KUMTESË-NË OHËR U MBAJT SAMIT GLOBAL MBI SFIDAT E TRANSFORMIMIT DIGJITAL [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

KUMTESË-NË OHËR U MBAJT SAMIT GLOBAL MBI SFIDAT E TRANSFORMIMIT DIGJITAL

Njoftim për opinionin  |  6 Nën 2023

 

NË OHËR U MBAJT SAMIT GLOBAL MBI SFIDAT E TRANSFORMIMIT DIGJITAL

 

Si të bëhet një transformim dixhital në gjyqësi si parakusht në procesin skriningit dhe fillimit të negociatave me BE-në? Si janë sfidat dhe përvojat nga rajoni dhe më gjerë? Cilat mjete ndihëmëse dixhitale mund të përdoren për të arritur drejtësinë dixhitale dhe shkëmbimin ndërkufitar të dokumenteve.

Këto ishin vetëm  një pjesa  nga 10-të panelet e diskutimeve në Samitin e dytë  Global për dixhitalizimin e drejtësisë, e cila u mbajtë nga 31 tetori deri më 2 nëntor të këtij viti në Ohër, në bashkëorganizim të Këshillit për Koordinimin e Teknologjisë Informatiko-Komunikues në drejtësi, e mbështetur nga TAIEX nga Brukseli dhe Misioni i OBSE-së në Shkup.

Gjatë Samitit treditor morën pjesë më shumë se 200 pjesëmarrës - gjyqtarë, prokurorë, avokatë, përfaqësues të kompanive të IT, autoriteteve dhe institucioneve shtetërore, si dhe mysafirë - përfaqësues të lartë të gjykatave dhe ekspertë nga Kroacia, Sllovenia, Letonia, Spanja, Polonia, Mali i Zi dhe Kosova.

Fjalimi i tij drejtuar pjesëmarrësve të tubimit përmes videomesazhit iu drejtua edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, i cili theksoj se sallat e para të pajisura për gjykime në distancë, janë krijuar kushtet për gjykime në distancë, si dhe për komunikim dixhital për të gjithë pjesëmarësit në proceset gjyqësore.

Para të pranishmëve ju drejtua edhe Ministri i Punve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe zëvëndës Ministri i Drejtësisë Viktoria Avramovska-Mandiq.

Në ditën e dytë të Samitit foli edhe kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev, i cili vlerësoi se praktikat e mira në procesin e dixhitalizimit të sistemeve të drejtësisë mund të kontribuojnë në zhvillimin e gjyqësorit kombëtar, si dhe në pjesën lidhur me dixhitalizimin në Këshillin Gjyqësor si pjesë integrale të atij sistemi.

Procesi i ngadalshëm i dixhitalizimit në procesin e reformës Georgiev e shehë njëlloj në mungesë të kuadrit, por edhe më mungesë të mjeteve.

Në Samitin Global u dëgjuan shembuj konkretë krahasues të transformimit dixhital, për urdhrin evropian për hetime, në cilin drejtim po zhvillohen modele dhe platforma të reja në procedura, si të sigurohet mbrojtja kibernetike dhe çfarë problemesh hasen në praktikë.

Dixhitalizimi duhet të çojë në efikasitet më të madh, racionalizimin dhe intensifikimin e proceseve reformuese, qasje më shumë në aktet dixhitale, qasje transparent deri te informatat, kursim letre dhe kohë, siguri më të madhe të të dhënave, si dhe përfitime të tjera për sistemin e drejtësisë.