Kryetarja Vesna Dameva zhvilloi një vizitë pune me shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilian Vall. [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja Vesna Dameva zhvilloi një vizitë pune me shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilian Vall.

Press realeses  |  Feb 27, 2024

 

Kryetarja Vesna Dameva zhvilloi një vizitë pune me shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilian Vall


Kryetarja e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vesna Dameva, sot takoj shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilian Vall, ku kanë biseduar për çështjet aktuale në gjyqësi, me theks të veçantë për situatat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Këshilli Gjyqësor.

Kryetarja Vesna Dameva shprehu mirënjohjen e saj të sinqertë për përpjekjet dhe aktivitetet e Misionit të OSBE-së në Shkup, të cilat janë thelbësore për sigurimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e besimit publik.

Në takim, ambasadori Kilian Vall u njoftua me aktivitetet e Këshillit Gjyqësor për zbatimin e rekomandimeve të përfshira në Raportin e Misionit Vlerësues të BE-së, si dhe me nevojën e bashkëpunimit me ekspertë për ndryshimin dhe plotësimin e Programit dhe Planit të Veprimit për monitorimin dhe parandalimin e korrupsionit në gjyqësi 2022-2025 dhe vendosja e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në këtë kuptim, në takim u theksua se bashkëpunimi në mes Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Misionit të OSBE-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen përmes realizimit të projekteve me rëndësi për Këshillin Gjyqësor dhe për gjyqësin në tërësi.


   Zyra e kryetaresë

                                           të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut