Kumtesë nga seancën e 382-të të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbajtur me datë 23.09.2021 [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kumtesë nga seancën e 382-të të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbajtur me datë 23.09.2021

Njoftim për opinionin  |  23 Sht 2021

                                  KUMTESË

 

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut informonë se në seancën e 382-të e mbajtur me datë 23.09.2021  vendosi si në vijim:

 

Në seancën e Këshillit Gjyqësor e mbajtur me datë 23.09.2021, u miratua Regullorja edhe mënyra e formimit të komisionit për vlersimin e punës së gjykatësve dhe kryetarve të gjykatave. Regullorja e regullon mënyrën e formimit të komisionit për vlersimin e punës të gjykatësve në bazë të plotësimit të kriteriumeve kualitative.

Në seance u miratuan raportet për punën e gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga kvartali i dytë (prill, maj dhe qershor) për vitin 2021. Nota e përgjithëshme e vlersimit është se gjykatat kan qenë të azhuruar. Tremujori  ka filluar me 110,197 lëndë, pati ritje të lëndëve të reja prej 126,038 apo gjithësej për tu zbatuar 236.235 lëndë. Nga këto 128,098 janë zgjidhur ndërsa 108,137 raste mbeten në pritje.

Këshilli Gjyqësor vlerësoi se gjykatat kan kryer një numër të duhur të lëndëve të pranuar dhe të zvogëlojnë numrin e lëndëve të mbetura.

Në seancë u deleguan gjykatës nga gjykatat tjera në Gjykatën Themelore Krushevë, Dellçevë, Negotinë, Kërçovë dhe në Gjakatën Themelore Penale Shkup si në vijim:

-Bojanço Donev, gjykatës në Gjykatën Themelore Veles përkohësisht dërgohet në kryerjen e funksionit gjykatës në Gjykatën Themelore Negotinë në përiudhën për 1 vit.

-Jane Trençevski, gjykatës në Gjykatën Themelore Prilep përkohësisht dërgohet në kryerjen e funksionit gjykatës në Gjykatën Themelore Krushevë në përiudhën për 1 vit.

-Nevena Perica, gjykatëse në Gjykatën Themelore Shtip përkohësisht dërgohet në kryerjen e funksionit gjykatës në Gjykatën Themelore Delçevë në përiudhën për 6 muaj.

-Violeta Nofitoska gjykatëse në Gjykatën Themelore Gostivar përkohësisht dërgohet në kryerjen e funksionit gjykatës në Gjykatën Themelore Kërçovë në përiudhën për 1 vit.

-Ivica Nikollovski, gjykatës në Gjykatën Themelore Tetovë përkohësisht dërgohet në kryerjen e funksionit gjykatës në Gjykatën Themelore Penale Shkup në periudhën për 1 vit.

Sot Këshilli Gjyqësor shkarkoj një gjykatës –porotë në Gjykatën Themelore Koçani dhe dy gjykatës në Gjykatën Themelore Manastir për shkak të plotësimit të kushteve për pension pleqërie dhe tre gjykatës-porotë në Gjykatën Themelore Tetovë me vetë kërkesë.