NJOFTIM PËR PUBLIK [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

NJOFTIM PËR PUBLIK

Deklarata, Risi, Njoftim për opinionin  |  13 Shk 2025

NJOFTIM PËR PUBLIK

 

Në periudhën e kaluar, Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut i ka përcjellë me kujdes zhvillimet lidhur me deklaratat e bartësve të pozitave më të larta të pushtetit shtetëror dhe shpreh shqetësimin sepse ato reflektojnë në integritetin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe të gjyqtarëve dhe ndikojnë drejtpërdrejt në perceptimin dhe besimin e qytetarëve në punën e Këshillit Gjyqësor dhe të gjyqësorit.

Çdo përpjekje për të cenuar pavarësinë e gjyqësorit përmes presioneve të çdo lloji dhe nga kushdo ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe gjyqtarëve është një kërcënim i drejtpërdrejtë për pavarësinë dhe demokracinë e shtetit dhe sundimi i së drejtës.

Në çdo shtet juridik, pavarësia e gjyqësorit është një nga shtyllat bazë për garantimin e ligjshmërisë, drejtësisë dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor dhe gjyqtarët duhet të jenë të lirë nga çdo formë presioni dhe ndikimi, në mënyrë që të vendosin në mënyrë të pavarur dhe në këtë drejtim, Këshilli Gjyqësor apelon te të gjithë bartësit e funksioneve publike që të respektojnë në mënyrë të vazhdueshme Kushtetutën, ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në përputhje me Kushtetutën, me qëllim të sundimit të së drejtës dhe kthimit të besimit te qytetarët.