, prill – 2014 Shkup;

15. Mitmarrje, ndërmjetësim i paligjshëm, më 09 maj 2014 Shkup;

16. Udhëzim për udhëheqje të hetimit dhe veprimeve hetimore, nga 27 deri më 28 maj 2014 Shkup;

17. Veprimi sipas akuzës dhe marrëveshje për pranimin e fajit, 04-05 qershor 2014 Shkup;

18. Roli i inspektoratit të burgut dhe përforcimit të koordinimit mes trupave të brendshme dhe të jashtme për inspektim të enteve ndëshkimore përmirësuese, më 12.09.2014 – Shkup;

19. Ligji për procedurë penale – shqyrtimi kryesor, më 15 deri 17.09.2014 Shkup;

20. Përmirësimi i veprimit me personat të cilëve u është kufizuar e drejta e lirisë së lëvizjes, 15 Tetor 2014 Shkup;

21. Parimi i dënimit të viktimave nga tregtia me njerëz në drejtësinë e brendshme dhe atë ndërkombëtare dhe praktika, 12 nëntor 2014 Shkup;

22. Lufta kundër krimit të organizuar me fokusim në tregtinë me njerëz dhe kondrabandimit të emigrantëve, 19-20 mars 2015 Shkup;

23. Përforcimi i koordinimit mes organeve të mbikëqyrjes së inspektimit të brendshëm dhe të jashtëm  mbi punën e burgjeve, nga 07 deri 09 tetor 2015 Shkup;

24. Zbatimi i Ligjit për kundërvajtje, më 15.10.2015 Shkup;

25. Trajtimi i krimit të urrejtjes, më 21-22.10.2015 Kodra e Diellit – Tetovë;

26. Zbatimi praktik i Ligjit për përcaktimin e llojit dhe caktimit të lartësisë së dënimit, 19 shkurt 2016 Shkup;

27. Zbatimi praktik i LPP  marrja në pyetje e të dyshuarit, dëshmitarit, ekspertit, 07 mars 2016 Gostivar;

28. Bashkëpunimi ndërkombëtarë në materien penale/Ekstradimi, 7-8 prill 2016 Shkup;

29. Etj.

 

 

Gjyqtarët

Gjyqtar Rexhep Musa

Gjyqtar Rexhep Musa

Emër:
Rexhep Musa
Vit përzgjedhja:
2023
Sfera e punës:
Civile

Arsim:

I lindur në datë 20.01.1979 në Tetovë. Në vitin 2008 diplomon në Fakultetin Juridik të Universitetit të Evropës Juglindore e ka fituar titullin jurist i diplomuar.

          Në vitin 2016 e ka kaluar provimin e jurisprudencës në Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

          Në vitin 2021 e ka regjistruar ciklin e dytë të studimeve në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë në degën e drejta civile.

Përvoja e punës:

         Nga viti 2000 deri në vitin 2005 ka punuar në shoqëri private për kontabilitet dhe ndërtimtari “INTER PROJEKT” Tetovë me detyra pune dhënie të shërbimeve kontabiliteti.

            Nga viti 2008 deri në vitin 2010 ka qenë i angazhuar si praktikant-vullnetar në Gjykatën Themelore Tetovë.

Në periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2013 ka qenë i punësuar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më saktësisht në sekretariatin për zbatim të marrëveshjes kornizë, ne vendin e punës nëpunës shtetëror-praktikant.

            Nga viti 2013 deri në vitin 2020 ka punuar në Gjykatën Themelore Tetovë në vendin e punës bashkëpunëtorë profesional – bashkëpunëtorë i ri gjyqësor.

Nga viti 2020 deri në vitin 2023 ka qenë në marrëdhënie pune në Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publik Shkup me profesion/ vendi i punës ndjekës i trajnimit fillestar.

            Është zgjedhur gjyqtarë në Gjykatën Themelore Tetovë më 01.09.2023 dhe punon në materien civile.

Publikime dhe aktivitete:

Nga data 07.02.2022 deri më 10.02.2022 – Pjesëmarrje në trajnime onlajn të organizuara nga Prokuroria publike të RMV në bashkëpunim me AGJPP, në suaza të projektit Tvining “Ndërtim i kapacitetit institucional të qendrës hulumtuese” për temën: ”Kriptovalutat dhe hetimet financiare” të cilat do të mbahen në terminët vijues:

Më 09.02.2022 – ka marrë pjesë në prezantimin e organizuar nga zonja Lecomte kandidat e Akademisë shtetërore te jurisprudencës të Republikës së Francës me temën: “Sistemi i jurisprudencës së Republikës së Francës”.

Më 24.02.2022 – pjesëmarrje në punëtorinë onlajn të organizuar nga Programi OPDAT në Ambasadën e SHBA-së në Shkup në bashkëpunim me AGJPP  në temën: “Bashkëpunëtorë e drejtësisë”.

Më 23.02.2022 – pjesëmarrje në punëtorinë onlajn të organizuar nga Programi OPDAT në Ambasadën e SHBA-së në Shkup në bashkëpunim me AGJPP  në temën: Konfiskimi i pronës dhe përfitimit pronësor.

Më 16.05.2022 pjesëmarrje në veminar të organizuar nga qendra e Gjenevës për udhëheqjen e sektorit të sigurimit (DCAF) dhe Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik “Pavel Shatev” Shkup me temën Standardet e Gjyqit Evropian për të drejtat e njeriut (GJEDNJ) për masa hetimore të veçanta në kontekst të të drejtës për gjykim të drejtë (neni 6 nga GJEDNJ).

Më 20.05.2022 – ka marrë pjesë në trajnime me temë Shkathtësi për udhëheqje të procedurës, e cila është mbajtur në hotelin Hilton në Shkup.

Më 08.06.2022 – pjesëmarrje në konferencën juridike të organizuar nga Fakulteti juridik i Evropës Juglindore për temat: “Psikologjia e bindjes”, Si të përgatitemi për marrje në pyetje në mënyrë të drejtpërdrejt,  marrje në pyetje të kryqëzuar, Demonstrimi të marrjes në pyetje në mënyrë drejtpërdrejt dhe të kryqëzuar të mbajtur në UEJL-Shkup.

Më 03.06.2022- pjesëmarrje në vebinar të organizuar nga Qendra e Gjenevës për udhëheqjen me sektorin e sigurisë (DCAF) dhe Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik “Pavel Shatev” Shkup tema Zbatim i masave të veçanta hetimore në kontekst të ekipeve të përbashkëta hetimore – udhëheqja efektive e hetimeve penale duke marr parasysh nevojën për respektimin e të drejtës për privatësi dhe të drejtës për gjykim të drejt.

Më 15.06.2022 – pjesëmarrje në trajnim të organizuar nga Qendra e Gjenevës për udhëheqjen me sektorin e sigurisë (DCAF) dhe Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik “Pavel Shatev” Shkup në hotel Meriot Shkup për temën Sfidat në zbatimin e masave të veçanta hetimore.

Ditët nga data 06.07.2022 deri më 07.07.2022 – pjesëmarrje në trajnim të organizuar nga Akademia shtetërore për jurisprudencë të Republikës së Francës (ENM) në bashkëpunim me AGJPP në temën “Veprat penale kundër mjedisit jetësor”.

Nga data 19.06.2022 deri më 23.06.2022 – Vizitë studiuese në Bon, R. e Gjermanisë të organizuar nga fondacioni Gjerman për bashkëpunim juridik ndërkombëtar (IRZ) në të cilën ndahen përvojat e ekspertëve juridik nga R. e Gjermanisë në lëmin e materies civile.

Më 14.03.2024 deri më 15.03.2024 – pjesëmarrje në seminar të mbajtur në Institutin Nacional për jurisprudencë në Sofi, R. e Bullgarisë të organizuar nga ana organizata ndërkombëtare “ERA”.   

 

Gjyqtar Sadulla Izairi

Gjyqtar Sadulla Izairi

Emër:
Sadulla Izairi
Vit përzgjedhja:
2008
Sfera e punës:
Penale

Arsim:

I lindur më datë 17.10.1969 në Tetovë. Në vitin 1994 ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës - Republika e Kosovës,ku ka fituar titullin jurist i diplomuar. Në vitin 2004 jep provimin e jurisprudencës të organizuar nga Ministria e Drejtësisë.

Përvoja e punës:

Nga viti 1998 deri në vitin 2000 punon Drejtor në firmë private në Tetovë. Nga viti 2001 deri në vitin 2005 punon Sekretar në Komunën e Bogovinës  së Tetovës. Nga viti 2005 deri në  vitin 2006 punon si avokat në Tetovë. Nga viti 2005 deri në vitin 2008 punon si Drejtor gjeneral në Posta e Maqedonisë. Në vitin 2008 me vendim të Këshillit Gjyqësor të RM-së zgjedhet gjyqtar në Gjykatën Themelore Tetovë.

Publikime dhe aktivitete:

Ka marr pjesë në seminare të materies penale, të organizuara nga Akademia e gjyqtarëve dhe prokurorëve  publik.

Gjyqtar Teodora Evtimovska Bojkovska

Gjyqtar Teodora Evtimovska Bojkovska

Emër:
Teodora Evtimovska Bojkovska
Vit përzgjedhja:
2023
Sfera e punës:
Civile

Arsim:

      E lindur më 28.12.1971 në Tetovë, Shkollën fillore dhe të mesme  i ka kryer në Tetovë, e me datë 28.11.1995 ka diplomuar në Fakultetin juridik” Sveti Kiril  dhe Metodi ” Shkup në vitin  2000. Ka kaluar provimin e jurispundencës para Komisionit për  dhënien e provimit të jurispundencës  pranë Ministrisë së Drejtësisë së RMV-Shkup .

Përvoja e punës:

           Nga viti 2002 është punësuar  si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën Themelore Tetovë. Me 18.11.2008 zgjidhet si Gjyqtare në Gjykatën Themelore në Gostivar. Nga muaji qershor 2021, deri në 01.05.2022 ka qenë zëvendëse  e Kryetarit të Gjykatës Themelore  në Gostivar  dhe Kryetare e  sektorit civil të gjykatës.  Me vendim të Këshillit gjyqësor të RMV të sjellë me datë 25.1.2023, përkohësisht dërgohet për kryerjen e funksionit të gjyqtares  në Gjykatën Themelore në Tetovë për periudhën njëvjeçare.

Publikime dhe aktivitete:

          Në periudhën prej 20.09.2021 deri më 14.12.2022, është përcaktuar si koordinatorë  dhe mentorë për zbatimin e mësimit praktik  të kandidatëve për gjyqtar  të caktuar  nga Akademija për gjyqtar dhe prokuror publik Shkup. 

Gjyqtar Verka Kostovska

Gjyqtar Verka Kostovska

Emër:
Verka Kostovska
Vit përzgjedhja:
1986
Sfera e punës:
Kundërvajtje

Arsim:

Ka lindur në vitin 1960 në Koçan. Në vitin 1983 ka diplomuar në Universitetin ,,Shën. Kirili dhe Metodi”, Fakulteti Juridik ,,Justinian I”, në Shkup, me temën ,,DËNIMI ME PARA”. Më datë 11.04.2016 ka fituar titullin ,,DOKTOR I SHKENCAVE JURIDIKE,, pas  mbrojtjes së temës së doktoratës ,,CAKTIM I DËNIMIT PËR VEPRA PENALE NË BASHKËVEPRIM” në Universitetin ,, Shën. Kirili dhe Metodi”, Fakulteti Juridik ,,Justinian I”, në Shkup.

Përvoja e punës:

Për herë të par ka qenë e punësuar në vitin 1984 në Gjykatën Themelorenë Tetovë si juriste. Nga viti 1985 deri në vitin 1986 ka punuar Bashkëpunëtore profesionale në Gjykatën Themelore në Tetovë. Në vitin 1986 me vendim të Këshillit Gjyqësor të RM-së është zgjedhur gjyqtare në Gjykatën Themelore në Tetovë.

Publikime dhe aktivitete:

Ka marr pjesë në shumë seminare dhe trajnime, me referatet e saja për: dënim me para, ekspertizë dhe paraburgim.

Ka marr pjesë në grupin punues për ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë.

 

E parë<12>E fundit

Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_

Të rejat e fundit