Takimi i punës të kryetarit të Këshillit Gjyqësor të RMV-së me koordinatorin e TIKA-s në Shkup [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Takimi i punës të kryetarit të Këshillit Gjyqësor të RMV-së me koordinatorin e TIKA-s në Shkup

Njoftim për opinionin  |  7 Qer 2024

 

Takimi i punës të kryetarit të Këshillit Gjyqësor të RMV-së
me koordinatorin e TIKA-s në Shkup
 
 
Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vesna Dameva, zhvilloj takim pune me koordinatorin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA në Shkup, z. Mehmet Bajrak.
 
Kryetarja e Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva shprehu mirënjohjen e saj të sinqertë për përpjekjet, aktivitetet dhe mbështetjen financiare të agjencisë turke TIKA, veçanërisht pasi informoi se ka filluar procesi i dhënies së ndihmës financiare për Gjykatën Themelore të Gostivarit, i cili është me rëndësie të veçantë dhe për të cilin parimi u diskutua gjatë vizitës në Republikën e Turqisë dhe pritjes miqësore të kryetarit të Këshillit Gjyqësor nga presidenti i TIKA-s, z. Serkan Kajallar.
 
Në takim u shpreh vullneti i ndërsjellë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit, përmes shqyrtimit dhe realizimit të projekteve të cilët janë  të  rëndësishëm për Këshillin Gjyqësor dhe gjyqësinë në tërësi.