NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK
NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK
Gjykata Administrative e njofton opinionin publik se më datë 25.10.2025, në ora 20:14, pas paraqitjes së padisë nga Partia Politike Unioni i Romëve – Shkup, për zgjedhjet lokale 2025, e përfaqësuar nga Fatima Osmanovska nga Shkupi, përmes përfaqësuesit të autorizuar Srgjan Amet nga Shkupi, kundër Vendimit nr. 11-3090/2 të datës 25.10.2025, Vendimit nr. 11-3091/2 të datës 25.10.2025 dhe Vendimit nr. 11-3092/2 të datës 25.10.2025 të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, pas kryerjes së ndarjes zyrtare për secilin akt administrativ në mënyrë të veçantë, janë formuar lëndët me numrat referent URP.nr.89/25, URP.nr.90/25 dhe URP.nr.91/25.
Gjykata Administrative po ndërmerr të gjitha veprimet procedurale në përputhje me ligjin, me qëllim që për të njëjtat të vendoset brenda afateve të përcaktuara ligjore.
Kryetar i Gjykatës Administrative
m-r Burim Sejdini