Kumtesë nga seancën e 447-të të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbajtur me datë 04.07.2023
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Kumtesë nga seancën e 447-të të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbajtur me datë 04.07.2023
KUMTESË
Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se në senacën 447-të e mbajtur me datë 04.07.2023, ndryshoi dhe plotësoi Rendin e ditës dhe miratoi:
1. Janë Miratuar 2 (dy) procesverbalet nga komisionet për verifikimin e afatit të aplikimeve dhe plotësimit të dokumenteve të kandidatëve pas shpalljeve për përzgjedhjen e gjyqtarëve nga kandidatët nga Akademia e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë;
2. Është miratuar raporti nga vizita e punës e Gjykatës Themelore Kavadar;
3. Raportet e diskutuara për gjendjen faktike e konstatuar pas kërkesave të parashtruara për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të gjykatës:
-Pas një kërkese për gjyqtar të një gjykate apeli, një gjyqtari i është shqiptuar masë disiplinore ulje pagash në masën 15% të pagës mujore për një periudhë 3 mujore;
-Pas një kërkese për gjyqtar të gjykatës themelore, ndaj tij është shqiptuar masë disiplinore - vërejtje me shkrim;
-Pas kërkesës për gjyqtar, në cilësinë e kryetarit të gjykatës së apelit, procedura ndërpritet;
4. Pika për formimin e komisioneve pas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të gjykatës është shtyrë për seancën e radhës me kërkesë të anëtari të Këshillit;
5. Pas njoftimeve të anëtarëve të Komisionit të Raportuesve pas kërkesave të paraqitura për përgjegjësi të gjyqtarëve/kryetarëve të gjykatave, pas njërit njoftim anëtari i Këshillit është përjashtuar, ndërsa pas njoftimit tjetër anëtari i Këshillit nuk është përjashtuar.