KUMTESË [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

KUMTESË

Njoftim për opinionin  |  28 Shk 2024

 

KUMTESË


Këshilli Gjyqësor është i vetëdijshëm për të gjitha situatat në vend, por ende e konsideron të nevojshme të shprehet për paralajmërimn e ndryshimeve ligjore. Është e pamohueshme që ka një dallim të madh mes pagave të gjyqtarëve dhe punonjësve në gjyqësi. Nuk kemi dyshime se çdo punonjës duhet të paguhet për punën e tij aq sa duhet për një jetë dinjitoze, por kjo nuk mund të jetë arsye për të mos reaguar.

Gjyqësia si pushtet i pavarur  e cila është me që ka rëndësi jetike për funksionimin e shtetit në zgjidhjen e problemeve më të rëndësishme të qytetarëve, zgjidh çdo vit mijëra lëndë dhe kujdeset për sundimin e së drejtës. 

Gjyqtarët në kryerjen e funksionit të tyre duhet të jenë  të pavarur, kompetent dhe të paanshëm. Për këto arsye pagat e gjyqtarëve rregullohen me ligj të veçantë. Organi më i lartë ligjvënës, me rastin e nxjerrjes së ligjeve, është i detyruar të respektojë Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare që ka ratifikuar. Ky ligj është miratuar pikërisht në përputhje me kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar nga Kuvendi, por edhe në përputhje me standardet ndërkombëtare që i referohen gjyqësisë.

Pavarsia finansiare e gjyqësisë ka një rëndësi të madhe për autonominë dhe pavarësinë e gjyqësisë në përgjithësi, pra me ndërhyrje në ligj në të cilin paga e gjyqtarit është e garantuar, me mungesën e burimeve financiare për pagesën e shtesave në pagë për punonjësit, të gjyqësisë, mos rritje e pagave të punonjësve në gjyqësi, mosmiratimi i të gjitha pëlqimeve të kërkuara për punësime të reja ndikon drejtpërdrejt në funksionimin normal të gjykatave dhe pavarësinë dhe autonominë të ekzekutimit të pushtetit gjyqësor.

 

                                                            KËSHILLI GJYQËSOR I 
                                          REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT