Kryetari i Këshillit Gjyqësor pati pune me drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Pasurive të Konfiskuara [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetari i Këshillit Gjyqësor pati pune me drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Pasurive të Konfiskuara

Njoftim për opinionin  |  24 Nën 2023

 

Kryetari i Këshillit Gjyqësor pati takim me drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Pasurive të Konfiskuara
 
 
Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sashko Georgiev, sot pati takim me drejtorin e Agjencisë për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar, Driton Nebiu. Mbledhja u zhvillua me iniciativën e krzetarit të Këshillit Gjyqësor dhe vetëm një ditë pas mbajtjes së seancës së Këshillit, në të cilën u bë e ditur se disa gjykata më të vogla në vend po përballen me një problem mjaft serioz të mungesës së automjeteve për nevoja zyrtare.
 
Në bisedën, e cila u zhvillua në një atmosferë konstruktive, kryetari Sashko Georgiev theksoi se ka gjykata që nuk kanë asnjë automjet dhe nuk mund të funksionojnë normalisht në punën e tyre të rregullt. Bëhet fjalë për disa gjykata të vogla nga brendia, për të cilën i është kërkuar drejtorit që të bëjë përpjekje që gjykatave t'u mundësohet përdorimi i automjeteve të konfiskuara të sekuestruara nga kriminelët.
 
Drejtori Driton Nebiu shprehu gatishmërinë dhe mirëkuptimin për plotësimin e kërkesave të tilla dhe zbatimin e procedurës së nevojshme ligjore, me qëllim që të sigurohen automjetet për të cilat ka gjykim të formës së prerë dhe afat më të shkurt. Njëkohësisht në bisedë u bisedua edhe çështje të tjera, ku më së shumti vëmendje iu kushtua kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore, prej të cilave zgjasin disa vite, gjë që zhvlerëson pasurinë e konfiskuar dhe humb kuptimin e masës së shqiptuar.