Ngjarja e organizuar nga Instituti për të Drejtat e Njeriut [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Ngjarja e organizuar nga Instituti për të Drejtat e Njeriut

Njoftim për opinionin  |  3 Qer 2024

 

Ngjarja e organizuar nga Instituti për të Drejtat e Njeriut me temë: “Sektori civil - forcë lëvizëse për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe sundimin i së drejtës"

 

Me rastin e përkujtimit të 15-të të ekzistencës së tij, në kuadër të programit “Qasje në drejtësi për të gjithë”, i mbështetur financiarisht nga Delegacioni i BE-së në RMV-së, Instituti për të Drejtat e Njeriut organizoi një aktivitet me temën “Sektori-civile nxitës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe sundimit i së drejtës”.
 
Kryetarja e Këshillit Gjyqësor të RMV-së mbajti fjalimin e saj në këtë ngjarje, në të cilën u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm me Institutin për të Drejtat e Njeriut, si dhe me sektorin e shoqërisë civile në përgjithësi, me shpresën se bashkëpunimi do të vazhdojë, gjë që është në interes të gjyqësisë dhe shtetit në përgjithësi.
 
Kryetarja Vesna Dameva theksoj se në çdo shoqëri demokratike është shumë i rëndësishëm roli i sektorit civil-joqeveritar, i cili është burimi dhe krijuesi i perceptimit të qytetarëve në gjyqësi. Aktivizmi qytetar është një nga shtyllat e rëndësishme të demokracisë dhe nëse dëgjohet me kujdes zëri i sektorit civilë, mund të nxirren mësime dhe përfundim shumë i rëndësishëm.
 
Kryetarja e Këshilli Vesna Dameva nuk i anashkalon kritikat nga përfaqësuesit e sektorit- civil, por çdo kritikë konstruktive dhe të argumentuar e pranon informativisht dhe kritikat e tilla janë udhërrëfyes në drejtim të përmirësimit të situatës.
 
Ajo shprehu kënaqësinë e saj për interesimin e treguar të sektorit civil për punën e Këshillit përmes përcjelljesë të rregullt, gjegjësisht të seancave të Këshillit nga përfaqësuesit e ICP-së dhe shoqatave të tjera civile dhe përgatitjes së raporteve, të cilat Këshilli i shqyrton, analizon dhe ndërmerr veprime në lidhje me shënimet e shënuara. Ajo tha se Këshilli Gjyqësor i RMV-së, duke pasur parasysh rëndësinë e sektorit civil, me ndryshimet e reja të Rregullores e ka përfshirë në mënyrë aktive sektorin-civil gjatë shqyrtimit dhe miratimit të Raportit Vjetor për punën e Këshillit.
 
Kryetari i Këshillit Gjyqësor të RMV-së tha se në periudhën e ardhshme Këshillit ka sfida të rëndësishme për zbatimin e plotë të rekomandimeve të BE-së të shënuara në Raportin e Misionit Vlerësues, si dhe faktin se shumica e tyre tashmë janë zbatuar para afatit të caktuar, kornizë në Planin e Veprimit, i cili po monitorohet me nga përfaqësuesit e ICP-së dhe përfaqësuesit e shoqatave të tjera civile që ndjekin punën e Këshillit. Ajo theksoi se është veçanërisht e rëndësishme që Këshilli Gjyqësor të dëshmojë se është në rrugën e detyrës dhe se është duke ushtruar plotësisht kompetencat e tij dhe duke zbatuar rekomandimet e BE-së.
 
Ajo u dërgoj një porosi organizatave të shoqërisë-civile që të vazhdojnë me përcjelljen e punës të Këshillit, të vazhdojnë ta kritikojnë atë kur të ketë bazë, ndërsa Këshilli është i obliguar t'i analizojë kritikat dhe vërejtjet dhe të ndërmarrë veprime dhe aktivitete, për të përmirësuar punën dhe veprimet e tij.