KUMTESË [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

KUMTESË

Njoftim për opinionin  |  15 Sht 2020

KUMTESË

 

Kryetari i Këshillit Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Kiro Zdravev, pati takim me Ministrin e Drejtësisë Bojan Mariçiq.   Në takim u diskutuan për disa çështje në interes të pushtetit gjyqësor edhe atë:

-Sigurimi i kushteve hapsinor për punën e Gjykatës Administrative dhe Gjykatës së Lartë Administrative;                                                                                                       

-Zgjërimi i kapacitetit të Akademisë për Gjykatës dhe Prokuror Publikë;                     

-Përforcimi i burimeve njerzore në gjykata dhe në Këshillin Gjyqësor të Rerublikës së Maqedonisë së Veriut;                                                                                          

-Përgaditja e Rregullores për vlersimin e nënëpunësve gjyqësor dhe Regullores për kushtet dhe procedure për avansimin e tyre, si dhe statusin e shërbimit profesional të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut;                             

-Përforcimi i statusit shoqëror dhe material të gjykatësve;                                                       

-Për disa dispozita të ligjit për Këshillin Gjyqësor të RMV dhe                                                

-Për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të RMV nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministri i Drejtësisë, ndër të tjera, u informua për projektet e zhvilluara nga Këshilli Gjyqësor i RMV për të përmbushur qëllimet e tij strategjike, siç janë: Analiza Funksionale, Plani Strategjik i Këshillit Gjyqësor të RMV për vitin 2020-2022, Plani Strategjik i Komunikimit, Metodologjia me Treguesit e kompleksitetit të lëndëve, Metodologjia e vlerësimit të Gjykatësve dhe në veçanti Strategjia e Zhvillimit të Burimeve Njerëzore dhe Rrjeti Gjyqësor. Janë bërë kriteret dhe metodologjia për planifikimin e buxhetit gjyqësor dhe kriteret dhe metodologjia për shpërndarjen e buxhetit gjyqësor.