Takimi i ambasadorës amerikane Ageler me kryetaren Dameva
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Takimi i ambasadorës amerikane Ageler me kryetaren Dameva



Takimi i ambasadorës amerikane Ageler me kryetaren Dameva
Ambasadorja Anxhella Prajs Ageller sot u takua me kryetaren e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vesna Dameva.
Në takim u diskutua për situatat dhe sfidat me të cilat përballet Këshilli Gjyqësor dhe gjyqësia, si dhe masat dhe aktivitetet të cilat i ka marë Këshilli Gjyqësor.
Ambasadorja Ageller veçanërisht e theksoi nevojën për luftën kundër korupsionit vendimmarrjen e pavarur, të përditësuar dhe të paanshme të Këshillit Gjyqësor dhe të gjykatave, si dhe për të garantuar sundimin e së drejtës, ajo i dha mbështetje të fuqishme Këshillit Gjyqësor, në ushtrimin e funksioneve të tij në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, në drejtim të sigurimit dhe garantimit të autonomisë dhe pavarësisë të pushtetit gjyqësor.
Kryetarja Vesna Dameva shprehu mirënjohje e saj për bashkëpunimin, e vazhdueshme, duke theksuar se e vlersonë mbështetjen nga SHBA dhe e njoftojë ambasadoren se është mbajtur takim pune ku janë shqyrtuar dhe sjellur konkluzione për secilin nga rekomandimet e Misionit vlerësues dhe se Këshilli Gjyqësor do të filloj me realizimin e përfundimeve.