NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Risi  |  13 Nën 2025
Takim më misionin vëzhgues të OSBE-së/ODIHR

 

NJOFTIM PËR OPINIONIN

 

Takim më misionin vëzhgues të OSBE-së/ODIHR

Kryetari I Gjykatës administrative m-r Burim Sejdini, realizoi takim pune në hapësirat e Gjykatës administrative, me përfaqësuesin e misionit vëzhgues të OSBE-së/ ODIHR, z.Radivoje Gjrujiq-analist juridik, lidhur më parashtresat, ankesat dhe paditë që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor.

Në takim u prezentuan konkluzionet nga pikëpamjet lidhur me procesin e administrimit të drejtë të procesit zgjedhor, konform Raportit të përgatitur nga Opservatoriumi për vëzhgim të zgjedhjev pranë OSBE-së, që ka të bëjë me rrjedhën e procesit zgjedhor dhe përmban mendim pozitiv për punën e Gjykatës.

Në fakt, raporti shkruan që Gjykata administrative ka vepruar në mënyrë thelbësore, efektive dhe në kohë lidhur me lëndët e formuara pas padive të parashtruara kundrejt vendimeve të Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve, duke vepruar në bazë të akteve ligjore. Përgjatë shqyrtimit të lëndëve, Gjykata ka mundësuar proces të drejtë dhe transparent si dhe ka sjellë vendime të arsyetuara brenda afatev të parapara ligjore.

Të dy palët shprehën kënaqësi nga mënyra e këtillë e veprimit, gjë që padyshim kontribon kah rritja e besimit në procesin zgjedhor dhe avansim të drejtësisë zgjedhore në përgjithësi.

 

Kryetar i Gjykatës Administrative
                                                                                       m-r Burim Sejdini

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_