Kumtesë nga seancën e 381-të të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbajtur me datë 06.09.2021 [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kumtesë nga seancën e 381-të të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbajtur me datë 06.09.2021

Njoftim për opinionin  |  6 Sht 2021

                                                KUMTESË

 

Këshillit Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut informonë se në seancën e 381-të e mbajtur me datë 06.09.2021  vendosi si në vijim:

Në seancën e sotme, Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë Veriore miratoi Metodologjinë me tregues për përcaktimin e ndërlikueshmëris të lëndëve gjyqësore.

Metodologjia do të përcaktojë kompleksitetin e secilës lëndë gjyqësore individuale në fushën civile, penale dhe administrative në të gjitha nivelet e juridiksionit, si dhe në procedurat për shkeljen e së drejtës për gjykim në afat të caktuar.

Metodologjia përshkruan tregues në bazë të të cilëve shkalla e kompleksitetit të lëndëve gjyqësore përcaktohet sipas fushës juridike, kompleksitetit të çështjes dhe llojit të gjykatave, si dhe sipas shkallës dhe kompetenca reale.

Qëllimi i kësaj metodologjie është t'i mundësojë Këshillit Gjyqësor, duke përcaktuar ndrlikueshmërin dhe duke e llogaritur kohën efektive të punës së gjykatësit për secilën lëndë gjyqësore individuale, të përcaktuar nga Këshilli Gjyqësor, për të sjellë vendim për përcaktimin e numrit referent të lëndëve që do të kryej gjykatësi brenda një viti.

Në seancën e sotme, u sollë vendim ku u konstatua ndërprerja e funksionit gjyqësor të gjyqtarit Vladimir Tufegxhiq, gjykatës në Gjykatën Penale Themelore Shkup, me vetë kërkesën e tij.

Këshilli Gjyqësor gjithashtu konstatoi ndërprerjen e funksionit të gjyqtares Marinella Jakasanovska, nga Gjykata Themelore Civile Shkup për shkak të plotësimit të kushteve për pension pleqërie, me vetë kërkesën e saj.

Ndërprerja e funksionit gjykatës porotë është konstatuar për katër persona në Gjykatën Themelore Berovë, si dhe për një gjykatës porotë në Gjykatën Themelore Strugë. Këshilli Gjyqësor zgjodhi pesë persona të ri si gjykatës porotë në Gjykatën Themelore Berovë.