Deklaratë për media e kryetarit të Gjykatës administrative Burim Sejdini [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Deklaratë për media e kryetarit të Gjykatës administrative Burim Sejdini

Новости  |  11.7.2023
Deklaratë për media e kryetarit të Gjukatës administrative Burim Sejdini

                                                                                               

            РЕПУБЛИКА СЕВЕРНА МАКЕДОНИЈА                    REPUBLIKA E MAQEDONISË SE VERIUT

                          УПРАВЕН СУД                                                              GJYKATA ADMINISTRATIVE

                              СКОПЈЕ                                                                               SHKUP

                                                          

Të nderuar,

            Me respekt të detyruar ndaj interesit publik, opinionit, Ju gazetarë dhe transparencës së Gjykatës Administrative, sot vendosa ti përgjigjem spekulimeve dhe të pavërtetave të shpërndara në publik edhe pse për “denoncime” të këtilla paraprake nuk e shihja të arsyeshme të jap koment ose çfarë do qoftë prononcim timin. Megjithatë mendoj se për shkak të nevojës për forcimin e pavarsisë institucionale besimit në gjyqësi, në periudhën kur e njëjta dukshëm është çrregulluar, si dhe mënjanimin e ndikimeve ndaj gjyqësisë së pavarur, vendosa sot personalisht ta jap këtë deklaratë sepse konsideroj se këto vlera janë të rëndësishme për qasjen e shtetin tonë ndaj Unionit Evropian dhe e gjithë kjo në përputhshmëri me opinionet e paraqitura publike të miqëve ndërkombëtarë të Republikës së Maqedonsë së Veriut.

            Është tejet interesante se po qarkullojnë informata të paverifikuara në opinion lidhur me kallëzime penale “anonime” nga të punësuar në Gjykatën administrative kundrejt Burim Sejdinit, si kryetar I Gjykates administrative. Ne fakt anonimiteti i kallezimeve penale nuk korespondon me rrethanat se te njejtat jane te parashtruara nga te punesuarit ne gjyq, ndaj dhe  kjo padyshim shpie drejt faktit se krahas përpjekjes për diskreditimin tim personal po bëhet përpjekje edhe për çrregullimin e kapacitetit dhe integritetit institucional të gjyqit të ndërtuar me mund të madh gjatë viteve të shkuara.

            Me plot përgjegjësi pretendoj se në Gjykatën administrative nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë shpërndarje manuale të lëndëve gjyqësore, përderisa unë udhëheq me këtë gjykatë, gjë që i hedh poshtë të thënat në lajm. Evidente është që shpërndarja është bërë dhe do të bëhet vetëm përmes sistemit AKMIS dhe në përputhshmëri me rregulloren e gjykatës i cili e rregullon mënyrën e shpërndarjes së lëndëve, dhe gjithçka tjetër e thënë është spekulim të cilat me indinjatë i hedh poshtë.

            Spekulimet dhe përpjekjet për ta nxirë reputacionin e gjykatës dhe atë timin personal si dhe integritetin tim përmes manipulimit të publikut me situata të supozuara, për të cilat çdo kush që ka hyrë në gjykatë është i vetëdijshëm që një kryetar gjyqi nuk mund të vjetërsojë lëndë, në veçanti për faktin që në procedurat gjyqësore që zhvillohen para Gjykatës Administrative nuk është e mundur të vjetërsohen lëndë nga fusha e tatimeve dhe doganava për faktin që afatet ligjore të paraparë me aktet përkatëse kanë të bëjnë vetëm me vendimprurjen para organeve administrative, që do të thotë gjyqi ka kompetenca të konstatojë vjetërsinë atëherë kur e njejta ndodh para organeve kompetente. Që do të thotë, as unë si kryetar gjyqi, as edhe sistemi elektronik nuk disponon me të dhëna që kanë të bëjnë me faktin se kur një lëndë nga fusha e tatimeve dhe doganës do të llogaritet si e vjetërsuar, në mënyrë që të krijojë hapësirë manipulimi nga ana ime ose e cilit do tjetër.

            Spekulimet për gjoja dëm të shkaktuar në vlerë prej miliona eurove te theksuara ne parashtresen penale, ku thuhet se janë të konstatuara, citoj “ nga ana e policisë financiare dhe të Komisionit shtetëror për ndalim të korrupcionit”, lejoj ti vlerësojë publiku dhe në ndërgjegjen e atyre që e përgadisin këtë cirk. Kjo për faktin që ne kuader te Gjykates administrative si institucion serioz do të vazhdojmë të punojmë të gjithë së bashku, unë, gjykatësit, bashkepunëtorët profesional si dhe nëpunësit tekniko-administrativ në mënyrë të ndërgjegjshme, transparente, me përkushtim dhe vetëm në suaza të ligjit, duke i anashkaluar dhe kufizuar interesat personale të individeve, grupeve dhe politikës ditore.

            Edhe përkundër faktit që diskursi publik disponon me spekulime nga më të ndryshmet, vlerësoj ndaj dhe vendosa personalisht të nxjerr para jush i nderuar publik dhe gazetar, të vërtetën.

            Nëse ky llogaritet proces i përforcimit të kapaciteteve në shtetin tonë, do ta tejkalojmë edhe këtë dhe gjithçka tjetër që ka karakter të spekulimit dhe të pavërtetave, e gjitë kjo në interes të qytetarëve dhe shtetit tonë.

 

Kryetari I Gjykatës administrative

                                                   m-r Burim Sejdini

           

   


Пребарување одлуки

Суд
Број на предмет
Датум
_