Kumtesë për seancën e 484-të të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbahet me 18.04.2024
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Kumtesë për seancën e 484-të të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbahet me 18.04.2024
KUMTESË
Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut dë të mbajë seancën e 484-të me 18.04.2024 (e enjte) me fillim në ora 10,00 në sallën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
REND DITE
Për seancën e 484-të të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut me datë 18.04.2024 me fillim në ora 10,00
1.Shqyrtim dhe miratimi raportit vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023;
2.Sjellja e vendimit për përcaktimin e numrit tregues të lëndëve që do të vendosë gjyqtari në muaj në Gjykatat Themelore, në Gjykatat e Apelit, në Gjykatën Administrative, në Gjykatën e Lartë Administrative dhe në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024;
3. Sjella e vendimit për ndërprerjen e funksionit gjyqtar për shkakë të polësimit të kushteve për pension pleqërie;
4.Sjellja e vendimit për ndërprerjen e funksionit gjyqtar-porotë në Gjykatën Themelore Penale-Shkup, për shkak të mbarimit të mandatit;
5.Vendimmarrja pas njoftimeve për gjendjen e vërtetuar faktike pas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të gjykatës;
6.Vendimmarrja pas njoftimit për urgjencën e procedurës pas Raportimit për gjendjen e konstatuar pas kërkesës së paraqitur për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të gjykatës dhe
7. Të ndryshme.