KUMTES [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

KUMTES

Njoftim për opinionin  |  17 Mar 2020

KUMTESË

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 336-të e mbajtue me datë 17.03.2020 solli këtë:

VENDIM

Për trajtimin e gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në kushte të rrezikut të shtuar të virusit KOVID-19

 

Kryetari i Gjykatës dhe gjkatësit për menaxhimin e lëndëve gjyqësore të harmonizohen me masat dhe rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe autoriteteve kompetente shëndetësore.                                                                                                                                                                                                                                                                       Janë të deryruar të marinë të gjitha masat paraprake për të zvogluar rrezikun e infektimit me virusin KOVID-19 të gjykatësve, nëpunësve shtetëror, palëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedurë.

Për këtë qëllim, para hyrjes në gjykatë, palët dhe pjesëmarrësit e tjerë në procedurë janë të detyruar t'i nënshtrohen të gjitha masave të sigurisë.

Kontrollim i hyrjes në sallën e gjyqit, të mos krijohet rëmujë para sporteleve, dhe të këtë mundësinë të dezinfektohet.

Para dhe pas mbarit të seancës dëgjimore të bëhet dezinfektimi i sallës dhe sallat tjera.

Me anë të njoftimeve për të këshilluar palët që të paraqesin parashtresat e tyre në formë elektronike, nëse ata kanë kushtet teknike për ta bërë këtë.

Çertifikatat dhe aktet tjera gjyqësore të palëve dhe organet kompetentë ti sjellin në mënyrë elektronike.

 Në gjykatë kryhen punët më thelbësore:

- Gjykimet në lëndët penale kur i pandehuri ose një pjesë e të pandehurve është në paraburgim, burgim shtëpiak ose i është shqiptuar ndonjë masë për siguri për të pandehurit tjetër në procedurë;                                                                                                               -Lëndët Penale të palëve që nuk kanë vendbanim ose vendbanim në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe që gjenden në vend;                                                                                            -Lëndët penale për të cilat ekziston rreziku i skadimit të ndjekjes penale;                                         -Lëndët penale për veprat penale: "Transmetimi i sëmundjes ngjitëse" - sipas nenit 205 të LP, "Mosrespektimi i rregulloreve shëndetësore gjatë një epidemie" - nga neni 206 i LP, "Mos ofrimi i ndihmës mjekësore" - sipas nenin 208 të LP, "Parandalimi zyrtar në kryerjen e një detyre zyrtare "- sipas nenit 382 të LP," Sulm ndaj një zyrtari gjatë kryerjes së punës të sigurisë "- sipas nenit 383 të LP," Organizimi i rezistencës "- sipas nenit 387 të LP;

-Lëndë kundërvajtëse të natyrës urgjente;
-Lëndë për zbatimin e masave të përkohshme;
-Lëndë në të cilat procedura është në fazën e vendimmarrjes;

-Lëndë në të cilat ekziston rreziku i shkeljes së parimit të gjykimit brenda një kohë të arsyeshme;
-Lëndët që janë urgjent me ligj;
-Pranimi i parashtresave dhe çështjeve të tjera që lidhen me afatet ligjërisht të detyrueshme.

Seancat e planifikuara për çështjet jo-urgjente mbahen nëse plotësohen kërkesat ligjore dhe nëse Kryetari i Gjykatës dhe Gjykatësit konsiderojnë se nuk janë në rrezik të lartë për shëndetin e gjyqtarëve, nëpunësve gjyqësor, palëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedurë.

Gjykatat e Apelit merren me ankesat në lëndët e mësipërme dhe lëndët që vendosin në një seancë jo publike.

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë Veriore vendos për lëndët e mësipërme në kornizat e kompetancave të saj dhe çështjet për të cilat vendos në seancë jo publike.

Gjykata Administrative do të zbatoj në mosmarrëveshje administrative kundër akteve administrative që janë urgjente dhe të cilat vendosen pa mbajtur seanca diskutimi.

Gjykata e Lartë Administrative do të zbatoj ankesat kundër vendimeve të Gjykatës Administrative të cilat janë urgjente në seancë jo publike.

Kryetari i Gjykatës dhe Gjykatësit e shqyrtojnë mundësinë e kryerjes së detyrave të caktuara nga shtëpia (studime i lëndës dhe ardhëja në gjykatë në ditët e gjykimit, duke shkruar vendime duke përdorur teknologjinë kompjuterike).

   Vendimi hyn në fuqi në ditën e sjelljës së tij.

                                                                    Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së

                                                                            Veriut   Kryetar

                                                                         Kiro Zdravev