Informacione të përgjithshme (kompetencat dhe histori)
ActionsInformacione të përgjithshme (kompetencat dhe histori)
Jurisdiksioni i Gjykatës
Gjykata administrative , me qëllim të sigurimit të mbrojtjes gjyqësore të së drejtave dhe interesave juridike të personave fizik dhe juridik , si dhe me qëllim të sigurimit të ligjshmërisë në konteste administrative vendos për ligjshmërinë e akteve të organve të administratës shtetrore , si Qeverisë , Komunave , qytetit të Shkupit dhe organeve të tjera shtetrore , organizatave të themeluara me ligj si dhe personave juridik dhe të tjerëve në ushtrimin e autorizimeve publike (bartësve të autorizimeve publike ) , kur vendosin për të drejtat dhe detyrimet në çështjetë administrative të veçanta (individuale) si dhe për kriteret e miratuara në procedurë kundëvajtëse.
Gjykata Administrative është kompetente për të vendosur
-Mbi ligjshmërinë e akteve të veçanta (individuale) të miratuara në procedurën e zgjedhjeve dhe mbi aktet individuale për zgjedhje , emërimin dhe shkarkimin e bartësve të funksioneve publike , nëse është përcaktuar me ligj si dhe aktet për emërimin , emërimin dhe shkarkimin e nëpunës administrativë udhëheqës nëse me ligj nuk është përcaktuar ndryshe.
--Mbi ligjshmërinë e akteve të organeve të administratës shtetrore , Qeverisë si dhe bartësve të autorizimeve publike, të miratuara në formë të rregullave , nëse të njejtat i rregullojnë marrëdhëniet individuale (të veçanta).
-Mbi kontestet që rrjedhin nga zbatimi dhe ekzekutimi i dispozitave të kontratave me koncesion , kontratat e prokurimeve publike me interes publik , si dhe për cdo kontratë në të cilën njëra prej palëve është organ shtetror , organizatë me autorizime publike,ndërmarje pubike , komunat dhe qyteti i Shkupit apo ndonjë organ tjetër që ushtron autorizimeve publike , duke realizuar interesin publik ose për kryerjen e ndonjë shërbimi tjetër publik (kontrata administrative).
- Kundër akteve të veçanta të organve të administratës shtetrore , Qeverisë , komunave , qytetit të Shkupit , organeve të tjera shtetore , organizatave të themeluara me ligji si dhe personave juridik dhe të tjerëve që kryejn autorizime publike (bartësit e autorizimeve publike ) , kur për zgjidhje në shkallë të dytë kundër një akti të tillë , nuk sigurohet asnjë mbrojtje tjetër ligjore dhe
- vendos për ndeshje të kompetencave ndërmjet autoriteteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut , ndërmjet komunave dhe qytetit të Shkupit , në mes komunave të qytetit të Shkupit dhe kontesteve që lindin për ndeshje kompetencash ndërmjet komunave dhe qytetit të Shkupit si dhe bartësve të autorizimeve publike , kur kjo gjë është parashikuar me ligj ,për deri sa me Kushtetutë ose ligje nuk parashifet mbrojtje tjeter gjyqësore.
- Me qëllim të kryerjës së veprimtarisë brenda fushëveprimit të saj, Gjykata Administrative shfrytëzon dy kate të ndërtesës në rrugën Orce Nikollov , pa numër në Shkup.